Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi 6 maj

06/05/2016
in Horoskopi
Reading Time: 2 mins read
A A
Horoskopi 6 maj

Dashi





Mos u ndieni inferiorë ndaj rivales suaj në dashuri. Vini menjëherë në zbatim çdo lloj “arti” që ju karakterizon për të fituar luftën tuaj. Sot do të pranoni të gjitha ftesat që do t’ju bëjnë.

Demi


Mos ua vini re thashethemexhinjve sot. Dikush që ju qëndron pranë dhe ju do shumë mund të jetë lënduar nga një sjellje e juaj. Përpiquni të jeni të sinqertë dhe jo kontradiktorë.

Binjakët

Sot do t’ju ndodhë të mendoni vazhdimisht për një person që nuk e shihni prej kohësh dhe që papritur do të rishfaqet sërish në jetën tuaj. Mos i dëgjoni gojët e liga, ato vetëm shpifin.

Gaforrja

Sot dikush do t’ju “hapë sytë” për disa gjëra që ju i mendonit se ishin ndryshe. Në dashuri do të merrni propozime të reja dhe mjaft interesante. Por ama mos bini pre e aventurave.

Luani

Në mëngjes do të zgjoheni me humor të mirë. Por pasditja nuk do të jetë edhe aq ekzaltuese, sepse do të mendoni shumë për një çështje ekonomike, të cilën nuk e keni zgjidhur plotësisht.

Virgjëresha

“Fshihuni” në një vend të qetë. Çdo lloj problemi në dashuri do të jetë i zgjidhshëm: mjafton ta shihni nga ana e drejtë. Kujdes sot duhet të bëni me portofolin.

Peshorja

Mos i hidhni tej rastet e mira që do t’ju paraqiten sot. Mos u nxitoni në marrjen e vendimeve. E vetmja gjë që duhet të vlerësoni është zgjuarsia për të analizuar me vëmendje.

Akrepi

Do të jenë vendime të mira ato që do të merrni sot. Një shoqe e vjetër do t’ju japë këshilla vërtet të vlefshme. Një dëshirë do t’ju realizohet shumë shpejt. Do të keni intuitë të fortë.

Shigjetari

Sot do të përballeni me disa prova, të cilat duhet t’i kapërceni domosdoshmërish. Mos i lini rastet e arta t’ju ikin nga duart, sepse ato mund t’ju zgjidhin një problem që e vuani prej kohësh.

Bricjapi

Sot, disa fjalë të miqve apo të kolegëve do t’ju prekin shumë. Gjithsesi mos krijoni armiqësi. Mos kini frikë për t’u përballur me partnerin tuaj për një argument që e mbani në zemër.

Ujori

Sot qëndroni sa më larg rasteve që mund t’ju krijojnë grindje apo diskutime të kota. Lërini jashtë zemrës suaj problemet familjare. Një mik mund të mos tregohet i sinqertë.

Peshqit

Veçanërisht sot bëni kujdes në kuzhinë. Mos u nxitoni dhe ruani qetësinë. Në dashuri mund të bëni ndonjë çmenduri, për të cilën më pas do të pendoheni shumë. Mos jini impulsivë.

Tags: Horoskopi 6 maj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Horoskopi i muajit mars 2026!
Horoskopi

Horoskopi i muajit mars 2026!

03/03/2026
Ka trokitur retrograda e Mërkurit, ndaj bëhuni gati për rikthime dhe zënka!
Horoskopi

Ka trokitur retrograda e Mërkurit, ndaj bëhuni gati për rikthime dhe zënka!

28/02/2026
Marsi qenka muaji i suksesit, ja cilat janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Marsi qenka muaji i suksesit, ja cilat janë shenjat më me fat!

24/02/2026
Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur!
Horoskopi

Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur!

04/02/2026
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!

21/01/2026
Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Next Post
Dedikimi i Rozit për Bleonën: Fama se ndryshoi në raport me miqtë

Dedikimi i Rozit për Bleonën: Fama se ndryshoi në raport me miqtë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera