Mos u shqetësoni, por horoskopi juaj i 2023 fillon me një energji të ngarkuar. Venusi krijon një lidhje me Plutonin në ditën e Vitit të Ri, gjë që mund të çojë në disa emocione intensive dhe fillime të reja dramatike. Në shkurt do të jeni në një pozicion shumë më të fortë për të marrë vendime në emër të vetes. Jepini vetes kohë për të dëgjuar nevojat tuaja dhe për të dëgjuar zërin tuaj të brendshëm. Mund të prisni ndryshime shpirtërore marramendëse që fillojnë të shpalosen gjatë muajit mars. Saturni planeti juaj në pushtet do t’ju inkurajojë të thoni mendimin tuaj me integritet dhe të merrni përgjegjësinë për atë që thoni (dhe atë që nuk thoni). Përgatituni sepse shumë para do të vijnë dhe shumë do të shkojnë. Mësoni si të ndërtoni pasurinë tuaj, jo vetëm si ta shpenzoni atë. Marsi mund të sjellë konflikte të vazhdueshme dhe të gjithë debatojnë herë pas here; megjithatë, jo të gjitha argumentet ia vlejnë. Ju mund ta gjeni veten duke lëvizur në një vend të ri ose duke mirëpritur një anëtar të ri të familjes deri në prill. Një eklips do ju detyrojë të përqafoni një epokë të re në jetën tuaj personale. Mund ta gjeni veten duke krijuar një lidhje më të fortë me kolegët. Ky vit ka potencialin për të qenë shumë romantik dhe intensivisht krijues. Jupiteri do të sjellë bollëk, duke ju inkurajuar që të doni veten. Në korrik do forconi dinamikën e familjes dhe ktheheni në rrënjët tuaja. Në vend që të kërkoni justifikime, merrni gjërat në dorë dhe filloni të manifestoni jetën personale që keni dashur gjithmonë. Nga korriku deri në shtator do çliroheni nga modelet toksike në jetën tuaj të dashurisë. Një eklips në tetor shtron bazat për një fillim të ri në sektorin tuaj të karrierës. Mund ta gjeni veten duke hequr dorë nga disa përgjegjësi dhe angazhime të lidhura me punën. Jeni gati të krijoni hapësirë për një epokë të re në jetën tuaj profesionale./revistawho.com
Nuk lejohet ribotimi pa lejen e redaksisë







