Dashi – Sot do filloni të mendoni seriozisht për të ardhmen tuaj në çift ju të dashuruarit dhe do merrni edhe vendime. Partneri do ju thotë disa fjalë që do ju mbushin me optimizëm. Beqarët duhet të mendohen disa herë para se të pranojnë apo jo dikë. Në planin financiar nuk do keni shumë fat dhe në disa momente mund të gjendeni në situata delikate. Sido që të jeëe nuk duhet ta lëshoni veten.
Binjakët – Venusi do ju nxitë t’i shprehni edhe më shumë ndjenjat gjatë kësaj dite. Kjo do ju afrojë akoma më tepër me atë që keni në krah. Beqarët nuk do lënë vend pa e kërkuar dashurinë dhe ne fund te ditës mund të kenë një takim mbresëlënës. Nuk duhet ta humbasin atë për asnjë arsye. Buxheti nuk do jetë i keq. Përfitoni nga kjo për të bërë edhe disa investime më tepër.
Luani – Do dashuroheni akoma me më shume pasion sot ju të dashuruarit dhe do ndiheni si asnjëherë më parë. Çdo çast ka për të qenë i jashtëzakonshëm dhe të gjithë do ju kenë zili. Beqarët nuk duhet të fiksohen pas parave të dikujt sepse mund të zhgënjehen dhe mund të lëndohen. Në planin financiar duhet të merrni masa sa më shpejt sepse në të kundërt do keni probleme serioze.
Virgjëresha – Jeta juaj në çift do jetë e mbushur me trazira sot. Herë pas here mund të keni edhe debate të zjarrta për gjëra nga më elementaret. Beqarët nuk do i mendojnë me kujdes gjërat dhe do bëjnë disa gabime të pafalshme. Te gjitha këto do lënë pasoja edhe në të ardhmen. Financat do arrini t’i mbani gjithë kohës nën kontroll dhe do i lini për më vone shpenzimet që keni menduar.
Peshorja – Edhe pse gjerat do ecin mire ne jetën tuaj ne çift sot, serish nuk do ndiheni plotësisht te sigurte nëse doni apo jo ta kaloni gjithë jetën me atë qe keni ne krah. Kjo do ju pengoje t’i shprehni ndjenjat siç i ndjeni. Beqaret me ne fund do realizojnë takimin e tyre te ëndrrave. Ne planin financiar duhet te tregoheni akoma me te duruar ne mënyrë qe te arrini ku doni.
Akrepi – Te dashuruarit do duan gjera te ekzagjeruara te cilat partneri nuk do mundet dot t’ua plotësojë. Për këtë arsye do jene gjithë kohës te mërzitur. Beqaret do kenë sukses ne dashuri dhe gjerat do ju marrin drejtimin e duhur. Do ndihen te plotësuar qe sot e tutje. Gjendja financiare do ketë goxha tronditje për shkak te shpenzimeve te pamatura qe do kryeni gjithë kohës.
Shigjetari – Do keni gjate gjithë kohës debatet te ashpra me partnerin tuaj sot dhe për asnjë çast nuk do i pranoni gabimet e bëra. Secili do këmbëngule te dale e veta. Beqaret nuk duhet te dëshpërohen edhe sikur te mos e gjejnë princin e tyre te kaltër sepse miqtë nuk do i lënë asnjë çast vetëm. Venusi do ua mbroje ne çdo moment financat dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
Bricjapi – Dite mjaft pozitive do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Me mirëkuptim dhe tolerance do arrini t’i zgjidhni edhe disa probleme te vogla te se shkuarës. Beqaret do e kenë me te lehte nga sa e kishin menduar për te gjetur dashurinë. Ne planin FInanciar mos ndërmerrni asnjë lloj rreziku sepse do ju duhen para për me vone. Hua mos jepni ne asnjë mënyrë.
Ujori – Ne jetën tuaj ne çift nuk do ndodhe asgjë e jashtëzakonshme sot. Merrini gjerat si t’ia vijnë pa kërkuar asgjë me ngulm. Beqaret nuk do kenë një dite me fat ne dashuri, kështu qe sado qe te lodhen nuk do munden dot qe ta ndryshojnë statusin e tyre. Po priten edhe pak dite do dalin te fituar. Ne planin financiar do vendosni rregull dhe situata do fillojë te përmirësohet ndjeshëm.
Peshqit – Sot do e thelloni akoma me shume bashkëpunimin ne çift ju te dashuruarit dhe do ndiheni mire here me mire nga me pare. Beqaret do jene me te shoqërueshëm dhe ka gjase te gjejnë një person qe do ju përshtatet ne çdo pike. Kjo do i gëzojë pamase. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj. Do keni mjaftueshëm para për te hequr mënjanë dhe për te shpenzuar.