Me nisjen e 2023-shit, do të filloni të ndiheni më të frymëzuar dhe të gatshëm për të ndjekur çfarëdo që jeni të pasionuar. Muaji më i rëndësishëm i vitit do të jetë marsi. Do merrni frymë lehtësisht, sepse keni kapërcyer sfidat e shumta që ju ka sjellë Saturni. Do përmirësoni veten në mënyra që nuk e kishit menduar kurrë se mundeni. Plutoni do ju japë një mision të rëndësishëm, që është të jeni ndryshimi që dëshironi të shihni në botë. Ndërkohë që ju përqafoni zbulimet e vetvetes dhe një ndjenjë të rinovuar pavarësie, Mërkuri do shkojë retrogradë nga prilli deri në maj. Kjo do t’ju detyrojë të korrigjoni problemet që ju presin pas dyerve të mbyllura, qoftë kjo duke zgjidhur çështjet me të afërmit apo duke organizuar rrëmujën në dollapin tuaj. Jeni duke u përgatitur për një epokë të re emocionuese në karrierën tuaj. Mos u shqetësoni për përgatitjen, sepse jeni mëse gati për atë që vjen! Muaji maj do të sjellë dashuri dhe bollëk në jetën tuaj personale dhe hapësirën tuaj të shenjtë. Megjithatë, mund të detyroheni të kërkoni pavarësinë tuaj nga të afërmit që nuk ju japin hapësirë të mjaftueshme për t’u rritur. Në korrik do keni një nxitje produktive. Këtë vit, do mësoni se si të shpreheni dhe t’i jepni kuptim asaj që thoni. Nga korriku deri në 3 shtator, Venusi do të jetë si një dritë zbuluese në marrëdhëniet tuaja. Kaloni kohë duke ndrequr zemrën e thyer dhe duke mësuar nga gabimet tuaja. Gjërat përshpejtohen përsëri në tetor, kur një eklips do t’ju bëjë ta gjeni veten duke zgjidhur më shumë probleme në shtëpi dhe duke shëruar dinamikën e familjes suaj. Deri në fund të vitit do keni bërë një hap të madh drejt vërtetimit të vetes./revistawho.com
Nuk lejohet ribotimi pa lejen e redaksisë







