Ky është parashikimi i fatit për muajin nëntor nga astrologu Jorgo Pulla
Dashi
Për ju të shenjës së dashit, muaji nëntor është një muaj që e filloni me shumë ndikime pozitive. Merkuri deri me datë 12 në shenjën e akrepit dhe me Afërditën në shenjën e shigjetarit, ju ndihmon jashtë mase në çdo aspekt të punës dhe ekonomisë. Është një muaj shumë pozitiv por dhe një muaj me shumë ndryshime në lidhje me punën tuaj. Do iu realizohen disa ëndrra që më parë i kishit të pamundura. por tani e në vazhdim, shumë mundësi dhe mjaft shanse do t’ju dalin përpara. Do ta keni shumë herë më të lehtë realizimin e planeve dhe objektivat që i keni vënë vetes. Nga data 19 e në vazhdim ku Neptuni kthehet në rrugëtimin e tij të drejtë, ju ndihmon shumë me mbyllje të çdo problemi që mund të keni pasur me të kaluarën tuaj, por njëkohësisht mund të bëni plane për të ardhmen sepse është periudhë ideale. Pra fati është me ju.
Dashuria. Në aspektin sentimental mund të themi se keni shumë mundësi që të ndryshoni në këtë drejtim, sepse keni shumë ndikime nga më të mirat. Do të vendosni për jetën sidomos deri me datë 12, ku Afërdita do të jetë në shigjetar dhe Marsi në ujor. Kjo ju ndihmon shumë nga data 9 e në vazhdim. Vetëm pak kujdes do të bëni nga data 14 ku kemi hënën e plotë në dem. Këtu bëni pak kujdes plus minus 2 ditë. Në përgjithësi është muaj pozitiv me lidhje të reja dhe me njohje të reja.
Demi
Demë të dashur, jeni në muajin më të mirë. Ju sjell lajme të këndshme dhe dashuri të sinqertë, por jo vetem. Mund të rregulloni çështje nga më të ndërlikuarat. Do iu stabilizohet puna dhe ekonomia. Duke filluar nga data 7 deri me datë 12 është shumë mirë të bëni biseda pune për ju që jeni në kërkim të një pune të re apo për ndonjë ndryshim në këtë aspekt. Është mirë që ta nisni në këtë periudhë sepse ju ndihmon një gjë e tillë. Planeti juaj kryesor Aferdita, deri me datë 12 është në shigjetar dhe ju rrezaton në të mirën tuaj. Si rrjedhojë shumë shanse do të keni në këtë aspekt. Për ju që keni pasur probleme ligjore dhe akoma nuk keni gjetur zgjidhje, është mirë që këtë periudhë ta stabilizoni situatën. Veçanërisht ju të 10-ditëshit të dytë duket se jeni me shumë fat në këtë drejtim. Edhe Merkuri në 15-ditëshin e dytë të këtij muaji që ndodhet në shigjetar do ju hapë rrugët drejt suksesit dhe mundësi të reja pune. Kjo periudhë lidhet shumë me biznesin dhe investime të ndryshme që mund të keni. Hëna e re që realizohet me datë 29 në shigjetar,do të thotë që gjithçka me të kaluarën e keni të mbyllur dhe do të shikoni përpara. Do iu realizohen çështjet që më parë nuk do zgjidheshin dot.
Dashuria. Në aspektin sentimental mund të themi se i keni të gjitha mundesite për të një lidhje, të merrni një vendim të rëndësishëm për jetën. Ju që jeni në dilemë, ështe një mundësi ideale në realizimi të anës sentimentale. Për ju që mund të keni pasur ndonjë ndarje tani kohët e fundit, meqenëse Afërdita planeti i dashurisë sjell shumë ndryshime, mundohuni të përfitoni në këtë drejtim të paktën deri me datë 12. Bëni pak kujdes në hënën e plote të datës 14. Mundohuni të anashkaloni debatet, sepse vështirë se i rregulloni lidhjet që me kaq mund i keni ndërtuar. Për beqarët është mirë që javën e parë të këtij muaji të beni takime, njohje të reja se ia vlen.
Binjakët
Binjakë të dashur, që në fillim të këtij muaji, do të duket ndriçimi i rrezeve të suksesit në punën tuaj dhe jo vetëm. Me shumë fat dukeni ju që keni lindur në datat 1, 3, 5, 7, 11, 13, 15, 17, 22, 25 dhe 28. Keni shumë shanse në këtë muaj të beni realitet stabilizimin e punës suaj dhe atë ekonomik. Në lidhje me ekonominë keni pasur disa probleme në çështje ligjore, por nga ky muaj që sapo ka filluar do të ecni me këmbë në tokë dhe shumë gjëra kanë për t’u mbyllur pa asnjë problem shqetësues. Afërdita, planeti i ekonomisë ju ndihmon deri me datë 12. Edhe Afërdita u jep zgjidhje dilemave në lidhje me punën. Po ashtu edhe Merkuri në të njëjtën shenjë ju ndihmon shumë në mbyllje të gjithçkaje që lidhet me punën dhe me ekonominë. Nga data 9 e në vazhdim, me Marsin në ujor nga data 29 e me Hënën e re në shigjetar, do të jeni me shume fat dhe shumë mundësi do të keni në vazhdim. Fati është me ju, do të shikoni se suprizat nuk do të mungojnë.
Dashuria. Në aspektin sentimental mund të themi se ju të 10-ditëshit të parë dhe të tretë, jeni me shumë fat sepse do ju duhet të merrni vendime dhe do iu realizohet një dëshirë e madhe në lidhje me një njohje që prej shumë kohësh e prisni. Për ju që jeni në kërkim të një njohjeje të re apo në lidhje me një çështje të vjetër është e mundur që kjo lidhje të jetë e ardhmja juaj.
Gaforrja
Jeni në muajin e ndryshimeve ekonomike, të ndryshimeve të rëndësishme në jetën tuaj. Jeni në pritje të një lajmi pune që e merrni dhe i keni mundësite për stabilizim në punë dhe në ekonomi, sidomos ju që keni të bëni me udhëtime pune me jashtë apo për ju që jeni në vende kyçe. Fati këtë muaj do t‘ju buzëqeshë dhe shumë sukses keni për të pasur. Merkuri deri me datë 12 në shigjetar ju jep lajmet më të mira e më ideale në punën tuaj. Një bisedë mes punëdhënësve dhe punëmarrësve është më se e mundur të realizohet me sukses, sepse djersa juaj asnjëherë nuk shkon dëm. Do të dini shume mirë të stabilizoni punën tuaj në këtë drejtim, por është një moment shumë i mirë tani. Nga data 12 e tutje do të keni shumë sukses në lidhje me punën dhe në ekonomi. Do të mbyllni një çështje bankare që keni kohë që ju prish terezinë. Nga ky muaj e në vazhdim gjithçka do të jetë në anën më të mirë tuajën dhe shumë e shumë shanse të tjera do të keni në vazhdim. Mesa duket keni disa surpriza pune ju të lindurit në datat 14, 17, 19, 22, 26 dhe 29. Keni një suprize që lidhet me jashtë dhe ndonjë punë sezonale pse jo. Keni gjithçka ju duhet për të ecur të sigurt përpara si në punë dhe në ekonomi. Vetëm pak vëmendje në Hënën e plotë që kemi me datë 14 në dem. Është mirë të anashkalojmë takimet apo firmosje kontratash. Në përgjithësi shikohet një muaj shumë frytëdhënës dhe i mbarë në këtë drejtim.
Dashuria. Në dashuri mund të themi së gjithçka varet nga ju në lidhje me anën shpirtërore. Mirë është që në datën 23 deri në fund të muajit të merrni vendime për jetën dhe jo për momentin. Për beqarët, është mirë që pas datës 15, të bëni biseda serioze.
Luani
Luanë të dashur, në këtë muaj do ju duhet medoemos të merrni vendime që lidhen me punën, me ekonominë dhe me udhëtimet. Por për sa i përket punës, vendimet që do të merrni mund të mos jenë dhe aq pozitive, por më vonë do të shikoni se sa mirë dhe sa të fituar do të jeni. Kjo nuk do të thotë se një lëvizje që mund të bëni në këtë bëhet problem nesër, por është koha që nuk do të donit, sepse do të keni shumë punë dhe lodhje. Kjo lodhje më vonë do të jetë kënaqësi dhe do të shijoni jetën tuaj në ekonomi e në punë. Shfrytëzoni çdo mundësi që do t‘ju vijë këtë periudhë, sepse është themeli i së ardhmes. Ju i keni të gjitha mundësitë për t‘i realizuar në kohë. Kjo ju ndihmon shumë në çështjet ekonomike, sidomos deri me datë 12, ku Afërdita planeti i ekonomisë dhe i dashurisë ju jep rrezatimin më ideal në vazhdim të planeve që i keni vënë vetes dhe do të keni shansin dhe fatin në nisma të reja. Kjo mund të ndodhë mbas datës 19, ku Neptuni vazhdon rrugëtimin e tij të drejtë ku shumë dyer do ju hapen në ekonomi dhe punë. Sidomos ju që keni pasur probleme me punën dhe ekonominë në të kaluaren. Nga kjo periudhë e në vazhdim do të keni zgjidhje.
Dashuria. Në aspektin sentimental mund të themi se në këtë muaj nëntor, në pjesën më të madhe të muajit, e keni ju në dorë fatin e jetës, sidomos ju qe keni lidhje apo njohje me dash, binjakë, akrep, virgjëreshë dhe ujor. Jeni me shumë fat se mbyllni një kapitull njohjeje dhe lidhjeje dhe hapni një kapitull të ri, atë të dashurisë e të ardhmes familjare, sidomos mbas datës 19 dhe 29 me Hënën e re në shigjetar, suprizat nuk do t‘ju mungojnë.
Virgjeresha
Virgjëresha të dashura, ky muaj sjell në dyert tuaja shumë shanse, shume raste ideale në lidhje me ekonominë dhe punën, sidomos një gezim që prej kohësh e prisni. Ndryshimi i punës suaj në profilin tuaj dhe ngritje në detyrë, sidomos ju qe keni lindur në 10 ditëshin e dytë dhe të tretë jeni me shumë fat. Në këtë muaj për të gjithë ju te kësaj shenje, kush më shumë e kush më pak, shansin e keni në këtë muaj. Por gjithashtu nëse doni të vendosni për firmosje të një kontrate apo marrëveshjeje është mirë qe t‘i realizoni në datat 7 deri me 12 dhe 19 deri me 29. Do të keni shumë shanse të mëdha në këtë drejtim, sepse fati ju ndihmon dhe shumë mundesi të reja do të vijnë. Për ju që jeni në pritje për një vizë me jashtë apo në lidhje me dokumenta me jashtë, fati është me ju këtë muaj. Është mirë që të bëni pak kujdes këto dy ditë me Hënën e plotë që realizohet me datë 14 në dem, sepse ketu mund të keni ndonjë ngatërresë në punë apo ndonjë keqkuptim mes kolegëve. Ky muaj për ju të kesaj shenje është muaj perfekt për të kursyer dhe për të investuar. Bëni pak kujdes se në këtë kohe, data 19 dhe 28 mund të keni shumë punë dhe oferta dhe nëse nuk jeni gati t’ju pergjigjeni, mund të humbisni dhe punën që keni stabilizuar. Pra pak e saktë.
Dashuria. Në aspektin sentimental, një muaj ideal dhe shumë shanse për beqarët sepse fati ka menduar edhe për ju. Këtë muaj, njohjet, lidhjet, është mirë që t’i beni serioze. Periudha 19 – 29 është koha ideale ku një njohje kthehet në lidhje serioze.
Peshorja
Për ju të shenjës së peshores, nëntori i këtij viti do të jetë shumë herë më i mirë se nëntori i kaluar. Në shumë drejtime si në pune dhe në marrëveshje të ndryshme të lëna pezull më pare, ky muaj ju realizon ëndrrën të lënë në sirtar me ndihmesën e Merkurit. Nga data 12 e tutje ju jep shpresë në çdo drejtim apo nismë që ju merrni. Mund të bëni takime me persona që lidhen me biznesin tuaj, persona që janë jashtë dhe keni bashkëpunime. Është një muaj që mund të ketë dhe rritje ekonomike dhe kontrata të reja që jane më se të realizueshme. Marsi me datë 9 që futet në ujor, ju ndihmon në çeshtje që kishit vonesa dhe që nuk ju realizoheshin më parë, tani marrin fund dhe jo vetëm. I keni të gjitha mundësitë për diçka të tille por dhe jo vetëm kaq. Keni disa shanse që ju nuk i prisnit, ato ekonomike në lidhje me një pasuri të paluajteshme, ju realizohen disa dokumenta. Është periudhë perfekte për ju të kësaj shenje në lidhje me ekonomine edhe pse më pare mund të kishit vështirësi. Tani e tutje shikohet se veshtirësitë janë pjesë e së kaluarës dhe jo të tashmes. Mundësi të reja do ju shfaqen në vazhdim. Pak kujdes me datën e Hënës së plotë në dem në datat 13, 14, 15 dhe 16. Është mirë qe mos merrni apo jepni para.
Dashuria. Në anën sentimentale shikohen ndryshime të mëdha në të mirën tuaj. Mund të themi që ju të 10-ditëshit të parë dhe të 3-të jeni me fat sepse një lidhje e re apo njohje bëhet realitet në jetën tuaj dhe ka jetëgjatësi në të ardhmen. Për ju që keni problem me shtatzëni apo nuk keni nisur diçka akoma, ky muaj është mjaft pozitiv dhe shumë ideal për raste të tilla.
Akrepi
Muaji juaj, muaji ideal meqenëse jeni me nxitim këtë muaj, sepse shumë gjëra do të dëshironit t‘i mbyllnit me fillimin e muajit. Por është mirë që të bëni pak durim deri në 15-ditëshin e dytë të ketij muaji, sepse fati është në dorën tuaj dhe jo vetëm. Do ju hapen shumë shanse dhe mjaft oferta pune. Për ju që jeni në kërkim të një pune të re, bëni takime në datat 7, 9, 11, 14, 19, 22, 27, 29. Janë pikërisht këto data që ju merrni zgjidhje në problemet që mund të keni në aspektin e punës dhe stabilizimit të ekonomisë. Që në fillim të muajit e keni nisur shumë mirë dhe më mirë do ta keni në vazhdim me datë 19 ku Neptuni kthehet në rrugë të drejtë. Ju jepet mundësia me ccështjet që kanë të bëjnë me dokummenta jashtë apo diccka të re që lidhet me anën e punës suaj. I keni vënë në vijë gjërat dhe shumë mundësi të reja do të lindin gjatë këtij muaji në shtimin e të ardhurave te juaja.
Dashuria. Në anën sentimentale keni mundësi të merrni vendime të rëndësishme deri me datë 12 ku planeti i komunikimit Merkuri do të qëndrojë në shenjen tuaj. Bëni takime, merrni vendime për të ardhmen. Për ju që keni një njohje apo lidhje është mire që ta beni serioze në këtë periudhë. Për ju që keni lidhje më shumë se 2 vjet, është mire qe të merrni vendime në këtë muaj. Mos e humbisni këtë rast!
Shigjetari
Ndikimet dhe mendimet që keni në lidhje me punën janë në anën më të mire dhe kuptimi i çështjeve që doni të realizoni është më se e mundur t‘ja arrini qellimit tuaj. Kjo është diçka shume pozitive dhe mjaft me fat për ju sepse mbyllni një kapitull shumë të vështirë në anën e punës dhe të ekonomisë. Duke filluar nga ky muaj e në vazhdim mundësite nuk do ju mungojnë, por do keni fillime të reja në biznes. Në ekonomi do të keni ngritje, nga një punë e re e papritur e lënë në harresë. Kjo punë e re do ju japë edhe përfitimet e duhura për të shkuar përpara. Në lidhje me punën keni shume shanse. Jeni vetë ju që mund të bëni diferencën. Kjo do ju ndihmojë që të ecni me hap të sigurt drejt së ardhmes. Për ju që nuk keni punë stabël, është mirë nga data 7 deri me datë 12, ku Afërdita u jep një shtysë të mire për të bëre të mundur gjetjen e një pune stabël dhe një ekonomie të ekuilibruar. Është një muaj i begatë për ju të kësaj shenje, sepse përgatiteni për kohën në vazhdim. Do ja dilni me sukses në këtë aspekt.
Dashuria. Në aspektin sentimental mund të themi se do ja dilni dhe i keni të gjitha mundësitë për t‘ja arritur qëllimit tuaj. Në lidhje me i/e dashurën tuaj është mirë që të vendosni për të ardhmen, pikërisht në këtë muaj. Është një muaj ideal dhe shumë pozitiv për jetën tuaj, për mundësitë dhe shumë e shumë kënaqësi të jetës.
Bricjapi
Për ju të kësaj shenje, duket se ky muaj ju ve në dukje disa vonesa nga e kaluara si në lidhje me çështjet e punës dhe ato ekonomike. Në këtë muaj, dita ditës do ju realizohet gjithçka keni në planin tuaj apo në objektivat që i keni vënë vetes. Është një muaj që ndihmon shumë në mbyllje të çështjeve që lidhen me të kaluarën dhe jo vetëm. Është pikërisht ky muaj, i cili do ju japë mundin e humbur, harxhimet e ndryshme që keni bërë në lidhje me punën. Gjithçka mund t‘ju stabilizohet pikërisht në këtë muaj sidomos nga data 7 e në vazhdim, i keni mundësitë të kërkoni një takim të rëndësishëm pune apo një rritje rroge. Mundësitë janë dhe do të shikoni që ju bëhen realitet me Afërditën në shenjën tuaj, nga data 12 e në vazhdim do ju realizohen ato plane që më parë ishte e pamundur apo një ccështje ekonomike me problem, është mëse e mundur t‘ju realizohet dhe të keni një stabilizim ekonomik te qëndrueshëm në kohë dhe jo në moment. Duhet të bëni pak kujdes diku aty në datat 13, 14 dhe 15, ku kemi hënën e plotë në dem. Është mirë që të anashkalojmë firmosje dokumentash apo çështje që lidhen me ekonominë e me bankat. Anashkaloni këto data, për takime, firmosje dhe banka.
Dashuria. Në aspektin sentimental mund t‘ju themi se jeni në anën më të mire të mundshme për një njohje të re, që ka gjasa të shkojë deri në martesë për ju që jeni në njohje. Mundësitë janë për të vazhduar më tej, mos humbisni shanset që ky muaj ju ofron me kujdes dhe çiltërsi. Dashurinë e keni fituar.
Ujori
Për ju ujorë të dashur, nëntori është me shumë supriza dhe me shumë gëzime në fusha të ndryshme si në punë dhe për ju që jeni në kërkim të një pune, për ju që keni problem në ekonomi keni stabilizime. Një rëndësi e veçantë nga dokumente të ndryshme që mund t‘i merrni e shume supriza të tjera që do t’i zbuloni gjatë muajit nëntor deri me datën 12, Afërdita në shigjetar do të jetë afër jush dhe do ju ndihmojë në ekonomi dhe në punë. Vetëm pak kujdes në lidhje me ndonjë grindje që mund t’ju shkaktohet në pune për arsye vonesash. Këtu është mirë që të jeni pak të kujdesshëm dhe shanset do të jenë në anën tuaj. Nga data 12 e më tutje, ku Merkuri do të ndodhet në shigjetar do ju ndihmojë në marrje vendimesh në planet që vetë ju keni vendosur. Mirë do bënit nëse ju jepet mundësia. Në këtë periudhë mund të bëni fillime të reja, bashkëpunime apo dhe firmosje kontratash të ndryshme. Kjo ju ndihmon sepse çdo gjë që bëni në këto data, ka lidhje me të ardhmen dhe do të keni shumë përfitime nga puna dhe shanse të reja në vazhdim.
Dashuria. Në anën sentimentale shikohet një muaj perfekt për ju të kësaj shenje që keni lindur në datat 1, 4, 6, 11, 13, 15, 22, 24 dhe 28, është mirë nëse keni lidhje me dash, peshore, akrep, peshk, mund të merrni vendime shumë të rëndësishme për jetën. Mos e lini mbas dore se këtë mundësi që keni në këtë muaj, nuk do ta keni me vonë. Do prisni 2020 që t‘ju realizohet një trekëndësh i tillë astrologjik në shenjën tuaj.
Peshqit
Për ju të kesaj shenje, mund t’ju them se fillimi i nëntorit, do të luajë një rol kryesor në lidhje me punën dhe me ekonominë sidomos në nisma të reja. Është një mundësi e mirë për ju që keni pasur problem me punë, me çështje ligjore që akoma nuk janë zgjidhur, por i keni mundesitë për t’i realizuar me sukses. Në kohë të caktuar është më se e mundur edhe pse keni shumë punë, shumë ndikime nga të tretë, lodhje të madhe. Por një gjë të dini, se dita–ditës, gjithçka do të marrë një drejtim tjetër. Në lidhje me ekonominë, ju që keni lindur në 10-ditëshin e dytë dhe të tretë jeni me fat, sepse do të keni disa ndryshime që janë në të mirën tuaj dhe shumë mundësi që do ju japë fati. Pikërisht në 15 ditëshin e dytë, fati është me ju, por dhe për ju që nuk jeni të punesuar dhe jeni në kërkim të një pune të sigurt, është mirë që të bëni përçapje në datat 9 deri në datë 12, ku do të keni shumë ndihmesa nga të tretë. Po ashtu në datat 23 dhe 29, ku me datë 29 kemi hënën e re në shigjetar. Kjo ju ndihmon jashtë mase për të marrë vendime shumë të rëndësishme, në lidhje me biznesin tuaj dhe në lidhje me investime në biznes. Por kjo kërkon pak këmbëngulje.
Dashuria. Në aspektin sentimental, mund të them se keni mjaft shanse në lidhje të reja për ju që nuk keni një lidhje të sigurt, apo keni pasur debate në lidhjen tuaj. Ky muaj vjen për ju si ndërmjetës në çdo fushë që ju kërkoni ndihmë. Do ta keni për të stabilizuar jetën tuaj sentimentale, por dhe një lidhje të vjetër që akoma nuk e keni kuptuar, sepse u ndatë. Kjo vjen për ju që e keni pasur një problem të tille për të plotësuar pazëllin e jetës suaj dhe vazhdimësinë drejt së ardhmes.