Dashi – Në fillim të javës do të jeni të bekuar nga Hëna dhe Jupiteri dhe do ndiheni të lumtur dhe të qetë. Do jeni të sjellshëm me njerëzit përreth. Do jeni të gatshëm të zgjidhni problemet falë komunikimit tuaj. Do keni kontroll midis fitimit dhe harxhimit dhe kështu do të rrisni kursimet. Mund të bleni diçka për shtëpinë. Këshillohet të keni kujdes çfarë flisni për të mos prishur harmoninë familjare. Në mes të javës do të jeni shumë të zënë me punë. Duhet të keni shumë durim që të jeni efektivë në punë dhe të fokusuar. Do arrini t’i mbaroni punët në kohë. Do përfitoni falë punës suaj. Do merrni vendime të vështira për biznesin. Mund t’ju vinë ide të reja. Në fund të javës do ndiheni të lodhur dhe të stresuar. Do kërkoni të mos mbani shumë përgjegjësi. Mund të ndiheni pak nervozë. Këshillohet të kaloni kohë me miqtë dhe të injoroni atë çfarë ju shkakton konfuzion.
Demi – Në fiillim të javës do ndiheni vital dhe të shëndetshëm. Do keni vetëbesim dhe do fokusoheni tek qëllimet tuaja. Do shijoni çdo moment në punë dhe në familje. Do gjeni mundësi të reja fitimi dhe kursimet tuaja do rritën. Do merrni përgjegjësi të reja në punë ose do gjeni punë të re. Do kaloni moment të bukura me partnerin/en. Në mes të javës do jeni të zënë në evente. Do kontrolloni shpenzimet. Do jeni të zënë duke u marrë me fëmijët dhe edukimin e tyre ose me udhëtime. Jeta juaj sociale dhe karriera do përmirësohet. Në fund të javës do zgjidhni mosmarrëveshjet. Këshillohet të ndiqni intuitën para se bëni investime. Marrëdhënia me partnerin/en do përmirësohet.
Binjakët – Në fillim të javës do ndiheni të mërzitur dhe nervoz. Netët pa gjumë do ndikojnë në rutinën tuaj ditore. Këshillohet të pushoni. Të dashuruarit të shmangin debatet përndryshe mund të përfundoni në ndarje. Gjithashtu këshillohet të shmangni çështjet ligjore këto ditë. Në mes të javës problemet do fillojnë të zgjidhen. Do jeni më në paqe, të shëndetshëm dhe të lumtur. Do punoni efektivisht dhe do bëni zgjedhje të nevojshme për biznesin. Në fund të javës do jeni të zënë duke u marrë me familjen dhe miqtë. Do merrni lajme të mira për fëmijët tuaj. Këshillohet të keni kujdes kur flisni sepse mund të krijoni probleme në harmoninë familjare. Shmangni debatet me bashkëpunëtorët.
Gaforrja – Në fillim të javës do ndiheni pozitivë, të lumtur dhe të qetë. Do performoni mirë në punë, do keni përfitime dhe do merrni disa vendime për biznesin. Mund të rriteni në detyrë dhe do jepni ide të reja në punën tuaj. Çiftet do marrin lajme të mira për një bebe. Mesi i javës nuk do jetë dhe aq i mirë pasi do ndiheni të lodhur, por do keni sukses pas lodhjes në punë. Këshillohet t’i mbani sytë hapur sepse keni njerëz pranë vetes që nuk ju duan të mirën. Kujdes çfarë flisni sepse mund të hapni debate me partnerin/en gjë që do ndikojë në jetën tuaj familjare. Shamngni dhënien e borxheve sepse nuk do e keni të lehtë t’i merrni mbrapsht. Këshillohet të meditoni ose të bëni joga për të çliruar stresin. Ditët e fundit të javës do bëni plane për zgjerimin e biznesit. Do jeni më të ndjeshëm. Mund të bëni një gabim të vogël. Kujdes kur nënshkruani kontrata.
Luani – Në fillim të javës do ndiheni pozitivë, do jeni të zënë me punë dhe do merrni vendime për profesionin tuaj. Do përqëndroheni tek puna dhe të ardhurat do të rriten. Kolegët në punë do t’ju mbështesin dhe do keni vetëbesim. Puna e shumtë do t’ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe të stresuar. Familja mund t’ju ndihmojë. Në me stë javës do jeni më të qetë dhe të duruar. Do përfitoni nga investimet e mëparshme. Do vendosni të nisni një projekt të ri. Mund të rinovoni shtëpinë. Çiftet do marrin lajme të mira nëse dëshirojnë një bebe. Në fund të javës do ndiheni të mërzitur, do humbni fokusin në punë, nuk do keni durim dhe do jeni nervozë. Këshillohet të mos bëni investime të reja. Kujdesuni për shëndetin e prindërve dhe mos merrni vendime të nxituara. Gjithashtu kujdes kur i jepni makinës.
Virgjëresha – Problemet e javës që shkoi do marrin fund. Tani do i keni gjërat nën kontroll. Puna do kthehet në sukses. Do organizoni një udhëtim të shkurtër. Beqarët mund të gjejnë shpirtin binjak, të dashuruarit mund të vendosin të martohen. Në mes të javës do jeni me vetëbesim dhe do keni plot njohuri. Do merrni vendime në pun, do rinovoni shtëpinë os evendin e punës. Këshillohet të mos debatoni për tema pa rëndësi. Në ditët e fundit të javës do jeni të zënë duke u marrë me familjen. Jupiteri do ju tregojë rrugën e duhur. Humbjet do kthehen në fitim. Mund të merrni disa para. Këshillohe ttë mendoni d herë para se të bëni ndonjë investim të ri. Në ditët e fundit të javës do vendosni të dilni me miqtë dhe familjen dhe do kaloni kohë me partnerin/en. Beqarët mund të gjejnë shpirtin binjak.
Peshorja – Në fillim të javës do ndiheni të mërzitur. Këshillohet të kini kujdes çfarë flisni. Mund të keni humbje prandaj këshillohet të merreni më shumë me punën ose biznesin. Gjithashtu këshillohet të ngisni makinën me kujdes dhe të shmangni udhëtimet. Mos i manipuloni gjërat përndryshe do futeni në situata dramatike. Të dashuruarit të mos debatojnë për tema pa rëndësi. Në mes të javës gjërat do marrin për mirë. Do keni forcë të brendshme dhe vetëbesim. Në ditët e fundit të javës do jeni të zënë me punë, biznesi juaj do rritet dhe të ardhurat do përmirësohen. Mosmarrëveshjet me partnerin/en do marrin fund. Të dashuruarit do kalojnë momente të bukura.
Akrepi – Në fillim të javës do jeni të zënë duke u marrë me shtëpinë. Do planifikoni bashkëpunime të reja në biznes. Me ndihmën e familjes dhe miqve do jepni më të mirën tuaj. Mosmarrëveshjet për prona do marrin fund. Beqarët mund të gjejnë shpirtin binjak. Të dashuruarit do kalojnë momente të bukura. Në mes të javës do ndiheni të mërzitur dhe të shqetësuar. Duhet të keni durim para se të bëni investime. Do keni probleme në punë dhe gjërat nuk do t’ju shkojnë siç doni. Këshillohet të keni kujdes kur ngisni makinën. Projektet mund të stopojnë pa arsye. Në ditët e fundit të javës do merrni gjërat në kontroll dhe do rifitoni fuqitë. Do planifikoni një udhëtim pune ose mund të gjeni një punë të përshtatshme. Projektet që stopuan do fillojnë sërish gjë që do t’ju rrisë vetëbesimin.
Shigjetari – Në fillim të javës do jeni të lumtur, problemet me shëndetin do rikuperohen dhe puna do ecë mirë. Madje mund të merrni edhe përgjegjësi të reja. Do keni kontroll ndaj rivalëve në biznes. Paratë që kishin ngecur do vinë tek ju. Në mes të javës mund të merreni me rritjen e biznesit tuaj. Mund të nisni një bashkëpunim me mikun e ngushtë. Mund të shpenzoni para. Marrëdhënia me partnerin/en do përmirësohet gjë që do sjellë harmoninë familjare. Ditët e fundit të javës nuk do jenë dhe aq të mira. Mund të përballeni me probleme dhe vetëbesimin do e keni të ulët. Do jeni më pak të foksusuar. Këshillohet të mos merrni vendime të rëndësishme, shkruan Revista Who. Të dashuruarit të tregojnë durim dhe të mos debatojnë. Studentët të fokusohen tek studimet.
Bricjapi – Në fillim të javës do jeni duke marrë informacione, duke planifikuar. Do ndiheni të qetë, do eksploroni veten, por mund të ndiheni edhe të vetmuar. Këshillohet të rregulloni sjelljen me familjen sepse mund të sjellë debate. Mund të keni vonesa në marrjen e parave dhe kjo do t’ju mërzisë. Të dashuruarit do kalojnë moment të bukura. Studentët do marrin lajme të mira. Çiftet mund tëp resin një bebe në familje. Në mes të javës Jupiteri do t’ju tregojë rrugën e duhur për vendimet. Do i kushtoni vëmendje familjes dhe miqve. Ata që janë duke kërkuar punë do gjejnë një të re. Të dashuruarit do komunikojnë me njëri-tjetrin duke e forcuar më shumë lidhjen. Në ditët e fundit të javës do ndiheni të lumtur. Prisni bashkëpunime të reja. Do harxhoni para gj që do ndikojë në kursimet tuaja. Beqarët mund të gjejnë dashurinë.
Ujori – Në fillim të javës mund të ndiheni të pakënaqur. Do përpiqeni t’i mbaroni detyrat me shpejtësi dhe mund të bëni gabime. Mund të ndiheni të mbytur nga përgjegjësitë. Do punon avash në punë dhe mund të keni anulime. Këshillohet të keni durim. Merrni sugjerime para se të bëni diçka. Në mes të javës do jeni më kreativë në punë. Do keni ide të reja, por këshillohet të mos lodheni duke punuar pafund sepse mund t’ju sjellë stres dhe të ndikojë në jetën tuaj personale. Mund të merrni para. Beqarët do gjejnë dashurinë kurse të dashuruarit do vendosin të marrin një hap më shumë në lidhjen e tyre. Ditët e fundit të javës do jenë më të mira. Do merreni me çështje familjare dhe do merrni përgjegjësi të reja në punë. Do i keni nën kontroll kundërshtarët. Do planifikoni një event me familjen dhe miqtë.
Peshqit – Në fillim të javës do jeni energjikë dhe entuziastë. Çështjet me pronat do zgjidhen. Do fokusoheni në arritjen e qëllimeve tuaja. Do merrni rezultate të mira nga puna. Mund të planifikoni një udhëtim të shkurtër. Ata që po kërkojnë punë mund të gjejnë një punë të re. Në mes të javës do ndiheni të mërzitur. Nuk do keni durim dhe as fokus. Këshillohet të meditoni. Mos u tregoni arrogant me partnerin/en pasi do ndikojë në harmoninë familjare. Mos investoni gjatë kësaj jave. Beqarët këshillohet të mos nxitohen dhe të ndjekin intuitën. Në ditët e fundit të javës do jeni të zënë duke u marrë me fëmijët. Çiftet mund të presin fëmijë. Do merreni me studimet për të ecur përpara në karrierë. Mund të merrni para nga investimet e kaluara. Të dashuruarit të shmangin debatet./revistawho.com