Ky muaj do të jetë muaji i rekuperimit për Dashin, të cilët do të jenë të impenjuar në shumë projekte. Javët në vijim i gjejnë të lindurit në shenjën e Demit duke marrë garanci të reja në punë dhe rigjenerim në dashuri. Disa ndryshime pozitive priten në sferën profesionale për Binjakët, ndërsa dashuria do të jetë pasionante. Gaforret kanë nevojë për pushim, pasi ky muaj sjell akoma tensione dhe vështirësi për t’u kaluar. Horoskopi i muajit këshillon për Luanin që do të duhet të impenjohet dhe të shfrytëzojë rastet e mira që nuk do mungojnë.
Në maj Mërkuri nis një tranzit pozitiv për Virgjëreshën, duke favorizuar sidomos sferën profesionale. Peshoret do të jetojnë ditë pak të trazuara por në muajt në vazhdim do të kenë mundësi t’i thonë lamtumirë shumë dyshimeve. Akrepët duhet të shtrëngojnë dhëmbët deri në verë, ku edhe do të nisë një fazë e re ringritjeje.
Yjet janë në pozicion të favorshëm për Shigjetarin, që do të kenë takime pozitive dhe me fat. Horoskopi i muajit maj 2017 parashikon ende tension për Bricjapin, që për momentin nuk do të mund të kthejnë faqe siç do të dëshironin, shkruan “revistawho.com”. Për Ujorët do të ketë javë rekuperimi që do t’i bëjnë të harrojnë problemet dhe sikletet e të shkuarës. Për Peshqit do të ketë ditë stresuese, ndaj ju leverdis më mirë të ulni pak ritmin.
DASHI
Qielli i majit është definitivisht shumë i favorshëm. Të lindurit në këtë shenjë janë duke fituar terren. Saturni në pozicion të favorshëm ndihmon të ndiheni edhe më mirë. Si në dashuri ashtu edhe në punë, yjet janë në anën tuaj. Në punë shtohen mundësitë për marrëveshje të reja, me Jupiterin dhe Marsin shumë pozitivë. Në dashuri, një tranzit i fortë i Venusit do t’iu bëjë veçanërisht aktivë. Rriten shanset për tërheqje të reja, kujdes me tradhëtitë.
DEMI
Sipas horoskopit të muajit, maji është një nga të preferuarit tuaj jo vetëm sepse pranvera ju sjell në një qëndrim avantazhues. Por edhe sepse maji i vitit 2017 rezulton të jetë muaji i forcës dhe kurajës që do t’iu udhëheqin. Në punë po arrini garanci të rëndësishme që do t’iu avantazhojnë në pjesën e dytë të vitit. Me Mërkurin që hyn në shenjë, edhe në dashuri priten raste të mira.
BINJAKET
Për horoskopin e muajit më në fund do të ketë mundësi të mira tek të lindurit e kësaj shenje. Marsi është në pozicion të shkëlqyer dhe nga data 20 do të jeni të favorizuar me hyrjen e Diellit në shenjën tuaj. Në punë duhet të bëni akoma durim. Disa shkurtime do t’iu sjellin benefite, shkruan “revistawho.com”. Në dashuri, beqarët dhe të divorcuarit do të rigjejnë dëshirën për t’u hedhur në lojë me vitalitetin e madh që ju karakterizon në jetën tuaj sentimentale.
GAFORRJA
Duhet ende durim. Periudha e vështirë që ka karakterizuar muajt e parë të vitit nuk ka kaluar akoma. Venusi në pozicion jo të favorshëm vendos në provë të vështirë durimin tuaj. Në dashuri do të vijnë sqarime të rëndësishme, mbi të gjitha për ata që janë të pavendosur midis dy historive. Ciftet në krizë duhet të përpiqen të ecin përpara, pa ngecur tek gabimet e të shkuarës.
LUANI
Në punë, ndikimi i Mërkurit ju bën që të jeni të kujdesshëm me menaxhimin e parave. Jeni në ankth sepse keni shumë gjëra për të bërë. Ndonëse ky është një moment shumë intensiv, në të cilin ndjeni se do të kthehet faqe, nuk duhet të bëni gabim që të shpërqendroheni. Mund të shkatërroni përpjekjet që keni bërë deri tani. Disa marrëveshje duhet të mbyllen me dinakëri dhe vëmendje të madhe nga ana juaj. Në dashuri mund të ketë pakëz apati për ata që janë zhgënjyer. Në përgjithësi pozicioni i mirë i Venusit ju dhuron emocione të bukura.
VIRGJERESHA
Po vijnë konfirmime të mira dhe mundësi që do të shfaqen në maj. Këto do të sjellin benefite edhe në pjesën e dytë të vitit. Mos e nënvlerësoni mundësinë për të mbyllur marrëveshje. Në punë do të keni rezultate më të mira midis qershorit dhe korrikut, por tani duhet të përgatiteni për ta vënë veten në gatishmërinë që duhet. Në dashuri, ata që kanë përjetuar zhgënjimin, tani kanë frikë të hidhen sërish në lojë. Edhe shqetësimet e punës e largojnë vëmendjen tuaj nga jeta dashurore.
PESHORJA
Muaj do të fillojë i lodhshëm. Nuk do të jetë e lehtë për ju të mbani gjithçka nën kontroll. Në fakt, javët në vijim do të rezultojnë shumë impenjative. Nuk do të gjeni dot kohë për t’u shlodhur apo për t’u ulur të reflektoni për ato që po bëni. Po planetet do t’iu ndihmojnë të gjeni zgjidhjet më të mira. Në dashuri më në fund do të ketë të reja interesante që do t’iu japin mundësi të jetoni në mënyrë më intensive marrëdhëniet tuaja.
AKREPI
Edhe ky muaj do të sjellë ditë të sikletshme. Ka tensione dhe konflikte që duhen zgjidhur. Në përgjithësi pjesa e parë e majit do të jetë e rëndë. Në punë duhet të përpiqeni më shumë që të keni rezultate. Duhet të bëni sakrifica për ta mbajtur atë që keni.
SHIGJETARI
Java e parë e muajit do të jetë shumë pozitive dhe maji në përgjithësi do të rezultojë shumë interesant. Pozicioni pozitiv i Venusit do t’iu ndihmojë në punë, duke zbutur tensionet e duke favorizuar iniciativat e ndryshimet. Në dashuri keni një qiell pozitiv që favorizon rizgjimin e jetës sentimentale. Kush dëshiron prej kohësh të hidhet në lojë, tani nuk ka më justifikime.
BRICJAPI
Pjesa e parë e muajit duket të jetë ende e mbushur me polemikat që kanë nisur në prill. Të shkosh përpara nuk është e lehtë, sidomos nëse pret vetëm nga forcat e tua. Por disa ndryshime do të jenë të paevitueshme, ndonëse për momentin ju duket sikur s’ka asnjë të re për javët që po vijnë. Tensionet në punë do të ndikojnë negativisht në dashuri. Duhet të bëni kujdes me sjelljen në jetën sentimentale.
UJORI
Të gjitha tensionet dhe vështirësitë që kishit në fillim të prillit, do të zgjidhen papritur. Ky është muaji i forcës dhe i ringritjes së madhe, në të cilin më në fund do të filloni të ndiheni sërish mirë. Lerëni mënjanë stresin e punës. Dëshira për të marrë iniciativa të reja është e fortë. Në dashuri mund të ketë një rikthim me historinë që siç duket s’paska mbaruar.
PESHQIT
Ky muaj do të ketë ulje-ngritje për shkak të disa të papriturave e komplikimeve. Marsi nuk është në formën më të mirë ndaj duhet të përpiqeni të ruani qetësinë, edhe pse këtë muaj do të ndiheni veçanërisht të stresuar. Duhet të ulni ritmin e të merrni frymë. Në javët në vijim nuk është me leverdi të shpenzoni kohë dhe energji. Qershori do të jetë më i mirë në këtë aspekt. Kujdes edhe në dashuri, duhet të tregoni më shumë mirëkuptim./ revistawho.com