Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën… 04/02/2026
“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit 04/02/2026
Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026? 04/02/2026
Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë! 04/02/2026
Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur! 04/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi javor/ Mërkuri jep edhe lajme të mira, ja ku i keni

18/04/2022
in Horoskopi, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Horoskopi javor/ Mërkuri jep edhe lajme të mira, ja ku i keni

Për sa kohë nuk është i zmbrapsur, Mërkuri, planeti i komunikimit, ka lajme të mira për ne. Këtë e vërteton edhe horoskopi i kësaj jave teksa jemi nën ndikimin e Mërkurit që sot bën lidhje me Uranin dhe të dielën me Saturnin.





Dashi – Shijoni ditët e fundit të sezonit tuaj! Lidhja e Mërkurit me Uranin në zonën tuaj të të ardhurave dëshiron që ju të merreni më shumë me sigurinë financiare. Sezoni i Demit fillon të martën dhe ju do të jeni me këmbë në tokë, do të shikoni vlerat tuaja dhe do të merrni më shumë kënaqësi. Mblidhuni me miqtë këtë të dielë.

Demi – Përparim është fjala e duhur për ju! Lidhja Mërkur-Uran riformulon mënyrën tuaj të të menduarit dhe të folurit. Po vjen ditëlindja juaj! Sezoni i Demit fillon të martën dhe i vendos të gjitha dëshirat, qëllimet tuaja në krye të prioriteteve të universit. Lidhja Mërkur-Saturn e së dielës dëshiron që ju të provoni një qasje inovative për sukses në karrierë!


Binjakët – Lidhja Mërkur-Uran dëshiron që ju të gjeni një ndjenjë çlirimi aty ku nuk e prisni, prandaj kushtojini vëmendje! Sezoni i Demit fillon të martën dhe ju ndihmon të pushoni, rimbusheni dhe relaksoheni përpara se të rinovoni. Zbato besimin, vizionin dhe shpresën aty ku ke më shumë nevojë!

Gaforrja – Jini të hapur ndaj surprizave! Lidhja Mërkur-Uran sjell miqësi të reja drejt jush për sa kohë që ju jeni të hapur. Sezoni i Demit fillon të martën dhe ju ndihmon të rilidhni me miqtë pas një muaji produktiv. Jepni dhe merrni ndjeshmëri me komunitetin tuaj këtë të diel!

Luani – Lidhja Mërkur-Uran ju jep një ide të mrekullueshme që duhet të zbatohet profesionalisht. Sezoni i Demit fillon të martën dhe ju do të shikoni të gjitha ëndrrat tuaja të karrierës të realizohen. Lidhja Mërkur-Saturn që do ndodhë të dielën do që ju të mendoni se cilat aftësi ju ndihmojnë të lidheni me të tjerët.

Virgjëresha – Lidhja Mërkur-Uran në zonën tuaj të mençurisë dëshiron që ju të identifikoni një mësim kyç dhe më pas ta përdorni atë për rezultate të mrekullueshme. Sezoni i Demit fillon të martën dhe do të tërhiqeni nga njerëzit dhe vendet që ju ndihmojnë të mësoni. Të dielën mundohuni t’i balanconi situatat.

Peshorja – Lidhja e Mërkurit me Uranin në zonën tuaj të intimitetit dëshiron që ju të ndani një shpresë, frikë, dëshirë ose kërkesë me dikë që duhet ta dëgjojë atë. Fillimi i sezonit të Demit të martën ju ndihmon të lidheni me kënaqësinë dhe seksualitetin. Lidhja Mërkur-Saturn e së dielës ju kujton se vetëbesimi është ajo çfarë ju duhet!

Akrepi – Duhet të rrezikosh që ta besosh! Lidhja Mërkur-Uran në zonën tuaj të besimit do që ju të merrni një rrezik për të kuptuar diçka. Sezoni i Demit fillon të martën, duke nisur periudhën tuaj më romantike të vitit. Lidhja Mërkur-Saturn e së dielës ju ndihmon të gjeni sigurinë emocionale në marrëdhëniet tuaja.

Shigjetari – Lidhja Mërkur-Uran në zonën tuaj të ndërgjegjes dëshiron që ju të përqendroheni në momentet e vogla për sukses të madh. Sezoni i Demit fillon të martën dhe ju ndihmon të gjeni rutinat, zakonet dhe ritualet për sukses dhe lumturi. Të dielën komunikoni detajet për qartësi.

Bricjapi – “Guximi” është emri juaj! Lidhja Mërkur-Uran në zonën tuaj të vetë-zbulimit ju bën të jeni të guximshëm dhe të gatshëm për t’u shëruar. Sezoni i Demit fillon të martën, duke ju ndihmuar të gjeni vetëbesim. Lidhja Mërkur-Saturn e së dielës ju frymëzon të ndani një shpresë, frikë, ose dëshirë të madhe!

Ujori – Emërtoni ndjenjat tuaja, Ujor! Lidhja Mërkur-Uran në zonën tuaj të inteligjencës emocionale dëshiron që ju të komunikoni emocionet tuaja. Fillimi i sezonit të Demit të martën është një kthim në shtëpi për të gjitha ndjenjat, njerëzit dhe vendet që ju ndihmojnë të ndiheni të sigurt emocionalisht. Komunikoni me familjen për mbështetje më të madhe!

Peshqit – Përdorni fjalët tuaja, Peshq! Lidhja Mërkur-Uran në zonën tuaj gjuhësore dëshiron që ju të shtoni strukturë, vëmendje dhe kujdes në të gjithë komunikimin tuaj. Sezoni i Demit fillon të martën dhe ju ndihmon t’i mprehni ato aftësi, veçanërisht të dielën, kur mund të hiqni një zakon që ju ndalon të komunikoni qartë.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur!
Horoskopi

Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur!

04/02/2026
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!

21/01/2026
Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
Next Post
Doni më shumë kohë të lirë? Studimi thotë se nuk na bën mirë për shëndetin!

Doni më shumë kohë të lirë? Studimi thotë se nuk na bën mirë për shëndetin!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera