Në datën 8 Venusi kalon në shenjën e Akrepit dhe krijon tek ne nevojën për ndjenja më të thella. Jeta jonë erotike bëhet më pasionante dhe tendencat për xhelozi dhe kontroll më të theksuara. Ngjarja më e rëndësishme e kësaj periudhe është Hëna e plotë në shenjën e Dashit në datën 14 tetor, e cila ndikon kryesisht përfaqësuesit e shenjës së Gaforres, Bricjapit,Dashit dhe Peshores të lindur në fund të dhjetëditëshit të dytë dhe në fillim të dhjetëditëshit të tretë. Kjo Hënë e plotë do të na japë një ide apo do të na dërgojë një mesazh, me pak fjalë është një paralajmërim në lidhje me eklipsin e 10 janarit të 2020-tës. Situatat dhe marrëdhëniet që nuk kanë se çfarë të na ofrojnë do të marrin fund, duke i lënë vendin një cikli të ri që do të hapet.
DASHI
Ndoshta gjatë kësaj periudhe do të ndjeni pasiguri dhe vështirësi në negociatat që do të keni. Hëna e plotë në shenjën tuaj ju bën të palëkundshëm në vendimet tuaja dhe shton dinamizmin në pretendimet. Biznesi dhe karriera kërkojnë shumë prej jush dhe ju sjellin përballë me pengesa. Nuk përjashtohet mundësia që disa prej jush t’i japin fund një situate apo një marrëdhënieje. Megjithatë fati do të jetë pranë jush në momentin që do të keni nevojë. Në jetën tuaj sentimentale do të mbizotërojë zilia gjatë kësaj periudhe. Organizoni një udhëtim përmes së cilit do të vini më afër me të dashurit tuaj, apo do të takoni atje dashurinë tuaj.
DEMI
Prej datës 8 dhe deri në 1 nëntor fillon për ju një periudhë pozitive për marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Të njëjtin favorizim do të ketë dhe jeta juaj erotike duke ju ofruar mundësinë të njihni dhe të dashuroni një person me vlera. Me Hënën e plotë në datën 14 tetor, përpjekjet tuaja për rezultate dhe suksese në fushën profesionale arrijnë në pik. Është momenti të qetësoheni, të bëni një pushim të vogël, për të mbledhur sërish forcat tuaja dhe me një organizim të ri sukseset do të jenë të dukshme në të ardhmen.
BINJAKËT
Jeta juaj e përditshme dhe kushtet në ambientin profesional do të jenë më të mira prej 8 tetorit deri në 1 nëntor. Njëkohësisht është momenti të kujdeseni për formën tuaj fizike dhe për dietën tuaj. Me Hënën e plotë në datën 14 do të keni mundësinë të realizoni synimet dhe projektet tuaja gjatë periudhës që do të vijojë. Kërkoni ndihmën e miqve dhe përfitoni nga momenti për të ardhur afër me persona që do t’ju ndihmojnë të realizoni ato që dëshironi dhe mbi të gjitha për të organizuar më mirë financat tuaja.
GAFORRJA
Prej datës 8 dhe deri në 1 nëntor jeta juaj sentimentale dhe erotike jo vetëm përmirësohet, por bëhet mjaft interesante. Momente të bukura dashurie do të përjetoni gjatë kësaj periudhe pavarësisht nga vështirësitë që do të keni. Hëna e plotë në datën 14 ju sjellë përballë vështirësive në biznesin apo karrierën tua, por dhe me suksese për ju që keni djersitur. Sa për ju që jeni në kërkim të një pune ndoshta tani është momenti ta gjeni. Disa prej jush janë gati të mbyllin një kapitull apo të bëjnë spastrime në jetën e tyre, të cilat nuk do të jenë të lehta dhe pa dhimbje. Pranoni ndryshimet që vijnë dhe ecni përpara.
LUANI
Jeta juaj familjare dhe shtëpia ju tërheqë më shumë prej 8 tetorit deri në 1 nëntor. Aty do të ndiheni më mirë duke kaluar momente të bukura me të dashurit tuaj. Me Hënën e plotë në 14 tetor është momenti të punoni dhe të gjëmoni ëndrrat tuaja. Studimet, çështjet ligjore si dhe bashkëpunimet me jashtë do të jenë të favorizuara dhe do të gjeni zgjidhjen e duhur lidhur me to edhe pse mund të hasni disa vështirësi. Fat dhe favorizim do të keni dhe në jetën personale dhe është momenti të organizoni një udhëtim. Përpiquni për të ruajtur ekuilibrin midis karrierës dhe familjes.
VIRGJËRESHA
Nga 8 tetori deri në 1 nëntor ju jepet mundësia të shprehni ndjenjat tuaja, të komunikoni dhe të kontaktoni duke gjetur në këtë mënyrë të dashurin apo personin që ju intereson. Periudha është mjaft e favorshme dhe për udhëtime. Hëna e plotë në datën 14 të muajit tetor hedh dritë dhe nxjerrë në pah problemet financiare duke ju ftuar për rregullimin dhe zgjidhjen e tyre. Disa prej jush mund të bëjnë dhe investime, mjafton që të jenë të kujdesshëm . Nuk përjashtohet mundësia të keni konflikte me bashkëshortët apo bashkëpunëtorët burimi i të cilave do të jenë financat.
PESHORJA
Financat do të tërheqin vëmendjen tuaj nga 8 tetori deri në 1 nëntor dhe madje gjatë kësaj periudhe do te keni dhe fitime apo rritje të të ardhurave. Me Hënën e plotë përballë jush dëshirat janë të shumta dhe pasioni për t’i realizuar ato mund t’ju udhëheqë në gabime dhe të kthejë situatën jo në favorin tuaj. Dinamizmi juaj do të jete në nivele të larta dhe do të veproni në të gjitha drejtimet. Probleme do të paraqiten në marrëdhëniet profesionale dhe familjare, të cilat kërkojnë diplomaci në trajtimin e tyre.
AKREPI
Prej datës 8 dhe deri ne 1 nëntor është momenti të ristabilizoni marrëdhëniet dhe bashkëpunimet që deri tani ishin problematike. Do të joshni dhe do të tërhiqni vëmendjen e të tjerëve në kalimin tuaj, diçka që do ta bëjë të lehtë dhe të bukur jetën tuaj personale dhe sentimentale. Hëna e plotë ne 14 tetor do të nxjerrë në dritë dhe do të zbulojë ngjarje pozitive apo negative (sipas rastit) dhe ndoshta do t’ju detyrojë të bëni dhe disa spastrime në marrëdhëniet ekzistuese. Shanse dhe fat do të keni në qoftë se do të doni të bëni investime, ndërkohë që kërkohet të jeni të kujdesshëm në jetën tuaj sentimentale.
SHIGJETARI
Me Hënën e plotë në 14 tetor fillon një periudhë gjatë të cilës do të jeni mjaft social me takime dhe bisedime me miq dhe të njohur, të cilët do të mbështesin përpjekjet tuaja për realizimin e dëshirave dhe planeve që keni. Do të ndiheni optimistë dhe me fat, diçka që shton akoma më shumë erotizmin tuaj. Miqësia, dashuria dhe erotizmi nuk duhet t’ju shpërqendrojnë nga sektori ekonomik që vazhdon të kërkojë vëmendjen tuaj dhe një organizim të mirë.
BRICJAPI
Prej 8 tetorit dhe deri në 1 nëntor jeta juaj sociale gjallërohet duke ardhur më afër me miqtë tuaj, duke krijuar miqësi të reja, por njëkohësisht duke njohur persona që do të ndikojnë pozitivisht në jetën tuaj dhe do ta ndryshojnë atë. Me Hënën e plotë në 14 tetor problemet profesionale, por dhe familjare do t’ju prishin qetësinë. Në fakt nuk keni qetësi kështu që më mirë është të themi se do të bëhen akoma më të theksuara. Pranoni ndryshimet dhe përshtatuni në kushtet e reja që do të krijohen. Disa ngjarje janë jashtë kontrollit tonë. Rregulloni çështjet që ju preokupojnë me ndihmën e miqve dhe të njohurve.
UJORI
Prej 8 tetorit deri në 1 nëntor është periudhë për të mbështetur dhe për të realizuar projektet e vendimet tuaja profesionale. Me Hënën e plotë në 14 tetor planifikoni dhe realizoni takime të rëndësishme, mund të mbyllni marrëveshje të fuqishme.
PESHQIT
Venusi në shenjën miqësore për ju të Akrepit favorizon dhe hedh drite në gjithë fushat e jetës suaj. Në këtë mënyrë jeta juaj sentimentale dhe erotike bëhet më e pasur dhe më interesante. Me Hënën e plotë në 14 tetor merr rëndësi të veçantë sfera financiare, duke kërkuar prej jush të vendosni rregull dhe organizim më të mirë në të. Shanse dhe propozime fitimprurëse do të shfaqen gjatë kësaj periudhe, prandaj mos hezitoni të veproni mjafton të jeni të kujdesshëm në detaje. /revistawho.com