Dashi – Për ju ky është viti i transformimit. Ky transformim do të ndodhë në qëllimet që keni për të ardhmen duke vendosur synime të reja apo në fushën e miqësisë duke i dhënë fund marrëdhënieve që nuk funksionojnë më. Do jetë një energji intensive mes jush dhe një miku. Ndoshta do jetë ky mik që do kalojë një fazë transformimi dhe do ndikojë tek ju gjithashtu. Sa i përket qëllimeve do hiqni dorë nga ëndrrat e vjetra dhe do fokusoheni në synime të reja. Këtë vit do zgjidhni të relaksoheni, të meditoni, të mbushni bateritë, mund të ndiheni gjithashtu romantikë dhe misteriozë. Do keni një energji të mrekullueshme me plot vetëbesim për të arritur çfarë dëshironi, për të bërë para, për të eksploruar, për të udhëtuar, për të mësuar, për të zgjeruar horizontin. Në fushën e marrëdhënieve ky është viti ku duhet të gjeni balancën. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni vetvetja për të tërhequr personin e duhur.
Demi – Ky është viti ku ju çliroheni! Do jetë më e lehtë sesa mendonit. Nëse jeni beqarë do e keni më të lehtë të tërhiqni njerëz pranë vetes sepse do shfaqeni siç jeni vërtetë dhe nuk ka gjë më seksi sesa kur je vetvetja. Nëse jeni në një marrëdhënie ka dy rrugë, ose ajo do përmirësohet ose do i jepni fund. Do keni rritje të vetëbesimit, rritje të ardhurash, vizione të mëdha për të ardhmen. Këtë vit do preferoni të mbani pranë vetes shumë pak miq, por siç thotë shprehja pak dhe saktë sepse këta miq do ju ndihmojnë në rrugën tuaj të rritjes. Në fushën e karrierës do ju duhet të lini pas diçka për të ecur përpara. Mund të keni frikë ta bëni, por tani është koha. Diçka më e mirë ju pret nëse guxoni!
Binjakët – Ky është viti ku ju jeni gati për diçka të re. Jeni gati për miq të rinj, për të eksploruar, për synime të reja. Sidomos nëse keni biznesin tuaj ky është vit shumë i mirë për tu rritur e për të fituar. Këtë vit do gjeni qëllimin tek paqja, meditimi, tek të bërit diçka ndryshe dhe që do funksionojë shumë mirë tek ju. Është koha për të mësuar, për të zgjeruar horizontin e në këtë mënyrë nëse jeni beqarë mund edhe të takoni dikë. Nëse jeni në një marrëdhënie mund të jeni duke u rritur me atë person, pra duke mësuar e transformuar së bashku. Çdo gjë që nuk funksionon për ju do e lini pas për të lejuar në jetën tuaj eksperienca të reja.
Gaforrja – Ky është viti i shërimit për ju. Mund të përqëndroheni tek karriera dhe është koha për të nisur diçka të re. Është koha për të guxuar edhe nëse keni frikë. Pikërisht duke guxuar dhe provuar mund të shëroheni, të transformoheni, të rriteni. Nëse keni biznesin tuaj ky është një vit fantastik. Pyetja që do i bëni vetes këtë vit është: Kush dua të jem? Miqtë mund të jenë një frymëzim i madh për ju këtë vit. Ose ju do jeni frymëzim për ta. Mund të ndodhë që një mik mund të bëhet diçka më shumë. Duhet të dini që ky është viti ku do ju duhet të lini disa gjëra të vjetra për tu hapur rrugë disa të rejave. Kujdes mos të lejoni që zakonet e vjetra të rikthehen në jetën tuaj pasi ky është viti për tu shëruar.
Luani – Ky është viti i karrierës për ju. Do keni shumë mundësi në fushën e karrierës. Diçka e re, një qëllim i ri që do ndryshojë jetën tuaj. Është koha që ju të shfaqeni në një mënyrë tjetër në publik. Të tjerët do të mësojnë nga ju. Por edhe ju do të mësoni duke udhëtuar, studiuar, komunikuar. Ju presin miqësi të reja, synime të reja, rritje të biznesit, rrjeteve sociale, ndihmë nga njerëz më pozitë. Kjo rritje do ju japë dhe shumë forcë mendërisht. E vetmja gjë që duhet të keni kujdes është të mos vareni shumë nga gjërat materiale. Sa i përket marrëdhënieve, do jeni duke u transformuar. Edhe tek kjo fushë, duhet të qëndroni të fortë!
Virgjëresha – Ky është viti ku ju do mësoni, do eksploroni, do udhëtoni. Kjo do ju bëjë më të fortë dhe do ju shtojë besimin. Është viti ku do arrini suksesin në karrierë. Por nga ana tjetër do punoni edhe me veten, për tu shëruar, për tu përballur me frikërat, për tu transformuar. Në marrëdhënie me të tjerët duhet të vendosni disa kufij ose duhet të keni kujdes të mos kritikoni shumë, ndryshe do të humbisni edhe ato që keni. Krijoni lidhje të shëndetshme me të tjerët sepse ky vit do t’ju vërë në provë tek kjo pjesë. Mund të bëni ndryshime në rutinën tuaj, për të mirën e shëndetit tuaj. Do i shikoni më thellë gjërat për të gjetur veten.
Peshorja – Ky është viti ku ju do fokusoheni tek marrëdhëniet me të tjerët. Nëse jeni beqarë mund të tregoheni të guximshëm dhe të njihni dikë. Nëse jeni në një marrëdhënie, diçka do ndryshojë, një transformim mund të ndodhë. Këtë vit mund të investoni, të rriteni, të mësoni gjëra të reja, të udhëtoni. Do jeni më spiritualë. Do i jepni gjithashtu shumë rëndësi intimitetit duke kërkuar të jeni të balancuar me trupin, mendjen dhe zemrën. Dhe kur flasim për zemrën, këtë vit nuk do pranoni askënd toksik pranë vetes. Nëse keni njerëz toksik ose do i largoni, ose do merrni një mësim jete prej tyre. Nuk do të përpiqeni më të gjeni dashurinë. Kur të dorëzoheni pikërisht atëherë do vijë tek ju.
Akrepi – Ky është viti i mundësive për ju. Do mësoni, do zgjeroni horizonin dhe të gjitha këto mund t’ju vijnë nga një person i veçantë që do shfaqet në jetën tuaj. Nëse jeni në një marrëdhënie do t’ju ndihmojë të gjeni qëllimin tuaj. Këtë vit do merreni më shumë me çështje që kanë të bëjnë me punën, rutinën, shëndetin dhe që do doni t’i përmirësoni. Në punë do kuptoni se me çfarë doni të merreni. Do rregulloni rutinën tuaj për një jetë më të shëndetshme. Do hiqni dorë nga zakonet e këqija. Pra ndryshime për mirë. Disa prej jush mund të ndryshojnë vendbanim, të rinovojnë shtëpinë apo të nisin diçka të re. Do jeni më strikt dhe do kërkoni siguri.
Shigjetari – Këtë vit do fokusoheni tek zemra juaj. Është koha të shëroheni dhe t’i hapni rrugë gjërave të reja. Për ju nuk do ketë më rëndësi sesi dukeni para të tjerëve sepse do i jepni përparësi eksplorimit të vetes. Edhe nëse jeni në një marrëdhënie do e shijoni më shumë veten. Do bëni gjërat që ju pëlqen të bëni, do guxoni, do bëni qejf, por thjesht mos e teproni. Në punë gjithashtu do keni mundësi të reja. Do jeni të zënë, do takoni njerëz të rinj, do zgjeroni horizontin, do udhëtoni. Pikërisht këta njerëz do t’ju tregojnë një stil ndryshe jete apo do t’ju mësojnë shumë. E sigurt është që do tërhiqni njerëz që do ju ndihmojnë të bëheni versioni më i mirë i vetes.
Bricjapi – Ky është viti i transformimit për ju, ku do kaloni në një nivel më të lartë të vetëbesimit dhe jetës së shëndetshme. Do keni forcën për të ndryshuar, për të vendosur kufij më të fortë, për tu rritur, për t’ja parë më shumë vlerën vetes. Papritur mund të keni edhe një romancë të re. Do kërkoni siguri emocionale. Mund të bleni shtëpi të re, të rregulloni shtëpinë apo rinovoni. Do jeni shumë të vendosur për t’i arritur gjërat, të strukturuar, por do tregoheni edhe mendjehapur. Mund të keni mundësi për të udhëtuar, një mundësi që do t’ju bëjë të mësoni dhe të zgjeroni horizontin.
Ujori – Ky është viti ku ju vendosni të jeni vetvetja. Do jetë si një rilindje për ju. Këtë vit nuk do mbani asnjë lloj marrëdhënie që nuk funksionon prandaj mos u habisni nëse do i shkëpusni nga vetja disa njerëz. Gjithçka rreth jush duhet të jetë reale, e vërtetë ashtu si vetë ju. Në këtë mënyrë do tërhiqni dhe njerëz të sinqertë sepse ky nuk është rasti “të kundërtat tërhiqen”, por “të njëjtat tërhiqen”. Ky ndryshim, transformim do ndodhë në çdo fushë të jetës, si në punë, edhe në marrëdhënie me të tjerët. Kudo do kërkoni autenticitetin. Është viti ku ju do kërkoni veten dhe jo ta humbisni atë. Këshilla për ju është të gjeni balancën midis të qenit strikt dhe mendjehapur.
Peshqit – Ky është vit i rëndësishëm për ju. Këtë vit do mbështeteni më shumë tek vetja, do tregoheni më të fortë, do bëni hapa të vegjël për të arritur gjëra të mëdha. Një punë e re, një lidhje e re mund të vijë, por do ketë edhe përgjegjësi. Është koha të thoni “jo” kur nuk ju pëlqen diçka sepse ky është mësimi juaj për këtë vit, të vendosni kufij, të keni më shumë besim tek vetja. Do udhëtoni më shumë, do mësoni më shumë, do bëni diçka të re, por do ndiheni edhe më të përmbushur me veten emocionalisht. Do ndiheni më të lumtur, më të lirë. Çelësi është të jeni më të balancuar duke mos dhënë shumë për të tjerët, por ndërkohë edhe duke dhënë pak nga vetja.
Ky artikull dhe parashikim është i REVISTA WHO dhe nuk lejohet ribotimi pa lejen e redaksisë.