Dashi
Sot mos i besoni fjalëve të njerëzve madje as atyre të partnerit, sepse ato do të jenë veçse gënjeshtra.
Demi
Shmangni skenat e xhelozisë dhe mbështetuni në besim. Në fund do ta kuptoni se keni bërë gjënë e duhur.
Binjakët
Jepuni më shumë hapësirë të tjerëve. Do të njihni persona të rinj, madje shumë simpatikë.
Gaforrja
Beqarët do të kenë mundësi të mira për të bërë njohje të reja. Të tjerët duhet të kënaqen me rutinën e përditshme.
Luani
Në aspektin e dashurisë nuk do të jetë ditë e mirë për të marrë ato ç’ka prisni. Kujdesuni për shëndetin tuaj.
Virgjëresha
Mbështetuni te ndonjë mik i besuar, është momenti ti ndani me dikë pasiguritë tuaja.
Peshorja
Mërkuri do t’ju falë sot një komunikim shumë të mirë me njerëzit përreth.Mos e humbni kohë kot dhe bëni durim gjatë gjithë ditës për ndonjë të papritur.
Akrepi
Do të kënaqeni me një surprizë të vogël. Një këshillë për ju, merruni më tepër me punët e shtëpisë.
Shigjetari
Në dashuri do të rivlerësoni gjithçka që ju ka ndodhur. Do të kuptoni se keni bërë gabime të mëdha.
Bricjapi
Do të keni mundësi të stabilizoni marrëdhënien në çift duke gjetur një rrugë të mirë komunikimi me partnerin tuaj.
Ujori
Do të kaloni një periudhë vuajtjesh dhe dhimbjesh. Beqarët do të mjaftohen me shoqërinë.
Peshqit
Do t’ju lindin shpresa të reja për takime interesante. Beqarët do të kalojnë një periudhë stresuese.