Këtë jave çdo gjë do jete e bukur dhe e veçante për ju qe keni një lidhje. Ndjenjat qe keni për partnerin do i shprehni gjithë kohës ashtu si do i keni ne zemër. Disa mund te mendojnë edhe për një turne te shkurtër ne fundjave. Beqaret do fillojnë te ndiejnë për një person qe kane pak kohe qe e kane njohur, por qe sa here e kane pasur pranë i ka bere te buzëqeshin. Buxheti do jete i mire, kështu qe ka ardhur koha e përshtatshme për te kryer investimet e programuara. Shëndeti nuk ka për te qene i keq, përveç ndonjë irritimi qe do keni tek sytë. Ne pune do iu jepen mundësi te reja qe te tregoni te gjitha aftësitë qe zotëroni. Nuk do keni aspak periudha te vështira. Marrëdhënia me familjaret do jete e mire.
Do jeni me te përkujdesur për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me te ka për t’u përmirësuar akoma me tepër. Ndjenjat do i shprehni te dy me mënyra nga me te ndryshmet. Beqaret me mire te presin edhe pak kohës sepse yjet nuk parashikojnë ndonjë gjë interesante. Për fat te mire financat do jene gjithë kohës te stabilizuara. Do e dini mire sa te shpenzoni dhe sa para te hiqni mënjanë. Gjendja shëndetësore mund te luhatet ne disa momente, megjithatë shume shpejt do arrini ta rimerrni veten. Ne pune do përqendroheni tek objektivat kryesore dhe ne asnjë moment nuk do keni probleme. Gjithçka do ece sipas planeve. Jeta familjare do jete e shkëlqyer.
Nëse doni qe partneri te mos ndihet i lënë pas dore dhe te mos shohë dike tjetër, mundohuni qe këtë jave ta bëni atë te lumtur duke i përgatitur surpriza dhe duke ja shprehur ndjenjat. Beqaret nuk duhet te abuzojnë me joshjes pasi do krijojnë një imazh shume te keq për veten e tyre përveçse nuk do e gjejnë dashurinë. Financat do fillojnë te ekuilibrohen ndjeshëm pas një periudhe goxha delikate qe keni krijuar se fundmi. Ndihma e miqve do jete gjithashtu e nevojshme. Shëndeti nuk do jete i keq. pak kujdes duhet te bëjnë ata qe kane imunitet disi te dobët. Ne pune mos bëni gjera pa llogaritur me pare gjithçka sepse keni për t’u zhgënjyer pamase. Familja e qete.
Jave e bekuar do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat kane për t’iu ecur për mrekulli me partnerin dhe nga ana tjetër diçka e madhe do ju beje te drithëroheni ne ditët e fundit te javës. Beqaret duhet ta lënë veten sa me te lire dhe kane për ta pare qe gjithçka do ju ece me se miri. Ditët me e me fat do jene e mërkura dhe e shtuna. Financat do jene te shkëlqyera kështu qe mund t’i kryeni pa asnjë problem te gjitha investimet qe keni menduar. Shëndeti do jete me i qete pas te martës. Nuk do keni me as shqetësimet nga stomaku. Ne pune do keni personalitet, vendosmëri dhe kurajo ne çdo moment. Priten goxha arritje. Ne familje duhet te bëni edhe lëshime qe gjerat te ecin normalisht.
Këtë jave do bëni te pamundurën ju te dashuruarit për ta përmirësuar edhe me tepër marrëdhënien me partnerin tuaj. Do dini te ruani qetësinë dhe do toleroni here pas here. Ai qe keni ne krah mund t’iu beje edhe një premtim ose një surprize te madhe. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te bere ndryshime ne jetën e tyre dhe personat qe do iu bëjnë ftesa do i mbajnë vetëm miq. Ne te ardhmen nuk i dihet. Financat do jene te shkëlqyera, por kjo nuk do te thotë qe për këtë arsye ju te shpenzoni pa mbarim. Shëndeti di jete i qëndrueshëm dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Ne pune përfitoni sa te mundeni nga propozimet qe do ju bëhen nëse doni te hidhni hapa para ne karriere. Familja si zakonisht.
Nuk do dashuroheni dot ashtu si keni menduar ju te dashuruarit dhe marrëdhënia juaj ne çift nuk do jete ashtu si e keni pritur. Për te qene te qete me mire flisni hapur me atë qe keni ne krah. Beqaret duet te largojnë turpin dhe komplekset nëse duan te fillojnë sa me pare një lidhje. Nga ana tjetër mire do bëjnë te mos besojnë verbërisht tek te gjithë ata qe do i propozojnë. Financat nuk do jene te këqija ditët e para, por duke bere çmenduri situata ka për t’iu dale shpejt jashtë kontrollit. Stresi dhe ankthi do krijoje probleme te mëdha me shëndetin. Praktikoni yoga dhe here pas here çlodhuni. As puna nuk do ece mire. Shpesh do gjendeni ne udhëkryqe. Me familjaret duhet te jeni me te duruar.
Jeta ne çift do jete mjaft e privilegjuar këtë jave. Do kujdeseni mjaft për atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia mes jush ka për te qene e begate. Beqaret do jene shume me te kujdesshëm dhe me te ekuilibruar kur te bëjnë përzgjedhje. Ka mundësi qe një pjese te gjejnë personin ideal me te cilin do fillojnë edhe lidhje afatgjata. Financat ka mundësi te përmirësohen goxha. Do i keni shume me te qarta hapat qe duhet te hidhni. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Stresi dhe lodhja mund te sjellin edhe ndonjë shqetësim. Ne pune fati do ju buzëqeshë ne çdo moment dhe keni për te pasur arritje te padiskutueshme. Me familjaret marrëdhënia do jete e shkëlqyer.
Këtë jave do jete ndryshime te mëdha ne jetën tuaj ne çift, por për fat te mire te gjitha pozitive. Bëhuni gati te përjetoni emocionet qe keni ëndërruar gjithmonë. Venusin do e keni pranë gjate gjithë kohës. Beqaret do vazhdojnë te jene ëndërrimtare, por ndryshe nga herët e tjera sot disa ëndrra do mund te realizohen. Hëna do ju nxite te kryeni shpenzime te njëpasnjëshme dhe nuk do arrini dot ta kontrolloni veten. Situata do jete delikate. As shëndeti nuk do jete ashtu si e prisnit. Nuk do jeni ne formën e duhur dhe mund te keni shqetësime nga shpina, këmbët apo edhe nga koka. Ne pune perspektivat duken te mira. Do merrni vendime te rëndësishme dhe do hidhni hapa para ne karriere. Familja pa asnjë problem.
Ndryshime te mëdha do ketë këtë jave ne jetën tuaj ne çift. Nuk do jeni me kritike ndaj partnerit tuaj dhe do kërkoni falje për disa gabime qe keni bere. Beqaret do kenë një jete me aktive dhe do mund ta gjejnë personin e përshtatshëm. Mire do jete t’i bëjnë sytë katër ne çdo moment. Buxheti nuk do jete i keq, por nëse ju kërkohen borxhe ose mos jepni ose merrni garanci me shkrim. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Edhe ata qe vuanin nga pagjumësia do jene me te qete. Ne pune klima do jete e qete dhe harmonike. Do filloni projekte serioze dhe fale ideve te mira do i realizoni te gjitha ne kohen e duhur. Ne familje do i zgjidhni disa mosmarrëveshje qe keni pasur dhe do jeni me te qete.
Ka rrezik qe gjate kësaj jave te keni shume debate dhe mosmarrëveshje me partnerin tuaj. Secili prej jush do kërkojë te dale e veta dhe nuk do bëni tolerime. Ata qe janë ende vetëm ka mundësi te njihen me disa persona interesante gjate ndonjë mbledhjeje apo gjate ndonjë udhetimi ne fundjave. Buxheti nuk do jete i keq, por disa persona te cilëve iu keni marre hua do kërkojnë me ngulm qe t;ua ktheni. Kjo ka për ta dobësuar gjendjen goxha. Shëndeti do jete me i mire pas te martës. Do jeni ne forme dhe do keni energjinë e duhur. Ne pune do jeni me te organizuar dhe se bashku me disa kolege te vjetër do arrini atje ku iu kane kërkuar shefat. Jeta familjare di ju sjelle vetëm gëzim.
Pritet qe dielli te linde ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave. Do i lini pas krahëve problemet qe keni pasur me partnerin dhe do mundoheni qe tani e tuje te krijoni një klime sa me te ngrohte. Te dy do bëni përpjekje dhe do ja dilni mbanë. Beqaret do marrin një propozim fantastik ne momentin qe me pak do e presin. para se te japin përgjigjen duhet te reflektojnë pak ne mënyrë qe nesër te mos pendohen. Financat do kenë përmirësime dite pas dite dhe deri ne fundjave gjendja do normalizohet goxha. Shëndeti nuk ka për te qene i ke, megjithatë disa kontrolle rutine do jete mire qe t’i bëni. Ne pune do jeni kurajoze dhe te vendosur prandaj do e arrini çdo qellim qe do i vini vetes. Edhe me familjen gjerat do ecin mire.
Kjo jave nuk do jete me shume pasion për juve qe jeni ne një lidhje, por gjithsesi probleme te mëdha nuk do keni. Kënaquni me qetësinë qe do mbizotërojë. Beqaret do e kenë thelbësor mendimin e miqve dhe familjareve para se te bëjnë një zgjidhje. Ka mundësi qe nga mesi i javës te ndodhe diçka e bukur. Financat do jene shume here me te mira se me pare kështu qe do e keni te lehte te kryeni edhe disa shpenzime me tepër. Nëse keni borxhe shlyejini sa me pare. Shëndeti do jete i mire për pjesën me te madhe. Ata qe vuajnë nga probleme kronike duhet te bëjnë një vizite sa me pare. Ne pune duhet t’i zgjidhni problemet me koleget pasi ato nuk do ju lënë te ecni para. Me familjaret do jeni diplomate./ citynews.al