Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
U përjashtua nga BBV, Greta: Kërkoj falje, por… 16/03/2026
Oscars 2026/ Lista e plotë e fituesve! 16/03/2026
“One Battle After Another”, triumfon Oscars 2026, fiton 6 çmime! 16/03/2026
Durrësi në qendër të modës, Marina Vjollca hap dyqanin e ri të Elisabetta Franchi-t! 15/03/2026
Është zyrtare, princ Leka dhe Blerta Celibashi janë tashmë burrë dhe grua! 15/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi i datës 3 shtator 2016

03/09/2016
in Horoskopi
Reading Time: 2 mins read
A A
Horoskopi i datës 3 shtator 2016

DASHI





Njerëzit që ju rrethojnë ka të ngjarë që të mos tregohen shumë dashamirës ndaj gjendjes suaj emocionale. Duke u ankuar, vetëm sa do ti përkeqësoni gjërat.

DEMI


Sot do t’ju lindë nevoja që të hyni në veprim të menjëhershëm. Një sjellje pak më agresive sesa zakonisht është pikërisht ajo që ju nevojitet që të bëni.

BINJAKET

Bëni kujdes për çështjet e dashurisë. Natyra juaj ju bën shumë melankolik në këtë ditë duke nxjerrë në pah edhe dobësitë tuaja.

GAFORRJA

Duhet të ketë më shumë njerëz si ju në pozita pushteti. Aspekti planetar ju jep besimin e nevojshëm dhe forcën fizike për të rritur aftësitë tuaja.

LUANI

Sot mund të përballeni me disa pengesa përgjatë rrugës. Tregoni vigjilencë në çdo moment. Lufta mund të shpërthejë nëse nuk tregoni kujdes. Përpiquni të ruani qetësinë.

VIRGJERESHA

Emocionalisht, gjërat mund të tensionohen përreth jush. Mendjemadhësia jo gjithmonë është një virtyt negativ. Ndonjëherë mbani një qëndrim më altruist.

PESHORJA

Do të jetë një ditë përgjithësisht e qetë. Mos u mundoni të merrni përsipër edhe punë që nuk ju përkasin. Në aspektin afektiv do të ndiheni të plotësuar në krah të partnerit tuaj.

AKREPI

Mos ndaloni deri sa të arrini suksesin që kërkoni. Mos lejoni që pasiguritë e të tjerëve të bëhen tuajat. Kini besim te aftësitë tuaja dhe te mënyra sesi silleni me të tjerët.

SHIGJETARI

Tani është momenti perfekt për ti shprehur diçka një personi, gjë të cilën keni dashur ta shprehni prej kohësh. Duke e mbajtur brenda vetëm sa do ti bëni keq vetes.

BRICJAPI

Keni një vullnet shumë të fortë dhe nuk keni frikë që ta nxirrni në pah atë. Ndihuni i lirë për ti kënaqur të tjerët me ngazëllimin që keni brenda jush.

UJORI

Sot mund të merrni emocione shumë pozitive nga një person i cili duket se ka një admirim të veçantë për ju. Reagoni pozitivisht duke mos i kursyer buzëqeshjet në këtë ditë të lumtur për ju.

PESHQIT

Sot do të keni shumë energji në dispozicion madje nuk do ta kurseni ndihmën për të tjerët. Mos i fshihni karakteristikat tuaja pozitive të cilat janë shumë të mëdha.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Horoskopi javor: ja cilat janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Horoskopi javor: ja cilat janë shenjat më me fat!

09/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026!
Horoskopi

Horoskopi i muajit mars 2026!

03/03/2026
Ka trokitur retrograda e Mërkurit, ndaj bëhuni gati për rikthime dhe zënka!
Horoskopi

Ka trokitur retrograda e Mërkurit, ndaj bëhuni gati për rikthime dhe zënka!

28/02/2026
Marsi qenka muaji i suksesit, ja cilat janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Marsi qenka muaji i suksesit, ja cilat janë shenjat më me fat!

24/02/2026
Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur!
Horoskopi

Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur!

04/02/2026
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!

21/01/2026
Next Post
FOTO/ Angela Martini pa të brendshme, tërbon të dashurin

FOTO/ Angela Martini pa të brendshme, tërbon të dashurin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera