Ky është viti i transformimit për ju, ku do kaloni në një nivel më të lartë të vetëbesimit dhe jetës së shëndetshme. Do keni forcën për të ndryshuar, për të vendosur kufij më të fortë, për tu rritur, për t’ja parë më shumë vlerën vetes. Papritur mund të keni edhe një romancë të re. Do kërkoni siguri emocionale. Mund të bleni shtëpi të re, të rregulloni shtëpinë apo rinovoni. Do jeni shumë të vendosur për t’i arritur gjërat, të strukturuar, por do tregoheni edhe mendjehapur. Mund të keni mundësi për të udhëtuar, një mundësi që do t’ju bëjë të mësoni dhe të zgjeroni horizontin.