Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen 15/01/2026
“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak! 15/01/2026
Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm! 15/01/2026
“Lëre të shijojë fëmijërinë”, Aulona i përgjigjet kritikëve për mënyrën si rrit të bijën 15/01/2026
Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja 15/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi për javën e fundit të tetorit dhe Hëna e plotë në shenjën e Demit

22/10/2018
in Horoskopi
Reading Time: 6 mins read
A A
Horoskopi për javën e fundit të tetorit dhe Hëna e plotë në shenjën e Demit

PS :Lexoni jo vetëm shenjën tuaj por dhe shenjën e Horoskopit tuaj, për shembull një person i lindur në 5 shtator 1982 dhe ora 10:45 duhet të lexoj Virgjëreshën (shenjën në bazë të datës së lindjes) dhe Akrepin, horoskopin e tij që ka të bëj me orën dhe vendin e lindjes.





Kryesorja për këtë javë do të jetë Hëna e plotë në shenjën e Demit, e cila do të na sjellë para ngjarjeve dhe situatave të papritura, duke krijuar pastabilitet dhe të dhëna të reja veçanërisht në marrëdhëniet sentimentale dhe në financat tona. Shkaku i këtyre mund të jenë ngjarjet e së kaluarës, kështu që e vetmja gjë që mund të bëjmë, në qoftë se i kthehemi së kaluarës, është që t’i vendosim marrëdhëniet tona në rrezik. Në të njëjtën kohë, duhet të zgjidhim çështjet që kemi lënë pezull në sferën financiare dhe të jemi të kujdesshëm në lëvizjet dhe shpenzimet tona, në mënyrë që të dhënat e reja të na gjejnë në një situatë më të mirë, kuptohet brenda mundësive që kemi. Hëna e plotë ndikon kryesisht përfaqësuesit e shenjës së Demit, Akrepit, Ujorit dhe Luanit, veçanërisht të lindur në ditët e para të shenjës. Në ditët në vijim, do të përpiqemi të gjejmë ekuilibrin tonë dhe do të afrohemi më tepër me njëri tjetrin në datat 26 dhe 29 të muajit, duke përmirësuar në masë të madhe komunikimin tonë.

DASHI


Me Hënën e plotë në datën 24 të muajit, problemet tuaja financiare, sidomos ndaj palëve të treta, do të bëhen më të dukshme dhe do t’ju detyrojnë t’i shikoni dhe t’i përballoni me përgjegjësi dhe seriozitet. Pra, veproni tani që fati u favorizon financat tuaja. Përsa i përket sferës sentimentale, me libidon tuaj të ngritur mund të prisni shumë gjëra interesante dhe mund të jetoni momente të bukura me një dashuri nga e kaluara.

Këshillë: Jepni vëmendjen e duhur financave tuaja.

DEMI

Me Hënën e plotë në shenjën tuaj në 24 tetor, marrëdhëniet tuaja, veçanërisht ato sentimentale dhe sidomos për ju të lindurit në ditët e para të shenjës (rreth datave 20-22 prill), preken dhe ju sjellin para ngjarjeve dhe situatave të papritura dhe me mjaft probleme. Do të duhet të merrni përgjegjësinë e duhur dhe të përballoni me seriozitet situatën e krijuar. Përsa u përket juve që jeni të interesuar të bëni një lidhje të re do t’ju jepet mundësia të njihni papritur një person jo aq i zakonshëm në lidhje me kriteret tuaja, me të cilin mund të keni një histori dashurie mjaft interesante, por pa stabilitet dhe ndoshta me një afat të shkurtër. Tregoni dashurinë dhe ndjenjat tuaja, sidomos në datat 26 dhe 29 të muajit, për të përmirësuar dhe ekuilibruar situatën që ndoshta është krijuar. Së fundmi, në fushën profesionale ju do të jeni në gjendje të përmirësoni financat tuaja, pavarësisht çdo lloj konkurrence.

Këshillë: Kujdes se si do të silleni dhe shmangi thyerjen e rregullave.

BINJAKËT

Hëna e plotë sjell ngjarje dhe ndryshime, kryesisht në fushën profesionale, duke shkaktuar prapaskena dhe disa probleme në marrëdhëniet tuaja profesionale. Në të njëjtën kohë, është e mundur që të merreni me çështje financiare që kanë të bëjnë me investime, të cilat nëse bëni lëvizje të llogaritura dhe nuk veproni me entuziazëm, do të jeni në gjendje t’i zgjidhni. Muaji pak para fundit të tij, në çdo rast do t’ju shpërblej duke ju dhënë mundësinë për marrëdhënie dhe bashkëpunime të reja.

Këshillë: Mos sakrifikoni të dashurit tuaj dhe pjesën tjetër të jetës për shkak të punës.

GAFORRJA

Në datën 24 të muajit, me Hënën e plotë në shenjën e Demit, do të ndjeni nevojën për t’u bërë më të komunikueshëm dhe social. Si pasojë e kësaj do të gjendeni të ekspozuar në situata të papritura me miqtë tuaj, një marrëdhënie miqësore do të marrë një kthesë tjetër, të cilën ju nuk e prisni dhe se kishit menduar. Sido që të jetë situata, pavarësisht nga pengesat, ju do të ndiheni të dashuruar dhe fati është me ju, mjaft që të shmangni keqkuptimet. Për ju që jeni prindër, përqendrohuni dhe kushtojini vëmendje fëmijëve tuaj.

Këshillë: Përfitoni nga kjo periudhë krijuese.

LUANI

Hëna e plotë në shenjën e Demit, ju ballafaqon me ngjarje të papritura dhe fakte të reja në fushën profesionale dhe sidomos në bashkëpunimet tuaja. Kjo situatë mund të mos ju pëlqej, edhe nëse është produkt i përpjekjes tuaj për të hequr qafe çdo gjë që nuk ju kënaq dhe nuk ju sjell rezultatet e duhura. Nuk do të mungojnë problemet në mjedisin familjar dhe në marrëdhëniet personale, por me dashuri dhe komunikim të mirë gjithçka do të tejkalohet në ditët që vijojnë.

Këshillë: Shmangni shpenzimet e tepërta dhe pa kontroll.

VIRGJËRESHA

Hëna e plotë në shenjën miqësore për ju të Demit, do të sjellë ndryshimet e dëshiruara në fushën profesionale dhe shtytjen përfundimtare që ju nevojitet për të zbatuar planet krijuese që keni menduar për kaq gjatë. Diskutimet, kontaktet dhe udhëtimet, kryesisht për arsye biznesi, përfshihen në agjendën tuaj gjithë kësaj periudhe. Do të kaloni momente të bukura dhe erotike gjatë udhëtimit tuaj duke kombinuar punën dhe argëtimin.

Këshillë: Përfitoni nga mundësitë e ofruara gjatë javës.

PESHORJA

Ankesat si dhe kujtimet nga e kaluara të akumuluara brenda jush zgjojnë pasigurinë tuaj dhe shkaktojnë probleme në marrëdhëniet tuaja. Për këtë arsye mirë është që të jeni të përmbajtur dhe të kontrolloni sjelljen tuaj duke përdorur diplomaci kur situata e kërkon, me qëllim që të mos gjendeni përpara ngjarjeve të pakëndshme. Përsa i përket sektorit financiar, mund të dalin në sipërfaqe detyrime kryesisht ndaj të tjerëve, për të cilat nuk duhet të shqetësoheni, sepse ju do të jeni në gjendje jo vetëm t’i plotësoni ato, por edhe të përmirësoni financat tuaja në përgjithësi.

Këshillë: Vlerësoni saktë dhe me realitet situatat.

AKREPI

Jo vetëm që jeni protagonistët e periudhës, por monologoni duke u përpjekur të kaloni linjën tuaj për çdo gjë që ju intereson. Ju mendoni se të tjerët me iniciativën e tyre ju prishin planet dhe balancat tuaja, të cilat në fakt ju ishit të parët që provokuat pastabilitetin në to dhe në marrëdhëniet tuaja profesionale dhe personale. Mos merrni vendime përfundimtare, por përpiquni të ekuilibroni dhe sa është e mundur të stabilizoni marrëdhëniet tuaja me një përqafim apo një fjalë të mirë gjatë ditëve në vijim.

Këshillë: Ruani gjakftohtësinë dhe shmangni tensionet.

SHIGJETARI

Kjo periudhë ju gjen pak të mbyllur në vetvete, por kjo nuk do të thotë se ju nuk bëni plane dhe nuk jeni të gatshëm të vazhdoni të bëni ndryshime në punë dhe në jetën tuaj të përditshme. E gjithë kjo kërkon ndryshime dhe në fusha të tjera, të cilat do t’ju japin mundësinë të përmirësoni kaq shumë gjëra në jetën tuaj, por gjithmonë ndryshimi fillon në radhë të parë nga vetja. Gjatë kësaj periudhe ka mundësi të jeni të preokupuar me kontakte sekrete sentimentale dhe profesionale.

Këshillë: Një nga ndryshimet që mund të bëni në jetën tuaj të përditshme është mënyra se si ju ushqeheni, përpiquni të jetë sa më e shëndetshme.

BRICJAPI

Hëna e plotë në 24 tetor do të shkaktojë pastabilitet dhe shqetësime në jetën tuaj sentimentale, sidomos për ju të lindurit në dhjetë ditët e para të shenjës. Mos është koha për të marrë përgjegjësitë tuaja dhe për të bërë ndryshimet e duhura në jetën tuaj personale? Sidoqoftë, periudha është veçanërisht erotike dhe krijuese për ju, mjaft që ju të doni të përfitoni nga ajo.

Këshillë: Bëhuni më social dhe pranoni ftesat që ju bëhen, duke u kujdesur njëkohësisht që të përfitoni nga mundësitë që do të paraqiten.

UJORI

Ju jeni të fokusuar në financat tuaja dhe nuk ju ndalon asgjë në rrugën tuaj për të arritur në krye, duke kaluar dëshirat dhe idetë tuaja me lehtësi të madhe tek të tjerët. Këtë herë, me Hënën e plotë në shenjën e Demit, mund t’i jepni fund bashkëpunimeve dhe marrëdhënieve që ju mendoni se po ju mbajnë prapa. Nuk do të mungojnë problemet edhe në mjedisin familjar. Pavarësisht nga vështirësitë, ruani gjakftohtësinë, mbroni marrëdhëniet që ju interesojnë dhe përfitoni nga mundësitë tuaja shoqërore dhe profesionale.

Këshillë: Nëse doni të dalloni duhet të guxoni.

PESHQIT

Periudha është mjaft e favorshme për ju, duke ju ofruar me bujari, gëzim, argëtim, aktivitete të kënaqshme dhe dashuri. Në fushën profesionale, do të keni mundësi për të bërë marrëveshje dhe bashkëpunime të reja, ndoshta dhe me jashtë. Ndërsa në atë sentimentale mund të keni një takim me një person të së kaluarës. Për ju beqarët e shenjës, Hëna e plotë në shenjën e Demit dhe fundi i muajit do t’ju sjellë përpara një dashurie të zjarrtë, e pazakontë për kriteret tuaja. A jeni gati për një sakrificë për t’u përshtatur me situatat e reja?

Këshillë: Një udhëtim do t’ju ofrojë momente të paharrueshme dhe do t’ju freskoj./revistawho.com

 

 

 

 

 

Tags: dashhena e plotehoroskopijava e fundittetor
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
Next Post
Rezarta Shkurta nënë për herë të dytë? Hera ka një kërkesë të veçantë

Rezarta Shkurta nënë për herë të dytë? Hera ka një kërkesë të veçantë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera