Kjo javë është e pasur në aspekte astrologjike dhe fillon me kthimin në kurs retrogradë të Mërkurit në datën 5 të muajit, i cili do të sjellë pengesa, anulime dhe vështirësi në komunikim. Mos harrojmë se nuk nënshkruajmë kontratë dhe bashkëpunime të reja, por mund të rishikojmë dhe të rregullojmë çështje dhe gjëra të lëna pezull nga e kaluara. Në datën 6 Urani hyn përfundimisht në shenjën e Demit, ku do të qëndrojë deri në prill të 2026 dhe do të sjellë përveç të tjerave, kryesisht ndryshime në sistemin financiar botëror, diçka që do të ndikojë dhe në financat tona. Të njëjtën ditë zhvillohet dhe Hëna e re në shenjën e Peshqve, e cila do të na mbush me romantizëm dhe fantazi. Është mjaft pozitive për krijimtari artistike, për të dhënë ndihmën tonë tek njerëz që vërtet kanë nevojë dhe për të kaluar momente romantike me të dashurit. Në jetën sentimentale do të shikojmë se persona nga e kaluara do të kthehen dhe do bëjnë premtime të mëdha, të cilat nuk duhet t’i besojmë. Gjithsesi mirë është të jetojmë momentin pa shumë ëndrra dhe duke mbajtur shportë të vogël ndaj premtimeve që do të na japin të tjerët. Në sferën financiare shmangni çdo investim apo marrëveshje ekonomike. Në fund të javës do të kemi mundësinë të shikojmë gjërat pak më me realizëm dhe të shndërrojmë çdo energji negative në pozitive, në qoftë se dëshirojmë.
DASHI
Përqëndrohuni në biznesin dhe karrierën tuaj dhe kujdesuni për zhvillimin e saj me qëllim arritjen e suksesit. Në marrëdhëniet dhe në komunikim me kolegët apo eprorët, mund të shikoni mungesa apo gabime, është momenti t’i korrigjoni dhe është e domosdoshme t’i shikoni gjërat me realitet. Me kalimin e Uranit në sferën financiare për ju, do të keni raste dhe shanse për të rritur të ardhurat dhe fitimet, por njëkohësisht duhet të jeni mjaft parashikues dhe të bëni një menaxhim të mirë, pasi nuk do të mungoj pastabiliteti.
DEMI
Me Hënën e re në shenjën e Peshqve jeta juaj sociale arrin në kulm. Do të tërhiqni vëmendjen e të tjerëve me sharmin tuaj dhe do të keni mundësinë jo vetëm të krijoni miq të rinj, por dhe të takoni dashurinë. Ju që gjendeni në një marrëdhënie do të duhet të merrni vendime. Në fund të javës energjia juaj përqëndrohet në fushën profesionale, duke ju dhënë mundësinë të forconi themelet në këtë drejtim. Me kalimin e Uranit përfundimisht në shenjën tuaj dhe qëndrimin e tij deri në prill të 2026, fillon për ju një periudhë e re plot ndryshime në të gjitha drejtimet. Në fazë të parë ndikoheni ju të lindurit në ditët e para të shenjës, të cilët do të doni të bëni ndryshime themelore në jetën tuaj. Rinovoni planet tuaja dhe veproni për realizimin e tyre, por mos bëni për momentin ndryshime në fushën profesionale në qoftë se nuk jeni të sigurt për zhvillimin normal të tyre.
BINJAKËT
Me Hënën e re në shenjën e Peshqve, në datën 6 të muajit, është e domosdoshme t’i shikoni gjërat me realizëm dhe në përmasat e tyre të vërteta, veçanërisht në fushën profesionale. Hëna e re ndikon kryesisht të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës duke vendosur theksin tek të lindurit rreth datave 5-7 qershor. Gjëra që deri tani nuk i dinit apo nuk i njihnit do të dalin në sipërfaqe dhe do t’ju detyrojnë të filloni të projektoni një itinerar të ri në jetën tuaj. Në jetën sentimentale do të keni mundësinë të takoni persona të rinj apo nga e kaluara dhe të jetoni momente të veçanta dashurie dhe romantizmi. Jetoni momentin dhe të jeni të përmbajtur për të nesërmen. Nuk do të mungojnë zhgënjimi dhe depresioni për disa të tjerë, por shumë shpejt do të gjeni ritmet apo forcën për të kaluar më poshtë.
GAFORRJA
Hëna e re në shenjën miqësore të Peshqve hap për ju horizonte dhe interesa të reja. Do të keni mundësinë të shënoni fitore në fushën profesionale dhe shumë nga çështjet që ju preokupojnë do të marrin zgjidhjen që dëshironi, pavarësisht nga pengesat ekzistuese. Universi do të sjellë për ju shanse për rritjen e të ardhurave por dhe udhëtime ndoshta për arsye profesionale, të cilat ju do t’i kombinoni dhe me momente të bukura romantike. Për sa i përket jetës sentimentale Hëna e re ju premton dashuri dhe romantizëm, kujdes ju të lidhurit e shenjës mos kaloni kufijtë në qoftë se hyni në një histori të re. Nga data 10 e muajit do të eleminoni pasigurinë që ndjenit dhe që ju vështirësonte deri tani në përballimin e situatave.
LUANI
Kalimi i Uranit në shenjën e Demit shënon për ju fillimin e një periudhe me ndryshime, kryesisht në fushën profesionale dhe për momentin ndikon ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Gjendeni në fazën që mund të bëni dhe mund të përmirësoni shumë gjëra në të gjitha fushat. Ndoshta për pak do të ndjeni se gjërat frenohen në biznesin apo punën tuaj, është momenti i duhur të gjeni se ku janë gabimet dhe t’i korrigjoni ato. Hëna e re në datën 6 të muajit nxjerr në pah detyrime financiare lidhur me të tjerët, bashkëpunëtorët, bankat apo tatimet dhe favorizon rregullimin e tyre. Shmangni investimet dhe kontratat e reja.
VIRGJËRESHA
Gjatë kësaj jave gjërat do të duken shumë të bukura plot ngjyra dhe aromë. Jeta do t’ju buzëqesh duke ju ofruar momente dashurie dhe romantike me persona të rinj apo persona të së kaluarës, të cilët do të duan të rikthehen në jetën tuaj me premtime të mëdha. Hetoni mirë situatën dhe të jeni të përmbajtur, pasi më vonë mund të ndjeheni të zhgënjyer. Me guvernatorin tuaj Mërkurin në kurs retrogradë nuk do të mungojnë pengesat dhe anulimet, por është momenti i përshtatshëm për të bërë një rishikim dhe një rivlerësim të situatës dhe të gjërave të deri tanishme. Hëna e re ndikon kryesisht të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës (rreth datave 7-9 shtator). Ndërsa për ju të lindurit në ditët e para të shenjës fillon një periudhë rinovimi me ndryshime pozitive, gjatë së cilës do të hapen perspektiva të reja dhe do të njihni persona të rinj.
PESHORJA
Prej 6 marsit fillon për ju, veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës, një periudhë e qetë me stabilitet në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, me përjashtim ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë, të cilët gjendeni përpara vështirësive dhe ndryshimeve të thella në sferën familjare dhe profesionale. Lodhje, vështirësi dhe probleme në ambientin e punës do të nxjerr në pah Hëna e re në datën 6 të muajit. Kujdesuni për shëndetin pasi do të jeni të ndjeshëm ndaj virozave të gripit.
AKREPI
Të mrekullueshme janë gjërat për ju gjatë kësaj jave, pasi para dhe dashuri ju premton ajo. Hëna e re në shenjën miqësore të Peshqve dhe në shtëpinë tuaj të pestë, e cila favorizon kryesisht të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës, do t’ju sjellë shanse për momente të bukura dhe romantike me të dashurit tuaj. Shumë prej jush do të filloni një histori të re dashurie, ndërsa disa të tjerë do të përjetojnë me gëzim kthimin e një dashurie nga e kaluara. Gjatë kësaj periudhe do të ndiheni me fat dhe do të jeni mjaft krijues. Me kalimin e Uranit përballë jush ju të lindurit në ditët e para të shenjës do të bëni ndryshime, përmes të cilave do të rinovoheni dhe do të zhvilloheni.
SHIGJETARI
Me Hënën e re në datën 6 të muajit duhet të jeni të kujdesshëm ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës (rreth datave 6-8 dhjetor), pasi situata nuk është edhe kaq ideale sa duket. Disa prej jush mund të keni sugjerime të reja nga bashkëpunëtorë të së kaluarës, hetoni mirë kushtet dhe mos besoni gjithë premtimet e tyre përpara se të vendosni. Disa të tjerë do të keni probleme në ambientin familjar, të cilat mund të ndikojnë negativisht në psikologjinë tuaj. Me vështrim më realist dhe me lëvizje të sigurta do të gjeni zgjidhje për ato që ju preokupojnë. Ndryshime në ambientin e punës do të keni ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës, ndërsa fat dhe shanse për zhvillim ju të lindurit në dhjetëditëshin e tretë.
BRICJAPI
Më kalimin e Uranit në shenjën miqësore të Demit, ju të lindurit në ditët e para të shenjës do të keni mundësinë të rinovoheni, të zgjidhni probleme të së kaluarës dhe të bëni ndryshime pozitive në jetën tuaj. Me Hënën e re në datën 6, e cila ndikon kryesisht të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës, do të harroni për pak programin tuaj strikt dhe do të çliroheni nga gjithë ato vështirësi që keni kaluar nga fillimi i vitit. Do të jeni të favorizuar, do të keni mundësinë të relaksoheni, por njëkohësisht do të ndjeheni mjaft krijues gjatë kësaj jave. Duke qenë mjaft social do të kaloni momente të veçanta romantike me miq dhe të dashur.
UJORI
Kalimi i Uranit në shenjën e Demit do t’ju nxjerr nga rutina dhe nuk do t’ju lerë aspak të mërziteni ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Me guvernatorin tuaj vetëm ndryshime pozitive mund të keni. Duke qenë mjaft social dhe me Venusin në shenjën tuaj do të jetë e lehtë të takoni dashurinë. Kjo javë ju jep mundësinë të realizoni mjaft gjëra nga projektet apo planet që keni, por duhet të jeni të kujdesshëm në bisedime dhe kontaktet intime që do të keni, sepse pas premtimeve që do t’ju bëhen mund të fshihen qëllime të tjera. Kujdes në ruajtjen e gjërave dhe të objekteve tuaja, të jeni vigjilent.
PESHQIT
Jeni protagonistët e javës jo vetëm nga fakti se Hëna e re zhvillohet në shenjën tuaj, por edhe pse kjo Hënë ka karakteristikat e një historie kinematografike romantike. Do të përjetoni momente të veçanta dashurie dhe romantizmi, të cilat do t’ju ripërtërijnë. Disa do të përjetojnë fillimin e një historie të re, ndërsa të tjerë kthimin e një dashurie nga e kaluara. Nuk do të mungojnë dhe rastet ku do të keni probleme në marrëdhëniet e tyre. Gjithsesi do të këshilloja të jeni të përmbajtur ndaj premtimeve që do t’ju bëhen apo ju do të bëni tek të tjerët. Kalimi e Uranit në shenjën e Demit premton lajme të reja, ndryshime në mënyrën e mendimit dhe udhëtime për ju të lindurit në ditët e para të shenjës. /revistawho.com