Marsi për ju është i egër Demë. Hëna e Re tek Peshqit e përforcon këtë energji duke nisur një fillim të ri në zonën e grafikut tuaj që përfaqëson miqësitë, komunitetin dhe shpresat e ëndrrat tuaja. Ky është një moment i fuqishëm për manifestimin. Më 5 mars e gjithë energjia juaj kalon në karrierën dhe reputacionin tuaj. Ju keni motivimin për të krijuar dhe rilindur një version të ri të vetes. Kreativiteti juaj është në kulmin e të gjitha kohërave dhe të tjerët po e vënë re. Më 9 mars, Mërkuri, planeti i mendjes, hyn tek Peshqit e ndjeshëm. Lidhja me miqtë dhe ndarja me ta e frikërave që keni mund të jetë shëruese në këtë kohë. Do angazhoheni në gjëra krijuese. Disa ditë më vonë, më 13 mars, mund të ndiheni të gatshëm për të bërë diçka në grup. Intuita juaj aktivizohet dhe do i kushtoni vëmendje shenjave dhe sinkronizmave nga universi. Një Hënë e Plotë në Virgjëreshë mbërrin më 18 Mars dhe sinjalizon një çlirim krijues ose romantik. Kjo mund të shënojë kulmin e një projekti pasioni, ose ndoshta një situatë në të cilën keni qenë pjesë ka arritur fundin. Ky është shansi juaj për të sjellë ndonjë nga dëshirat tuaja krijuese në botë dhe për t’i kujtuar vetes se vendosja e kufijve, veçanërisht brenda partneriteteve romantike, ju shërben. Tensioni intensifikohet midis rrugës suaj të karrierës dhe ndjenjës suaj të vetvetes më 19 mars, ndërsa planeti juaj sundues Venusi në Ujor formon një kënd të tensionuar me Uranin në Dem. Jeni të etur të ndryshoni veten, por mund të jeni të pasigurt se si kjo “vetja juaj e re” do të ndikojë në reputacionin tuaj. Është një kohë e fuqishme për të çliruar dëshirën për të kërkuar miratimin nga të tjerët. Më 20 mars kur Dielli hyn në Dashi do jeni në një humor më meditues. Pak pushim ju bën mirë. Intuita juaj është rritur dhe aksesi juaj në sferat e tjera intensifikohet. Më 28 mars, Venusi sinkronizohet për takimin e saj vjetor me Saturnin, planetin e sfidave dhe vendosmërisë. Të gjitha llojet e marrëdhënieve mund të ndihen sikur marrin një goditje. Kjo është një thirrje zgjimi për ripërshtatje. Merrni kohë për të diskutuar çështjet që keni vënë në prapavijë në çdo lloj partneriteti, romantik apo familjar. Hëna e Re më 31 Mars përfundon muajin dhe ju fton të shikoni një këndvështrim të ri që ndoshta do të ndryshonte jetën tuaj.