Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Je në sfond duke…”/ Jul Deda rrëfen momentin kur u kap duke shkelur rregullat në BBV 22/12/2025
Vdekja e Shemsit, policia jep detaje për rastin e rëndë 22/12/2025
Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…” 22/12/2025
Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj!  22/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips 22/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi javor, nga data 29 tetor deri në 6 nëntor

29/10/2018
in Horoskopi, Lajme
Reading Time: 6 mins read
A A
Horoskopi javor, nga data 29 tetor deri në 6 nëntor

P.S: Lexoni jo vetëm shenjën tuaj, por dhe shenjën e Horoskopit tuaj, për shembull një person i lindur në 5 shtator 1982 dhe ora 10:45 duhet të lexoj Virgjëreshën (shenjën, në bazë të datës së lindjes) dhe Akrepin, horoskopin e tij që ka të bëj me orën dhe vendin e lindjes.





Muaji përfundon duke na dhënë mundësinë për një dashuri të papritur, të zjarrtë, që ndoshta mund të mos zgjasë për shumë kohë, por me siguri do të lërë gjurmë në jetën tonë dhe do të na prish qetësinë e jetës së përditshme. Nëntori fillon me qetësi dhe Venusi tashmë në shenjën e Peshores duke vazhduar kursin e saj retrogradë, do të kujdeset për ekuilibrimin e marrëdhënieve tona. Në 6 nëntor, Dielli do të jetë në lidhje harmonike me Neptunin dhe na jep mundësinë për të bërë ëndrra realitet, për t’u bërë më romantik dhe më të preokupuar me botën shpirtërore. Bëni një urim me besim dhe ku i dihet ndoshta realizohet…akoma ndodhin mrekulli. Bëni një shëtitje në anë të detit apo në liqen për të gjithë ju që keni mundësinë, por mos e teproni me pijen.

DASHI


Kalimi i Venusit në shenjën e Peshores, në vazhdim të kursit të saj retrogradë, sjell në sipërfaqe marrëdhënie dhe bashkëpunime nga e kaluara që mund të përfitoni në qoftë se jeni të interesuar, sidomos ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Nga ana tjetër, Urani kalon përsëri në shenjën tuaj, i cili do t’ju detyrojë të bëni ndryshimet e fundit që nuk keni bërë deri tani. Gjatë kësaj periudhe ju mund të merrni përsipër detyra dhe detyrime të cilat do t’i realizoni me sukses. Kujdesi dhe një organizim i mirë janë të nevojshëm në sektorin financiar, edhe pse gjërat janë të favorshme gjatë kësaj periudhe.

Këshillë: Momente relaksuese me të dashurën/in tuaj rreth datës 6/11 do t’ju ripërtërijnë.

DEMI

Muaji mbyllet me takime të papritura apo persona nga e kaluara që do t’ju tronditin për pak dhe do t’ju prishin qetësinë, sidomos juve të lindurit në dy ditët e para të shenjës. Nëntori fillon me qetësi, duke ju lejuar të shqyrtoni mundësitë dhe rastet që nuk i keni përdorur dhe nuk keni përfituar në fushën profesionale. Në sektorin financiar gjërat do të jenë të këndshme, ndërsa në atë sentimental momente romantike dhe të bukura me të dashurit ose miqtë tuaj ju premton data 6 e muajit. Ju artistët e shenjës përfitoni nga frymëzimi i ditës.

Këshillë: Shmangni bashkëpunimet në 6/11 dhe përfitoni nga mundësitë dhe shanset që do të keni, ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës.

BINJAKËT

Është një periudhë e mirë për ju dhe për biznesin apo punën tuaj, pavarësisht nga vështirësitë që mund të keni. Me guvernatorin tuaj, Mërkurin përballë jush, është momenti të promovoni qëllimet, aspiratat dhe bashkëpunimet, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Probleme në sektorin profesional dhe një atmosferë disi e vështirë do të jetë kryesisht për ju të lindur në dhjetëditëshin e dytë të shenjës (rreth datës 4 qershor). Shmangni çdo përzierje dhe mos u zhgënjeni. Në fushën sentimentale persona dhe situata nga e kaluara do të kthehen sërish, kryesisht për të lindurit në ditët e fundit të shenjës.

Këshillë: Mbani shportë të vogël ndaj premtimeve, kryesisht ju të lindurit rreth datës 4/6.

GAFORRJA

Periudha është jashtëzakonisht krijuese dhe erotike për ju në të gjitha fushat. Në fushën sentimentale do të përjetoni momente romantike, duke rinovuar marrëdhënien tuaj, ndërsa ju beqarët e shenjës do keni mundësinë të bëni një njohje të re erotike. Përsa u përket juve të lindurit në ditët e fundit të shenjës përfitoni nga mundësitë dhe favori i fatit në çdo drejtim dhe njëkohësisht përfundoni planet që mund të keni lënë në mes në lidhje me shtëpinë apo familjen tuaj. Ditë veçanërisht romantike dhe erotike është 6/11 kryesisht për ju të lindur në 5/7.

Këshillë: Për ju që besoni në mrekullitë mund t’i shihni se po ndodhin.

LUANI

Fundi i muajit ju sjell ballë për ballë me ngjarje të papritur në fushën profesionale dhe në atë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, veçanërisht juve të lindurit në 2 ditët e para të shenjës. Nuk përjashtohet dhe mundësia e një takimi të papritur me një person që do t’ju interesoj shumë dhe mund të luajë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj. Nëntori fillon ëmbël, por me interes të mjaftueshëm dhe shqetësim në sektorin financiar. Me fjalët tuaja, përmes arsyetimeve dhe argumenteve, do të arrini të fitoni atë që ju dëshironi dhe të sillni pranë jush personin që ju intereson.

Këshillë: Kujdes në 6/11, shmangni çdo transaksion apo marrëveshje ekonomike dhe kujdesuni për çlodhjen tuaj.

VIRGJËRESHA

Të përqendruar kryesisht në fushën ekonomike do të jeni gjatë kësaj kohe duke u marrë jo vetëm me rregullimin e çështjeve të së kaluarës, por duke u kujdesur dhe për përmirësimin e të ardhurave tuaja. Po aq të rëndësishme do të jenë gjërat dhe në fushën profesionale, në të cilën do të ndiheni të stresuar por do të keni dhe rezultate mjaft efektive. Përsa i përket jetës sentimentale do të vini më afër me të dashurin apo të dashurën tuaj dhe veçanërisht me njerëzit e familjes tuaj. Ndërkohë që vëmendje të veçantë do të duhet të tregoni në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet në datën 6 të muajit nëntor ju të lindurit rreth 5/9.

Këshillë: Një shëtitje romantike me bashkëshortin/en do t’ju ripërtërij.

PESHORJA

Venusi, e cila hyn në shenjën tuaj duke vazhduar kursin e saj retrogradë, ju vë në procesin e shqyrtimit të gjërave dhe situatave ekzistuese dhe në përcaktimin nga e para të qëllimeve dhe dëshirave tuaja. Me hyrjen dhe të Uranit përsëri në shenjën e Dashit, ju të lindurit në fund të shenjës do të bëni ndryshimet e nevojshme në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, që deri tani nuk kishit guxuar të bënit. Jashtë interesit tuaj nuk do të ngelen dhe financat, të cilat kanë nevojë për vëmendjen veçanërisht në 6 nëntor.

Këshillë: Bëni planet tuaja, të cilat do t’i aplikoni pas 6/11

AKREPI

Është koha për të përfituar dhe për të kapur të gjitha mundësitë, veçanërisht ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës, pasi Jupiteri, planeti i fatit dhe i mirëqënies, do të largohet nga shenja juaj në 9 nëntor. Në të njëjtën kohë do t’ju jepet mundësia për të bërë një rishikim endoskopik me qëllim përshkrimin e situatës dhe të gjithçkaje që keni fituar. Në datën 6 të muajit do të keni mundësinë për të harruar gjithçka dhe për të kaluar momente romantike dhe erotike.

Këshillë: Mos neglizhoni bashkëshortin/en tuaj.

SHIGJETARI

Me Mërkurin në shenjën tuaj do të kaloni një periudhë gjatë së cilës do të jeni më social, në mënyrë që të promovoni qëllimet tuaja profesionale dhe të krijoni bashkëpunime që do të ndihmojnë në realizimin e tyre. Natyrisht që duhet të jeni mjaft të kujdesshëm dhe të mos besoni të gjithë, kryesisht rreth datës 6 të muajit, veçanërisht ju të lindurit në 5/12. Pavarësisht nga situatat dhe se si do të shkojnë gjërat gjatë javës, nuk ka arsye të ndiheni të zhgënjyer.

Këshillë: Gjeni qetësinë në familjen tuaj.

BRICJAPI

Interesi juaj tani është i përqëndruar në sektorin profesional dhe karriera juaj do t’ju preokupoj në kërkim të një promovimi ose ndoshta të një posti më të mirë apo drejtues në punën tuaj, gjë që ju ka shqetësuar dhe në të kaluarën. Natyrisht që pengesat dhe prapaskenat nuk do të mungojnë, por ju dini të insistoni në mënyrë që të merrni rezultatin e dëshiruar. Vendosni qëllime realiste ashtu si ju me të vërtetë dini dhe mos u ndikoni nga këshillat e miqve.

Këshillë: Momente të bukura me miqtë do të ndikojnë pozitivisht në psikologjinë tuaj në 6 nëntor.

UJORI

Dëshira për aventura dhe udhëtime do të zgjohet brenda jush këtë herë dhe ka mundësi që të vizitoni një vend ku keni qenë në të kaluarën. Disa prej jush mund t’i riktheheni një hobi që e kishit lënë për një kohë të gjatë. Sidoqoftë, fusha e karrierës vazhdon të jetë në qendër të interesit tuaj me perspektiva mjaft pozitive, dhe ju përmes socializimit tuaj, përpiqeni që të promovoni planet tuaja. I kënaqshëm dhe fitimprurës do të jetë sektori financiar mjaft të mos humbni kontrollin dhe të perceptoni situatat ashtu si duhet.

Këshillë: Kujdes në lëvizjet dhe marrëveshjet financiare në datën 6 të muajit.

PESHQIT

Të përqendruar në biznes, si dhe çështjet ekonomike, do të jeni gjithë këtë kohë. Natyrisht, financat tuaja do të përmirësohen, por njëkohësisht detyrime dhe shpenzime të papritura do të dalin në sipërfaqe. Megjithatë është koha e duhur për të zgjidhur detyrimet financiare ndaj palëve të treta, duke shmangur çdo lloj huamarrje. Në sektorin profesional, tregoni talentet tuaja dhe punoni me zell, sepse mundësi dhe raste të mira do të fillojnë të shfaqen nga 9 nëntori. Në fushën sentimentale do të përjetoni momente unike dhe romantike.

Këshillë: Bëni një urim në 6/11 kryesisht ju të lindurit rreth datave 4-5/ 3./revistawho.com

Tags: horoskopi javorKrisanthi Kalogerishenjat
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Next Post
Mënyra praktike si të largoni aromën e keqe të frymëmarrjes

Mënyra praktike si të largoni aromën e keqe të frymëmarrjes








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera