Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dolce goditi Albën, por nga shtëpia u largua….! Vendimi që ndezi revoltën në rrjet 27/12/2025
“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre 26/12/2025
BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani! 26/12/2025
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve 26/12/2025
“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes! 26/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Horoskopi për javën 6-13 janar dhe eklipsi i hënës

06/01/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 6 mins read
A A
Horoskopi për javën 6-13 janar dhe eklipsi i hënës

Ngjarja kryesore dhe përcaktuese për javën është eklipsi i hënës në datën 10 janar, i cili ndikon kryesisht përfaqësuesit e shenjës së Bricjapit, Gaforres, Dashit dhe Peshores, të lindur në fund të dhjetëditëshit të dytë dhe në fillim të të tretit. Jashtë loje nuk do të ngelen as përfaqësuesit e Demit  dhe të Virgjëreshës të lindur në të njëjtën periudhë që është përmendur më lart. Ky eklips përcakton zhvillimin e ngjarjeve gjatë gjithë gjashtëmujorit që vijon në fushën që do të përmendet për çdo shenjë më poshtë, prandaj lexoni jo vetëm parashikimet për shenjën tuaj, por dhe parashikimet për shenjën e ashendentit, i cili ka të bëj me orën tuaj të lindjes. Ky eklips përcakton dhe ngjarjet sociale dhe politike në botë si dhe fenomene fizike dhe natyrore që do të ndodhin gjatë gjashtë mujorit e ku do të jetë një periudhë mjaft e vështirë nga 15 shkurti  deri në fund të marsit. Kemi të bëjmë me fundin e një epoke dhe fillimin e një të reje, e cila saktë do të jetë më e mirë, por nuk mund të vij pa sakrifica. Jemi dëshimtarë  të ngjarjeve që ndodhin në Lindjen e Mesme dhe në Australi dhe fatkeqësisht historia nuk ndalon këtu.





DASHI

Përqendrohuni në çështjet lidhur me shtëpinë pa lënë pas dore karrierën tuaj, e cila do të jetë dhe tema kryesore e këtij viti. Gjeni zgjidhje për disa nga çështjet që ju preokupojnë që në disa raste janë fenomene të psikologjisë suaj dhe jo të realitetit. Njëkohësisht kjo periudhë ju ndihmon të veproni dhe të merreni me veten tuaj. Do të ndiheni të tensionuar dhe nën presion ju të lindurit rreth datave 9-14 prill.


DEMI

Do të duhet të merrni vendime për akset kryesore të jetës, për të cilat zhvillimin e ngjarjeve do t’i shikoni të rrjedhin në gjashtëmujorin e parë. Mos lejoni që tensioni apo presioni që do të ndjeni të bëhet shkak për vendime të nxituara. Merrni kohën e duhur dhe vendosni pas të martës 14/1. Vendimet që do të duhet të merrni mund të kenë të bëjnë me jetën personale apo profesionale. Ndikoheni kryesisht dhe me aspekte pozitive të lindurit rreth datave 10-15 maj.

BINJAKËT

Eklipsi vendos theksin në financat tuaj dhe veçanërisht ato që kanë të bëjnë me pronën apo me arritjet tuaja. Disa prej jush ndoshta do të jenë të preokupuar me detyrime ndaj bankave, tatimeve apo bashkëpuntorëve. Shmangni kredit bankare gjatë kësaj jave dhe fillimit të javës që vjen dhe kujdes në çdo gjë që do të firmosni. Zhvillimi i një çështjeje personale apo erotike do të jetë shkak për gjendjen tuaj psikologjike.

GAFORRJA

Eklipsi në shenjën tuaj ju sjell përballë me situata lidhur me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Gjërat janë jashtë kontrollit tuaj, thjesht duhet t’i pranoni dhe të shmangni tensionet apo konfliktet që do të lindin. Disa do të mbyllin një kapitull dhe të tjerë do të hapin një të ri. Një drejtim të caktuar mund të marrin dhe disa nga problemet tuaj financiare gjate këtyre ditëve. Ndikoheni kryesisht të lindurit rreth datave 11-17 korrik.

LUANI

Gjeni kohën të shplodheni, kujdesuni për shëndetin dhe shmangni fobitë që ju shqetësojnë kohët e fundit. Bëni një rishikim të gjithë veprimtarisë suaj dhe gjeni ku janë shkaqet e pengesave kryesore. Jepini vetes kohën e duhur dhe bëni bisedat dhe kontaktet që duhen për financat tuaja, çështjet do të gjejnë zgjidhje.

VIRGJËRESHA

Është një periudhë dinamike për ju, për jetën tuaj personale, por dhe për planet tuaja profesionale. Eklipsi i Hënës në datën 10/1, i cili ndikon kryesisht të lindurit rreth datave 12 – 17 shtator, krijon aspekt pozitiv me ju, megjithatë është e këshillueshme të mos merrni vendime nga e shtuna deri në fillim të javës që vjen. Shikoni gjërat me realitet dhe pastaj mund të bëni ndryshimet e duhura.

PESHORJA

Përsa i përket problemeve dhe çështjeve lidhur me shtëpinë dhe familjen tuaj erdhi momenti t’u jepet një zgjidhje dhe disa apo ato që janë kryesore, të marrin fund. Të preokupuar pas tyre, mos lini pas dore karrierën apo punën tuaj, e cila do të ketë pretendime dhe kërkesa të larta gjatë kësaj periudhe. Biseda dhe kontakte pozitive me kolegët apo njerëz nga puna juaj do të jenë ndihmë për ju. Ndikohen veçanërisht të lindurit rreth datave 12- 18 tetor.

AKREPI

Jeni gati të realizoni planet tuaja të mëdha dhe ndryshime të rëndësishme, por është e domosdoshme të shikoni detajet dhe mbi të gjitha personat me të cilët bashkëpunoni për realizimin e tyre. Kujdes në bashkëpunimet që mund të bëni gjatë këtyre ditëve, mos u nxitoni të firmosni dhe mos hyni në konflikte pasi është vështirë të ndryshoni kushtet apo rrethanat e krijuara më tej. Ngjarjet do të kenë karakter përfundimtar. Gjatë javës do t’ju preokupoj jeta juaj sentimentale dhe erotike.

SHIGJETARI

Me eklipsin e datës 10 janar financat tuaja kërkojnë kujdes të veçantë, pasi prej këtej vendoset dhe zhvillimi i tyre në gjashtëmujorin e parë. Disa prej jush do të gjejnë zgjidhje në problemet që kanë lidhur me to dhe disa të tjerë do të duan të bëjnë lëvizje apo investime, për të cilat është e këshillueshme të marrin kohën dhe të vendosin pak më vonë. Do të egzistojnë raste të mira për të përfituar në sferën financiare gjatë gjashtëmujorit të parë. Egzistojnë zgjidhje në pengesat që do të hasni dhe një nga ato është planifikimi dhe menaxhimi i mirë.

BRICJAPI

Pas Gaforres ju jeni protagonistët e eklipsit për të mos thënë se ju keni rolin kryesor. Gjithë ngjarjet e kanë burimin në shenjën tuaj pasi aty gjenden në këtë moment pjesa më e madhe e planetëve. Ndryshime rrënjësore për ju dhe për gjithë botën përcaktohen gjatë kësaj periudhe dhe gjatë këtij viti, të cilat kanë filluar që në 2008, por arrijnë të marrin drejtim përfundimtar këtu e dy vjet. Kështu ju të lindurit rreth datave 9 deri në 14 janar do të mbyllni një kapitull dhe do të kaloni më poshtë për të filluar diçka të re. Pranoni ndryshimet dhe shikoni me optimizëm të nesërmen, nuk ka kohë për rënie psikologjike. Krijohen kushte për jetën tuaj personale dhe për bashkëpunime, të cilat do të jenë fitimprurëse  për të ardhmen, mjaft të pranoni të renë dhe të mos insistoni tek situata që kanë treguar se nuk udhëheqin diku.

UJORI

Java ka detyrime dhe kërkesa përsa i përket fushës profesionale dhe krijon kushte për biseda të karakterit financiar me bashkëpuntorët tuaj. Madje për disa do të gjeni zgjidhje apo do të merrni ndihmë. Nga data 10 dhe deri në fillim të javës që vjen është mirë të merrni kohën për t’u qetësuar duke lënë gjërat të marrin vetë rrjedhën e duhur dhe më pas do të shikoni dhe do të vendosni. Mos hyni në biseda që mund të jenë shkak i prapaskenave që mund t’ju kushtojnë.

PESHQIT

Periudha është e përshtatshme për tu preokupuar me diçka që ju pëlqen apo diçka krijuese. E sigurt është se eklipsi i Hënës në 10 janar, i cili ndikon fuqimisht dhe me aspekte pozitive ndaj jush, vendos theksin në jetën tuaj personale, erotike dhe në marrëdhëniet tuaja. Kujdes në mënyrën se si do të trajtoni marrëdhëniet egzistuese në qoftë se jeni të interesuar për ruajtjen e tyre. Disa të tjerë do të kenë shanse të dashurohen apo të bëjnë një njohje që do të jetë fatale apo do të ndryshojë jetën e tyre./revistawho.com

 

Tags: 6-13 janarhoroskopi javorparashikimeshenjat
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dolce goditi Albën, por nga shtëpia u largua….! Vendimi që ndezi revoltën në rrjet
Breaking News

Dolce goditi Albën, por nga shtëpia u largua….! Vendimi që ndezi revoltën në rrjet

27/12/2025
“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre
Breaking News

“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre

26/12/2025
BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani!
Breaking News

BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani!

26/12/2025
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve

26/12/2025
“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes!
Breaking News

“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes!

26/12/2025
Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet 
Breaking News

Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet 

26/12/2025
Next Post
Zbulohet cila është e dashura e Arbër Çepanit, ja fotot e tyre bashkë

Zbulohet cila është e dashura e Arbër Çepanit, ja fotot e tyre bashkë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera