Në fillim të muajit nëse jeni duke kërkuar për dashuri, mund të takoni dikë në palestër apo edhe të filloni një romancë në zyrë. Aktivitetet tuaja të përditshme dhe rutina mund t’ju çojnë drejt dashurisë. Projektet po ecin pa probleme dhe ndoshta po ndiheni më të përmbushur në karrierën tuaj. Një mundësi befasuese mbërrin më 5 maj kur Dielli dhe Urani, takohen në qiell. Mund të merrni një lajm befasues nga partneri në jetë ose në biznes. Më 10 maj Mërkuri, shkon në prapavijë. Kjo është koha e përsosur për t’u përqëndruar në shëndetin tuaj mendor. Kërkoni ndihmën e një terapisti ose njeriu të besuar për t’ju ndihmuar të përpunoni frikën dhe dhimbjet e kaluara. Kur investoni në shëndetin tuaj mendor, aftësia juaj për të arritur qëllimet tuaja dhjetëfishohet. Ju jeni një nga shenjat më të guximshme dhe është koha për të harruar të kaluarën. Jupiteri, planeti i fatit dhe bollëkut, aktivizon pjesën e grafikut tuaj që rregullon shëndetin dhe rutinën e përditshme. Do jeni duke lulëzuar në punën tuaj të përditshme dhe mund të ndiheni të frymëzuar për të adoptuar zakone dhe praktika të reja, më të shëndetshme. Jupiteri e viziton këtë pjesë të grafikut tuaj vetëm çdo 12 vjet, kështu që përfitoni sa më shumë nga kjo energji gjatë muajve të ardhshëm. Jeni gati të hiqni dorë nga versionet e kaluara të vetes më 15 maj me ardhjen e një eklipsi hënor. Thuajini lamtumirë mënyrave të vjetra dhe rifitoni me guxim fuqinë tuaj. Më 20 maj, do kuptoni se keni një rreth njerëzish të dashur që janë të gatshëm për t’ju mbështetur. Mos kini frikë të shfryheni dhe të mbështeteni te të dashurit për mbështetje emocionale. Po ashtu do ndiheni pak më sensualë. Mos e ngarkoni shumë veten. Në dashuri gjërat fillojnë të aktivizohen në 28 maj, por mos rrini duke shpresuar se një partner do t’ju shfaqet në derë. Duhet të vendosni energjinë tuaj në atë që kërkoni. Gjithashtu mund të keni kontrata pune premtuese. Hëna e Re më 30 maj ju kërkon të reflektoni më thellë mbi fuqinë tuaj. Prioriteti i shëndetit tuaj mendor dhe ndarja në mënyrë proaktive e kohës për pushim është çelësi i suksesit tuaj. Është koha për të përqafuar një cikël të ri!/revistawho.com