Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot! 04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi i datës 8 gusht 2017

08/08/2017
in Horoskopi
Reading Time: 3 mins read
A A
Horoskopi i datës 8 gusht 2017

DASHI
Do të jetë një ditë magjike për ju që i përkisni kësaj shenje në qoftë se do të arrini të largoni nga mendja mendime negative. Me kalimin e Hënës tek shenja e Shigjetarit, është momenti i duhur për t’iu kushtuar personave më të dashur për ju.
DEMI
Përqendrohuni më shumë tek projektet që do të realizoni në të ardhmen. Gjithashtu, kjo është një ditë e favorshme për sa i përket bizneseve të ndryshme. Gjallëroni më shumë marrëdhënien në çift, kohët e fundit paksa e distancuar si shkak i disa mosmarrëveshjeve që keni pasur.





BINJAKËT
Vështirësitë që do të hasni sot do t’i kaloni me lehtësi: mjafton të mos i dramatizoni situatat si dhe të dini si të kontrolloni disa të papritura që vijnë si pasojë e kalimit aspak të favorshëm të Hënës me shenjën tuaj. Dëgjoni me vëmendje këshillat e partnerit dhe personave më të afërt për ju.

GAFORRJA
Edhe pse sot energjitë tuaja nuk janë në nivelin e duhur, do të ndjeheni luftarak e mjaft dinamik. Në dashuri tashmë nuk ju mungon asgjë. Në punë, më me fat janë ata që punojnë në vartësi të dikujt.


LUANI
Ditë e shkëlqyer për të marrë rezultatet e disa iniciativave profesionale që i keni filluar gjatë javës që shkoi. Hëna në një aspekt të shkëlqyer me shenjën tuaj ju dhuron momente të bukura edhe në sektorin e ndjenjave.

VIRGJËRESHA
Mos u kushtëzoni nga Hëna negative dhe gjykimi i nxituar i familjarëve tuaj, të vendosur për të penguar një projekt mjaft ambicioz që keni në mendje. Sektori i ndjenjave paraqitet mjaft mirë.

PESHORJA
Nuk ju mungon shpirti i iniciativës dhe dëshira për të bërë figurë të mirë para të tjerëve. Kjo ju nxit të punoni sa më shumë për të arritur rezultate të shkëlqyera, që së shpejti nuk do të mungojnë.

AKREPI
Çështjet ekonomike do të jenë në qendër të vëmendjes tuaj. Më në fund do të gjeni zgjidhjen për disa probleme që ju shqetësonin, si dhe në të njëjtën kohë do të gjeni rrugë të reja për të rritur të ardhurat tuaja.

SHIGJETARI
Në krahasim me ditët e shkuara, atmosfera sot do të përmirësohet dukshëm dhe kjo do ju ndihmojë të merrni iniciativa të reja. Edhe për sa i përket sektorit ekonomik do të ndjeheni më të qetë: sidomos në qoftë se ishit në pritje të një shume parash.

BRICJAPI
Mos e ekzagjeroni me pretendimet tuaja, sepse një entuziazëm i tepruar mund t’ju sjellë shumë zhgënjime në fund. Mundohuni të sistemoni disa çështje familjare të lëna pezull dhe organizoni një mbrëmje të veçantë për ju dhe njeriun e zemrës.

UJORI
Kjo ditë do ju falë shumë kënaqësi. Do të jeni të rrethuar nga miqtë tuaj më të sinqertë, me të cilët mund të organizoni diçka të veçantë në mbrëmje. Nuk përjashtohen suksese në jetën sociale.

PESHQIT
Lodhja, nervozizmi dhe disa të papritura nuk do ju lejojnë të përqendroheni tek puna siç dëshironi, të vlerësoni më mirë anët pozitive të partnerit si dhe t’i kushtoni më shumë kohë argëtimit dhe mirëqenies tuaj. Mundohuni të jeni sa më të qetë, sepse që nesër gjërat do të ndryshojnë.
Panorama

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Horoskopi i muajit mars 2026!
Horoskopi

Horoskopi i muajit mars 2026!

03/03/2026
Ka trokitur retrograda e Mërkurit, ndaj bëhuni gati për rikthime dhe zënka!
Horoskopi

Ka trokitur retrograda e Mërkurit, ndaj bëhuni gati për rikthime dhe zënka!

28/02/2026
Marsi qenka muaji i suksesit, ja cilat janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Marsi qenka muaji i suksesit, ja cilat janë shenjat më me fat!

24/02/2026
Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur!
Horoskopi

Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur!

04/02/2026
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!

21/01/2026
Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Next Post
Dyshja e famshme e showbiz-it shqiptar konfirmon lidhjen: fotoja e parë së bashku

Dyshja e famshme e showbiz-it shqiptar konfirmon lidhjen: fotoja e parë së bashku








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera