Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen 15/01/2026
“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak! 15/01/2026
Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm! 15/01/2026
“Lëre të shijojë fëmijërinë”, Aulona i përgjigjet kritikëve për mënyrën si rrit të bijën 15/01/2026
Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja 15/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi 7 tetor

07/10/2016
in Horoskopi
Reading Time: 3 mins read
A A
Horoskopi 7 tetor

Dashi
Do ju vijnë lajmë interesante në lidhje me një mik të ngushtë. Do surprizoheni që ky person është bërë i pasur dhe ka arritur të ketë një pronë në një vend të huaj. Ju do jeni i lumtur për mikun tuaj, por nuk do jeni të paaftë ta frenoni xhelozinë tuaj.





Demi
Sot do vareni nga mendimi i të tjerëve. Gjatë ditës do vini në hije një nga kolegët tuaj të vjetër dhe do ndiqni këshillat e tij profesionale. Në mbrëmje do i dorëzoheni tërësisht personit tuaj të zemrës. Kënaqeni kur ndiheni si kukulla e të dashurit tuaj.

Binjakët
Do vini rregull në lidhjen tuaj sot. Do refuzoni dikë për të cilin nuk jeni e interesuar dhe që ju duket irritues. Ai do ju kërkojë të mos e bëni të madhe dhe në momentin që do bini dakord, do ju shpërthejë telefoni nga mesazhet dhe telefonatat.


Gaforrja
Është e rekomandueshme për gaforret që të përmbahen pa përjashtim në të gjitha sferat e jetës së tyre. Mos shpenzoni më shumë seç keni, limitojeni ushqimin dhe tekat që keni. Këshilla më e vlefshme për sot është të kontrolloni ato që thoni në prani të të tjerëve.

Luani
Sot do karakterizoheni nga mendjelehtësia. Pa u menduar gjatë do bini në kontakt me një person jo të njohur dhe më vonë do kuptoni se ai nuk interesohet për ju, por për të ardhurat dhe statusin tuaj social. Duhet të keni kujdes nga pajisjet elektronike dhe nuk duhet t’i përdorni pa instruksione.

Virgjëresha
Do hidhni dritë mbi një situatë të ndërlikuar. Do ju vijë ndihmë në këtë çështje nga një drejtim i papritur. Një person me të cilin keni një konflikt do ju afrohet dhe do ju ofrojë ndihmën e tij për të zgjidhur problemin. Në dëshpërim e sipër, do ju duhet të thoni po dhe do e falënderoni.

Peshorja
Sot do shpalosni nivelin tuaj të diturisë. Ju dhe disa kolegë do shkoni në një ngjarje të kompanisë, një konkurs ose kuic. Falë intelektit tuaj të formuar, skuadra juaj do dalë fitimtare. Do merrni një dhuratë simbolike dhe do ju lavdërojnë.

Akrepi
Nuk duhet t’i përkushtoheni planeve dhe mendimeve tuaja sot. Idetë që ju vijnë gjatë orëve të para të ditës mund të japin limitet e tyre. Nuk duhet t’ia ngrini shpresat të dashurve tuaj, derisa hamendësimet tuaja të marrin një formë konkrete. Në mbrëmje këshillohet të mos i analizoni gjërat dhe të mos ankoheni.

Shigjetari
Sot do kërkoni një mirë-bërës të fuqishëm. Ky person do ju premtojë që do keni rritje në karrierë. Nuk do jepni 100% në punën tuaj dhe do mendoni se ajo nuk varet nga ju. Në qoftë nuk ndodh një mrekulli, karriera juaj nuk do përparojë kurrë. Më vonë s’do e kuptoni se mirë-bërësi juaj nuk do ju ndihmojë kurrë.

Bricjapi
Është e këshillueshme që në ditën e sotme t’i lini gjërat të rrjedhin vetë. Fati vetë, do e vendosë çfarë është e rëndësishme për ju dhe çfarë jo. Do ishte e preferueshme ta kaloni me qetësi dhe gjithçka do ketë një rezultat pozitiv. Mos u frikësoni nëse në një pikë gjërat bëhen të çuditshme ose të jashtëzakonshme. Jini të duruar dhe do e kuptoni se gjithçka është për të mirën tuaj.

Ujori
Sot do përpiqeni të kuptoni një sekret të caktuar intim. Nuk do ju ndalojë fakti se po futeni në hapësirën personale të dikujt. Kur ta zbuloni këtë sekret nuk do mund të jeni më kurrë të qetë. Ky informacion nuk do ju lërë ta vazhdoni jetën normalisht dhe do filloni të fajësoni veten që nxitët kuriozitetin tuaj.

Peshqit
Sot do shmangni komunikimin me një person të vështirë e tiran. Do lodheni duke qenë një kukull në duart e tij dhe do i thoni gjithë ankesat që keni. Pasi të keni dëgjuar justifikimet e tij, do shpëtoni nga viktimizimi i sharmit të tij./tvklan.al

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
Next Post
A është i rrezikshëm botox-i?

A është i rrezikshëm botox-i?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera