Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë! 09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit! 09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit 09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin! 09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes! 09/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi i muajit Maj për Dashin: Koha për tu fokusuar tek pamja, leku dhe romanca

03/05/2022
in Horoskopi, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Horoskopi i muajit Maj për Dashin: Koha për tu fokusuar tek pamja, leku dhe romanca

Ju e filloni muajin me disa bekime kozmike pasi Venusi, planeti i dashurisë dhe bukurisë, kalon në shenjën tuaj. Venusi i jep hijeshi dhe magnetizëm çdo gjëje që bëni, kështu që mund të tërhiqni disa admirues. Kjo është gjithashtu një kohë e mirë për t’u fokusuar në pamjen tuaj. Ndryshoni garderobën tuaj, bëni një prerje flokësh apo edhe një tatuazh. Lajmet befasuese vijnë më 5 maj teksa Dielli dhe Urani takohen në të njëjtën pikë. Mund të merrni lajme në lidhje me financat tuaja ose ndoshta një mundësi pune. Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë të bëni, është mirë të kërkoni kohë për të shqyrtuar mundësitë përpara se të ecni përpara. Mund të merrni më në fund një promovim ose ndoshta një bonus të papritur. Më 10 maj,  Mërkuri shkon në prapavijë. Ky cikël Retrogradë i Mërkurit sjell keqkuptime, lidhje të humbura, ngecje teknologjike dhe rikthim të njerëzve nga e kaluara jonë. Nëse keni plane udhëtimi shkoni në aeroport të paktën një orë më herët! Lajm i mirë është se një bekim kozmik mbërrin në të njëjtën ditë kur Jupiteri, planeti i fatit dhe i mundësive, hyn në shenjën tuaj. Jupiteri nuk ka kaluar kohë në Dash për 12 vjet! Kur planeti i fatit lëviz nëpër shenjën tuaj, fati është në anën tuaj. Do ta gjeni veten duke përjetuar ndryshime filozofike dhe do të ndiheni të etur për të zgjeruar horizontin tuaj. Mbështetuni në besimin tuaj të lindur për të ndjekur qëllimet tuaja. Planetet po rreshtohen në favorin tuaj. Një eklips hënor mbërrin më 15 maj, duke sinjalizuar ndryshime me financat dhe investimet. Mos kini frikë të mbështeteni tek miqtë tuaj për mbështetje emocionale. Por prisni, ka edhe më shumë! Pas 24 majit një ndryshim planetar mund t’ju japë një goditje kozmike për të ndjekur qëllimet personale dhe projektet e pasionit. Nëse jeni duke takuar dikë, do jeni më romantikë. Kujdes me zemërimin. Nëse keni menduar të kërkoni një rritje rroge, bëjeni në 28 maj. Një hënë e re mbyll muajin më 30 maj. Do jeni të etur për të zgjeruar horizontin tuaj./revistawho.com






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Horoskopi javor: ja cilat janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Horoskopi javor: ja cilat janë shenjat më me fat!

09/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026!
Horoskopi

Horoskopi i muajit mars 2026!

03/03/2026
Ka trokitur retrograda e Mërkurit, ndaj bëhuni gati për rikthime dhe zënka!
Horoskopi

Ka trokitur retrograda e Mërkurit, ndaj bëhuni gati për rikthime dhe zënka!

28/02/2026
Marsi qenka muaji i suksesit, ja cilat janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Marsi qenka muaji i suksesit, ja cilat janë shenjat më me fat!

24/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur!
Horoskopi

Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur!

04/02/2026
Next Post
Horoskopi i muajit Maj për Demin: Prisni ndryshime, surpriza dhe bekime

Horoskopi i muajit Maj për Demin: Prisni ndryshime, surpriza dhe bekime








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera