Dashi
Ju sapo keni kaluar eklipsin hënor të 27 Shtatorit, që ka vënë në provë marrëdhënien tuaj. Nëse ditëlindjen e keni nga fundi I Marsit, e keni ndjerë më fort këtë eklips dhe ende po mblidhni veten nga ajo çfarë ju ka ndodhur. Të gjithë hënat e plota lidhen me hënat e reja ndaj kini kujdes për atë çfarë do të ndodhë kur të jetë hëna e re në shenjën e Peshores në 12 Tetor. Sërish marrëdhëniet tuaja do të testohen dhe në disa raste, ato do të përballen me sprova të vështira.
Po flasim për marrëdhënie romantike, marrëdhënie serioze, ose një marrëdhënie partnerësh biznesi. Nëse ka një problem, ai do të bëhet I qartë shumë shpejt dhe ju do të zhgënjeheni. Këtë situatë të sikletshme do ta ndjejnë më shumë të lindurit në ose afër datës 8 prill. Kujdesuni për shëndetin. Nëse jeni beqarë dhe nuk keni asnjë partner, afërsia e Afërditës dhe Marsit pranë Virgjëreshës, do t’ju japë sharm dhe do t’ju bëjë shumë seksi.
Planetet e dashurisë po udhëtojnë tashmë në shtëpinë tuaj të gjashtë,I cili mbulon çështjen e përditshme dhe shëndetin. Ju mund të intrigoheni romantikisht nga dikush në punën tuaj – Një gazetar, një redactor, dikush që punon në sektorin e shitjes apo marrëdhënien me publikun, marketingut etj. Ka gjasa që ky njeri të punojë në sektorin e IT-së dhe komunikimit. Ose do të takoni dikë special në palestër ose gjatë një ndeshjeje.
Nëse jeni në një lidhje dhe keni kaluar pa problem eklipsin e 27 Shtatorit dhe arrini të përballeni mirë me hënën e re të 15 Tetorit, atëherë ju zyrtarisht fitoni përballë çdo testi kozmik dhe jeni një çift i fortë. Përpiquni të udhëtoni diku së bashku nga mesi I muajit. Keni nevojë për pak kohë vetë.
Karriera juaj do të ketë një ngjitje të madhe, sepse Jupiteri do të jetë në një kënd të mrekullueshëm me Plutonin në 12 Tetor. Këto planete lëvizin ngadalë. Jupiteri fatlum është në sektorin e punës dhe Plutoni që ka fuqinë e transformimeve, është në sektorin e dhjetë të famës dhe nderit. Kjo do të thotë që performranca juaj do t’ju ndihmojë që të forconi reputacionin tuaj professional këtë muaj. Ka gjasa që ju do të shpërbleheni në punë për një numër shërbimesh që keni bërë, jo vetëm këtë muaj. Kur Jupiteri dhe Plutoni janë në harmoni me njëra-tjetrën, kjo është shenjë suksesi – Kujdes! Shiko se ç’do të ndodhë dhe kujdesu për pamjen. Duhet të dukesh një lider në çdo aspekt.
Gjatë fundjavës së 17-18 Tetorit, Marsi, planeti juaj mbrojtës, do të jetë në një vijë me Jupiterin dhe kjo është një ngjarje e rrallë. Në datat përpara kësaj fundjave, nisni një sipërmarrje që në ditët e zakonshme të është dukur pothuajse e pamundur. Tani do t’ja dilni që të shkoni në krye të turmës së konkurrentëve.
Nëse keni kërkuar një rritje rroge, nga data 27 Tetor do të merrni përgjigje dhe duket se do të jetë positive. Nëse prisni t’ju kthejnë një borxh, ka gjasa se do t’ju jepet. Afërdita që nyjëzohet me Jupiterin në shenjën e Virgjëreshës ju garanton më shumë të ardhura. Gjithashtu do t’ju sjellë edhe sukses në punë. Shëndeti do të jetë në fokusin tuaj dhe prisni të merrni lajme positive. Në Tetor do t’i keni të gjitha: Romancën, suksesin në karrierë dhe më shumë para. I dashur Dash, ju do të jeni zilia e zodiakut. Nëse një marrëdhënie romantike kokhë-gjatë ose një partneritet biznesi është I dobët, do të thyhet. Por me këtë rast, ju do të spastroni jetën tuaj për t’I lënë vend një tjetri më të mirë për ju. Sidoqoftë, ju fitoni.
Demi
Keni ndjerë një numër eklipsesh këto dy vjet, që ju kanë sjellë ndryshime të papritura në punën ose shëndetin tuaj. Eklipsi I fundit ishte ai I 27 Shtatorit. Eklipset nxitojnë që të nxjerrin dobësitë e çdo situate, kështu që ju mund të veproni sa më shpejt për të mbrojtur veten. Nëse keni qënë I stresuar mbi politikat e kompanisë suaj muajin e kaluar, tashmë ju duhet të keni kuptuar se për çfarë bëhet fjalë dhe keni arritur të gjeni një zgjidhje.
Një hëne e re, në 12 Tetor, do të bashkëpunojë me eklipsin e 27 Shtatorit dhe do t’ju hapë një kapitull të ri me shumë surpriza. Ju po lodheni duke marrë lajme jo shumë të mira, por ky trend do të zgjasë dhe pak. Kjo hënë e re do të jetë përballë Uranit, ndaj më shumë pengesa do të ndjehen nga të gjithë, jo vetëm të lindurit e shenjës së Demit. Çdo shenjë do të ndjejë efektet e kësaj hëne në valë të ndryshme ndikimi.
Asistenti juaj I besueshëm ose një pjesëtar I skuadrës suaj mund të largohet, duke shkaktuar një kaos të vogël. Ose kompania juaj do të zhvendoset në një tjetër qytet dhe ju duhet të vendosni nëse të shkoni apo të qëndroni ku jeni. Por ka edhe më keq: Ju mund të zbuloni se bashkëpunëtorë apo vartës po përpiqen t’ju dëmtojnë, duke marrë meritën për punën tuaj, ose duke ju nxjerrë ju “të keqen”. Por nëse nuk keni probleme nga puna, atëherë një çështje shëndeti mund t’ju shfaqet dhe kërkon menjëherë vëmendjen tuaj.
Në të njëjtën kohë me hënën e re të 12 Tetorit, Jupiteri dhe Plutoni do të jenë pozicionuar shumë bukur, duke ju sjell përfitime sidomos nga jashtë vendit. Nëse ju duhet të ndërmerrni një udhëtim biznesi ose pushime, bëni planet. Këto dy planete do të komunikojnë gjatë gjithë kohës këtë muaj, ndaj je e lirë të vendosësh ku të shkosh. Po të jap një listë fushash ku mund të shohësh të ardhura të mira – botime, television, tregëti ndërkombëtare, shërbime ndërkombëtare, çdo gjë lidhur me studimet apo kërkimet, ose veprime ligjore në gjyqe.
Prisni që jeta juaj ta rimarrë veten pas datës 15 Tetor. Romantikisht, Afërdita dhe Marsi, vallëzojnë bashkë duke ju ndihmuar në sektorin e dashurisë. Sharmi juaj është mahnitës dhe Afërdita e dhuratave dhe fatit do t’ju garantojë një takim magjik. Nëse jeni të lidhur, do të jetë një ngjarje romantike që do t’ju sjellë një kënaqësi të madhe emocionale.
Një tjetër grup ditësh spektakolare janë 24-25 Tetori. Këtë fundjavë, asgjë nuk është gabim dhe do të kesh shumë energji për të fituar çdo sipërmarrje.
Hëna e plotë e 27 Tetorit do të përmbyllë diçka shumë të rëndësishme për ju, por që askush nuk do ta dijë se çfarë është përvec teje. Duket se në këtë “sekret” përfshihet një marrëdhënie. Është një moment I ëmbël dhe një mënyrë ideale për t’I thënë mirupafshim Tetorit.
Binjakët
Merreni me qetësi fillimin e Tetorit. Sapo keni përjetuar eklipsin hënor të 27 Shtatorit dhe ndoshta një lidhje e juaja shoqërore ka ndryshuar. Nëse doni që të takoheni e të sqaroheni me mikun/mikeshën tuaj, prisni 17 Tetorin kur Marsi dhe Jupiteri janë në sinkron.
Eklipsi I Shtatorit do të bashkëpunojë me hënën e re të 12 Tetorit dhe do të përqëndrohet në marrëdhëniet tuaja romantike, në mëmësi apo në një shtatëzani të mundshme. Mund të bëhet fjalë edhe për një projekt krijues shumë të dashur për ju. Nuk do të jetë hëna më e lehtë, sepse Urani, planeti që njihet për tronditje të status quo-së, do të jetë në një gjendje rebele. Lajmet që do të merrni, nuk do të jenë ato që prisnit dhe mund t’ju turbullojnë. Ndaj mos e ngarkoni axhendën ditore, që t’I jepni vetes disa ditë për reflektim.
Pjesa tjetër e muajit do të jetë më e lehtë. Merkuri, I cili ka ecur indietro që nga 17 Shtatori, do të kthehet në rrugën e duhur në 9 Tetor. Afërdita gjithashtu do të rikthehet në pozicionin fillestar në 6 Shtator. Duket sikur ju po pastroni të gjitha pengesat për t’u përgatitur për një jetë të pasur emocionale. Ky proces do t’ju kërkojë pak kohë, por dëshira juaj për t’u qartësuar do ta bëjë përpjekjen më të lehtë.
Financiarisht, bashkëpunimi i rrallë dhe special midis Jupiterit dhe Plutonit në 12 Tetor, do t’ju sjellë lajme të mira, sidomos kur bëhet fjalë për një investim apo një çështje prone. Nëse p.sh. do të nisni në rinovoni kuzhinën, do të shihni se sa shumë do të vlerësohet shtëpia apo apartamenti juaj. Ky është një aspekt shumë I rëndësishëm ndaj merreni seriozisht.
Nëse keni nevojë për t’u shëruar apo për të rikthyer një marrëdhënie me një person që ju ka dhënë dhimbje koke dhe trishtim, zgjidhni 25 Tetorin, kur Afërdita dhe Jupiteri do të jenë në një rresht. Është një aspekt I mrekullueshëm.
Hëna e plotë në 27 Tetor do ta mbyllë muajin ashtu siç nisi, qetësisht me një mundësi për të pushuar dhe për të reflektuar ndaj të gjitha ndryshimeve që ju ndodhën. Ju mund të jeni gati pë rnjë fillim të ri. Kjo hënë e plotë mund t’ju japë edhe një ngjitje të menjëhershme në karrierë dhe papritur ju mund të jeni në qendër të vëmendjes edhe nga shtypi. Bëhuni gati për të dalë përpara kamerave. Shefat e mëdhenj kanë kohë që të vëzhgojnë, I dashur binjak dhe ata kanë mendimin më të mirë për ju.
Gaforrja
Tani po e gjeni veten në një pike kritike të vitit, kur puna dhe kushtet e shtëpisë po ndryshojnë me shpejtësi. Karriera ishte në qendër të vemendjes tuaj gjatë eklipsit hënor në fund të shtatorit, dhe duket se një njeri i rëndësishëm në organizatën tuaj ka dhënë dorëheqjen, ose një klient femër është larguar, ose jeni larguar vetë ju. Të ardhurat tuaja duket të jenë bërë të paqëndrueshme, ndaj do t’ju duhet të gjeni mënyra për të rikthyer qëndrueshmërinë financiare.
Përpara se të mund tu jepni plotësisht drejtim ndryshimeve në karrierën tuaj, një zhvillim i befasishëm do të ndodhë në shtëpinë e Gaforres lidhur me një pjestar të familjes tuaj. Kjo mund të ndodhë në ditët që pasojnë hënën e re në datë 12 tetor. Urani do të qëndrojë në një kënd të lëvizshëm me Diellin dhe sunduesin tuaj, Hënën, ndaj do t’ju duhet ti përballoni gjërat në mënyrë të menjëhershme. Duket se do të krijohet një situatë e ndërlikuar, por duhet t’ia lini kohës ti vendosë gjërat në vendin e vet. Ka shumë mundësi që të vendosni të ndërroni shtëpi ose të bëni një ndryshim tjetër rrënjësor në ambjentin ku banoni apo jetën familjare. Rreth datës 16 tetor, ju do të mund të përqëndroheni tek puna sërish, ndërsa një bashkim frytdhënës mes Marsit dhe Jupiterit mund t’ju sjellë momentin tuaj me fat, gjatë të cilit do të mund të arrini një fitore të rëndësishme profesionale.
Gjithashtu do të keni mundësinë e një udhëtimi për të pushuar, për tu shplodhur e për të shijuar ndërrimin e ambjentit. Një treshe planetesh- Marsi, Venusi dhe Jupiteri- do t’jua krijojnë kushtet që ju të mund të mblidhni plaçkat e të niseni. Mund të vendosni të vizitoni një motër ose vëlla dhe ka mundësi të jeni duke menduar për të bërë diçka të madhe së bashku, si blerjen e një prone apo hapjen e një biznesi. Nëse është kështu, është koha e duhur për të parashtruar projektin me synimin për ta vënë atë në zbatim sa më parë.
Nëse keni një partner romantik, Plutoni dhe Jupiteri janë gati për tu vënë në vijë të drejtë më 11 tetor, çka mund të sjellë një ngjarje të rrallë e shumë të veçantë e cila do të forcojë lidhjen tuaj emocionale. Do të ishte fundjava e përsosur për një udhëtim drejt pyjeve të magjepsur në ndonjë mal jo shumë larg prej vendbanimit tuaj.
Jeta juaj shoqërore do të pësojë një ngritje të dukshme gjatë hënës së plotë të 27 tetorit. Mund të shkoni në një event të bukur në ditët që e pasojnë, 30, 31 tetor ose 1, 2 nëntor. Hëna e plotë do të jetë në shenjën e Demit, që do të na mësojë të çmojmë të mirat që kemi në jetën tonë. Hëna e plotë gjithashtu do të ndriçojë shtëpinë tuaj të grupeve shoqërore. Nëse nuk do jeni pjesë e një feste apo eventi tjetër, do të kaloni një fundjavë në SPA ose do të merrni pjesë në një seminar, konferencë apo mbledhje të nivelit shumë të lartë.
Luani
Udhëtimet kanë qënë kryefjala e jetës suaj kohët e fundit dhe tani mesa duket, keni mbërritur në shtepi, pas një udhëtimi të gëzueshëm. Jeni ende duke diskutuar çështje mbi studimet universitare ose mbi një mundësi publikimi, punësimi në televizion dhe/ose çështje ligjore. Tani do të nisni të merreni me detajet e këtyre çështjeve. Hëna e re në shenjën e Peshores në 12 Tetor do t’ju qartësojë dhe do t’ju ndihmojë të merrni vendime, duke ju lejuar që të ecni përpara pas një periudhe me shumë shtyrje dhe pavendosmëri nga të tjerë. Merkuri do të kthehet në drejtimin e duhur në 9 Tetor dhe ju do të shihni një progress në axhendën tuaj. Mund të nënshkruani një kontratë ose mund të nisni një fushatë publicitare/promocioni. Do të ishte momenti I duhur që të nisni të shkruani librin apo skenarin që keni në kokë. Peshorja është shenja e partneritetit dhe nëse nisni një bashkëpunim, do të jetë shumë frytdhënës në muajt e ardhshëm.
Financiarisht, edhe pse kostot duket sikur të rriten, ka gjasa që të merrni një shumë të mirë parash. Hapni sytë për një projekt shumë intersant, një ofertë në karrierë, një ngritje në detyrë përpara datës 12 Tetor, kur Plutoni dhe Jupiteri do të bashkojnë forcat. Është një aspekt shumë I mirë për prosperitet, sepse Jupiteri, I cili jep dhurata dhe fat, do të shtojë fuqinë e pushtetit dhe mundeësive të Plutonit. Një projekt që keni përfunduar së fundmi do t’ ju japë të ardhura dhe ato do të shtohen në javët në vazhdim. Do të jetë një periudhë e jashtëzakonshme.
Karriera juaj do të arrijë kulmin dhe ju do të merrni vlerësimin qe e prisnit. Tetorit do të jetë një nga muajt më të mirë në karrierën tuaj dhe çdo sukses do të ndikojë në rrogën mujore. Shefat do t’ju lavdërojnë, do t’ju ofrojnë pozicion më të mirë. Nëse je i/e veteë-punësuar, do të arrini të merrni klientin e ëndrrave tuaja. Puna juaj e madhe e gjithë këtyre kohëve do t’ju shpërblehet si një dhuratë e Tiffany, në një kuti të bojëqielltë, me një fjongo të bardhë dhe mbi një tabaka të argjendtë në ose afër 27 Tetorit.
Virgjëresha
Ky muaj, si muaji i kaluar do të shënojë një moment të rëndësishëm në jetën tuaj. Planeti Mars do të nxjerrë në pah interesant tuaja, një privilegj që e gëzoni vetëm një herë në dy vjet dhe ju ndihmon të nisni një kapitull të ri në jetën tuaj, në çdo faze jete që dëshironi të zgjidhni. Udhëheqësi juaj, planeti Mërkur, do të kthehet në drejtimin e duhur në 9 tetor dhe do t’ju jap një shtim të menjëhershëm të aktiviteteve tuaja. Sigurohuni që të zhvendosni nisjet e sipërmarrjeve të rëndësishme për pas 9 Tetorit dhe po të jetë e mundur, mos e ngarkoni shumë axhendën ato ditë. 17 Tetori do të jetë ekstra special, dita që Marsi renditet në një rresht me Jupiterin, një event i rrallë, kur ju do të favorizoheni në cdo bisedë lekësh.
Ju keni pasur lekë në mendje edhe gjatë muajit të kaluar dhe sërish do të vijoni me këtë temë edhe në Tetor. Ndoshta ju po I jepni fund një burimi parash dhe po prisni të fitoni nga një burim tjetër. Tashmë që hëna e re e 12 Tetorit do të afrohet, do t’ju sjellë lajme financiare që i prisnit. Këto kohë keni shpenzuar shumë dhe jeni shqetësuar. Ose ka ndodhur që një pjesëtar familje ju ka kërkuar më shpesh seç duhet para, sepse është i papunë. Kjo është një periudhë kalimtare dhe prurja e parave do të sistemohet shumë shpejt, madje këtë muaj, ndaj kini pak besim.
Romantikisht, situata duket më mirë se kurrë për Jupiterin dhe Plutonin, dy nga planetet më të fuqishëm në sistemin tonë diellor, të cilat do të bashkëpunojnë këtë muaj. Këto planete mund t’ju prezantojnë me një VIP të suksesshëm dhe me influencë që është single dhe me të cilin/cilën do të keni shumë kimi. Jupiteri është në shenjën e Virgjëreshës deri në Shtator 2016 dhe ky është pozicioni më i mirë për këtë planet të fatit, që t’ju ndihmojë për të takuar gjysmën tuaj.
Me planetet Mars dhe Afërditë në shenjën e Virgjëreshës, karizma juaj do të jetë magnetike dhe ju nuk do të lodheni fare për të tërhequr vëmendje. Mund të keni lajme të mira edhe nga sektori I fëmijëve, shtatëzanisë apo krijmtarisë.
Hëna e plotë në 27 Tetor, mund t ‘ju shtyjë të bëni një udhëtim të shkurtër jashtë qytetit dhe të shijoni ajrin e pastër, diellin dhe qiellin blu. Nëse mundesh, planifiko një fundjavë shlodhëse të Premten në 23 Tetor, kur Afërdita dhe Plutoni janë në sinkron.
Të Dielën, në 25 Tetor, një nga rreshtimet më luksoze dhe më të dashura do të ndodhë, kur Afërdita dhe Jupiteri, kombinojnë fuqitë në shenjën e VIrgjëreshës. Afëerdita, do të jetë në shtëpinë e 9të të udhëtimit, ndaj çdo lloj udhëtimi që do të ndërmerrni këtë muaj, do të ketë domethënie. Ju mund të merrni lajme të mira për një pagesë që do t’ju vijë papritur duke jua ndritur javën e fundit të Tetorit.
Peshorja
Keni kaluar një eklips hënor muajin e kaluar, që testoi marrëdhënien tënde dhe një hënë e re do të bëj të njëjtën gjë pas 12 Tetorit. Dielli në shenjën e Peshores do të jetë përballë Uranit, planeti I lajmeve të papritura, kështu që ju mund të bëheni gati për një zhvillim të papritur. Një mik/mikeshë mund t’ju acarojë, ose do të habiteni nga një ndodhi në klasë ose kolektiv. Madje do të shokoheni. Nëse e keni ditëlindjen afër hënës së re, do ta ndjeni efektin e saj shumë më fort edhe në javët e muajt në vazhdim.
Nëse jeni të pamartuar, ju do të ndiheni mëse të gatshëm për të takuar një partner të ri, por me Afërditën dhe Marsin në shtëpinë e 12 të sekreteve, nuk do të jetë momenti më I mirë për t’u përfshirë në një marrëdhënie, sepse ju do të jepeni aq shumë dhe partneri ndoshta nuk e meriton. Dhe nëse e tepron, më vonë mund të ndihesh e zhgënjyer. Kujdesuni që t’I hyni ngadalë një marrëdhënieje.
Hëna e re do të jetë në shenjën e Peshores, duke theksuar nevojat dhe dëshirat tuaja, po Universi do të jetë në një mision, për të sjellë të vërtetën dhe mund të përballeni me më shumë informacion sesa prisje.
Me Uranin në një pozicion të vështirë, ju mund të lini partnerin tuaj të dashurisë apo biznesit, ose do të keni takime e sqarime të gjata. Nëse jetoni bashkë, ka gjasa që të largoheni nga shtëpia në pjesën e dytë të Tetorit ose në Janar. Nëse asgjë s’ndodh nga këto, atëherë do të kuptoni që lidhja juaj është e fortë.
Nëse mendoni të shisni një pronë, do të arrini ta shisni me çmim shumë të mirë këtë muaj, sidomos afër 10-11 Tetorit, kur Plutoni të jetë në sinkron me fatlumin Jupiter, një aspekt të rrallë që nuk ka ndodhur që në Tetor të vitit 2012 dhe mund t’ju sjellë lajme të gëzuara.
Probleme financiare mund të sheshoen brenda disa ditëve pas hënës së plotë të 27 Tetorit. Nëse do të shisni apo jepni me qëra një pronë, ajo do të vlerësohet shume. Dita juaj më e mirë do të jetë 25 Tetori, kur udhëheqësi juaj, Afërdita do të jetë pranë Jupiterit. Një projekt konfidencial, ose një produkt, shërbim që ti ke krijuar ose e bën publike, do të tejkalojë pritshmëritë në popullaritet dhe përfitim. Kurdo që Jupiteri, planeti I madh I lumturisë, fatit dhe shërimit takohet me planetin tuaj udhëheqës, përbën lajm sepse gjithçka ndodh në favorin tënd. Kjo është koha që të kthesh ëndrrat në realitet fitimprurës.
Akrepi
Ndryshimet që ndodhën së fundmi në zyrë duken paksa shqetësuese. Ju morët një shenjë paralajmëruese se çfarë do të ndodhte gjatë eklipsit hënor nga fundi i shtatorit, por më shumë ndryshime priten të ndodhin gjatë tetorit, rreth datës 12. Urani do të kundërshtojë hënën e re, kështu që ky lajm do ju prishë planet dhe do të duhet ti hidhni një sy opsioneve rezervë. Ky lajm do të ketë të bëjë me një projekt ose me bashkëpunëtorët/vartësit tuaj. Do tju kushtojë disa ditë të mendoni mirë për detajet e situatës dhe më shumë kohë për ta përshtatur. Çfarëdo që të ndodhë mund tju bëjë të ndiheni paksa në presion të pranoni një urdhër të padrejtë nga një person autoritar. Në rast se diçka e tillë ndodh, rezistoni. Ju keni mjaft aspekte pozitive për të fituar ose të paktën të sheshoni pakënaqësitë.
Një tjetër gjë që mund tju pengojë është një problem shëndetsor të cilin ju mund ta keni vënë re muajt e fundit dhe kërkon një vëmndje të madhe nga ana juaj. Është koha më e përshtatshme për ti dedikuar kohë këtij problem (nëse e keni një të tillë) sepse Plutoni, planeti i transformimeve, do të jetë në një kënd të përsosur me Jupiterin. Ky aspekt mund tju japë një këshillë të zgjuar nga doktori që ju keni zgjedhur për tju ndjekur gjatë rrugës së shërimit. Mos harroni duhet të ecni përpara me frymën e besimit.
Romanca do jetë më e gjallë këtë herë, gjatë gjithë muajit Venusi do të rrotullohet rreth dashurisë së tij Marsit, dhe këta 2 të dashuaruar do ndikojnë në jetën tuaj sociale në mënyrë pozitive, veçanërisht pasi Venusi dhe Marsi do të ftojnë edhe Jupiterin tu bashkohet për një xhiro të gjatë. Ju do të jeni pjesë e listave të të ftuarve në festa mjaft të pëlqyera, dhe ju do doni të shkoni në të gjitha – është një ide shumë e mirë. Financat ndoshta do ua presin paksa hovin, por nëse e keni të domsdoshme, beni ca llogari dhe vendosn në cilat festa doni të shkoni. Mesa duket tetori qenka muaji juaj me fat.
Hëna e plotë me 27 tetor do të sjellë pikën kulminante në lidhjen tuaj me njeriun tuaj të zemrës. Nëse nuk keni një partner të qëndueshëm, kjo hënë e plotë do ju sjellë një aleancë me bashkëpunëtorin tuaj në biznes. Kjo hënë e plotë do të jetë Demi, kështu që Demi sundon ndërsa Venusi do të jetë çelësi për të zbuluar se si do funksionojë ky i fundit. Venusi do të jetë pranë Marsit dhe Jupiterit në shtëpinë e 11 të shpresave dhe dëshirave. Kjo hënë e plotë mund të ndryshojë çdo gjë.
Shigjetari
Me gjasa ju sapo keni dalë nga një situatë që ju është dashur të rregulloni përfshirë këtu edhe një marrëdhënie dashurie, fëmijën apo shtatzëninë dhe që mund të kenë lidhje me ju. Ose mund të ketë qenë një projekt krijues që ka kërkuar vëmendjen tuaj dhe ka qenë drejt një përfundimi, përfundim që ka ndodhur pas 27 shtatorit, eklipsit të hënës së plotë. Nëse ditëlindja juaj është në nëntor, ky eklipsi ka qenë duke folur direkt me ju. Mbani shënime të asaj çfarë ndodh sepse kur të jeni në 23 mars të 2016-ës do të shihni që situata do të arrijë në një tjetër fazë zhvillimi.
Megjithatë ndërsa ju mund të jeni befasuar nga ngjarjet, Marsi aktiv së fundmi është pozicionuar pranë Jupiterit të fatit të mirë, ndaj ju mund të jeni në gjendje t’i zgjidhni gjërat më lehtë nga sa mendonit.
Kur vjen puna te miqësia, nuk është e qartë nëse një mik do t’ju mërzis ju pas ardhjes së hënës së re të këtij muaji në 22 tetor, ose nëse do të dëgjoni që një mik i juaji është duke kaluar një krizë, me rrethana të vështira që janë qartësisht dërmuese për të. Në rastin e fundit, ju do të ftoheni në aksion për t’i dhënë atij/asaj një dorë. Gjithsesi jini të vëmendshëm pasi nëse ofroni ndihmë, kjo nuk do të jetë për një periudhë të shkurtër, ndaj përgatituni të ruani distancën. Nëse ndodh kjo e fundit, ku ju mund të ndjeheni e tradhëtuar atëherë flisni hapur duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj marrëdhënieje.
Gjithashtu të përfshira në sektorin e miqësisë janë club-et, komunitetet, bamirësitë dhe të gjitha llojet e organizatave profesionale. Ju mund të hasni vështirësi me udhëheqësin e grupit të cilit i përkisni. Nuk ka rëndësi sesi lajmet do të dalin, ato do t’ju lëkundin dhe do të duhen disa ditë për të marrë veten. Gjatë periudhës së reflektimit, sigurohuni që të keni informacionin e saktë. Me Venusin, subjektin e hënës së re, 12 tetori, në harmoni të ngushtë me Marsin e tij të dashur, ju mund t’i ktheni gjërat për të krijuar një rezultat të mirë edhe nëse fillimisht dyshonit nëse kjo do të ishte e mundur.
Në termat e karrierës, ngjarjet janë duke e kthyer jetën tuaj në një ëndërr. I keni tashmë të dhënat se sa lartë mund të fluturoni nga muajt gusht dhe shtator ndaj dhe tetori do të vazhdojë duke e zgjeruar këtë tendencë. Marsi i gjendur në shtëpinë tuaj të dhjetë të famës dhe nderimeve, së bashku me Venusin dhe Jupiterin, 3 planetet mirëbërës, me vendosmëri do të mbrojnë interesat tuaja profesionale. Një mik duket se do të ketë një dorë në kto arritje, të cilat ju i keni merituar gjithsesi.
Mund t’i ofroni një ide të rrezikshme një personi VIP, duke ja prezantuar atij në një mënyrë bindëse dhe të jeni të paduruar për të parë aprovimin e idesë suaj, edhe nëse mendohet se ky aprovim do të jetë kundër të gjitha shanseve. Jupiteri do të mbetet në shtëpinë tuaj të 10 të progresit prestigjioz profesional për 1 vit nga tani dhe Venusi e Marsi, komponentë të rëndësishëm të suksesit tuaj të tanishëm, do të qëndrojnë aty (në të njëjtën shtëpi) deri në mes të nëntorit. Hëna e plotë e 27 tetorit do të sjellë një projekt dhe ju mund të jeni duke punuar kundra kohës për ta pasur atë gati. Kjo detyrë do të nxjerr në pah shumë prej aftësive tuaja krijuese dhe për këtë arsye puna atë javë do të jetë edhe më emocionuese.
Financat gjithashtu do të përmirësohen shumë, ndaj mund të ndodhë që ndonjë pjesë nga ky projekt mund t’ju sjell një shumë parash. Me çdo projekt që ju përfshiheni, universi do të vendosë për ju një tjetër yll vezullues në qiell- drejt e në sektorin tuaj të reputacionit. Vitin e ardhshëm, në këtë kohë ju mund të jeni duke sunduar botën!
Edhe shëndeti juaj gjithashtu do të ketë përmirësime kështu që sy e vesh sepse kjo hënë e plotë do të sjell shumë lajme që janë të mirëpritura.
Bricjapi
Çështje të shtëpisë apo pronave të tjera ju kanë lodhur mendjen gjatë muajve të fundit ose gjatë dy viteve të fundit, dhe disa Bricjapëve u është dashur të shpërngulen më shumë se një herë. Nëse kjo ju ka ndodhur, atëherë ju keni fituar shumë simpati nga miqtë apo familjarët tuaj. Të shpërngulesh është e vështirë dhe tani, një zhvillim i ri që mund të sjellë të tjera ndryshime ka mund të ketë ndodhur gjatë fundit të shtatorit, kur ndodhi eklipsi hënor.
Me të hyrë tetori, me shumë gjasa do të jeni ende duke u marrë me detajet e këtij ndryshimi. Ju mund të shpërnguleni ose të rimodeloni shtëpinë tuaj për ta bërë atë më të organizuar, më modern dhe më të rehatshme. Në tetor, do t’ju vijnë më tepër mundësi dhe ato do të jenë më të kënaqshme se ato që keni patur kohët e fundit. Për këtë duhet të falenderoni Marsin dhe Jupiterin, të cilët gjatë këtij muaji po veprojnë afër njëri-tjetrit dhe do të bashkohen më 17 tetor, dita më e mirë për ju nëse doni të ndërmerrni ndryshime lidhur me shtëpinë. Mërkuri, planeti i komunikimit, ka qëndruar në prapavijë që prej 17 shtatorit, por do të largohet më 9 tetor, ndaj nëse keni letra për të firmosur bëjeni disa ditë pas datës 9 tetor.
Do t’ju duhet ta zhvendosni sa më shpejt vëmendjen tuaj drejt karrierës, sepse gjërat duket se do t’ju dalin jashtë shinave. Urani do ti kundërvihet Hënës së Re duke kërkuar ndryshimin e disa politikave financiare, duke përfshirë strukturën e komisioneve apo bonuseve. Ka mundësi që drejtuesit që keni në krye të vendosin papritur të ndalojnë pagesat në një të ardhme jo shumë të largët, çka do t’ju turbullojë ju dhe të tjerët rreth jush. Gjërat do të nisin të ndryshojnë në ambjentin tuaj të punës, dhe do të mund t’ju duhet të vendosni nës është më mirë të qëndroni, apo të largoheni nga kompania ku punoni.
Nëse menaxhoni biznesin tuaj, me Plutonin në shenjën e Bricjapit, mos u tregoni shumë të ashpër me punonjësit tuaj sepse do të krijoni distancë prej grupit tuaj të punës; do të keni nevojë për mbështetjen e tyre në vazhdimësi. Çfarëdo të jetë duke ndodhur në shtëpinë tuaj, do të ketë ndikim në vendimet që merrni për karrierën.
Kompanitë e tregjeve ndërkombëtare duken shumë të gatshme t’ju japing përgjigje pozitive propozimeve tuaja. Edhe çështjet e shkollës së lartë duken gjithashtu në rrugë të mbarë. Shumë planete janë vendosur në shtëpitë tuaja të udhëtimit, ndaj është koha e përsosur për të bërë një takim me një klient përtej detit, ose për të shkuar me pushime. Duket se do t’ju duhet të ikni jashtë vendit për të përmbyllur një marrëveshje ose një detyrë dhe nëse është kështu, perspektiva juaj do të jetë shumë pozitive. Plutoni në shenjën tuaj do të lëshojë një rreze tek Jupiteri në shenjën e Virgjëreshën më 11 tetor, një bashkëveprim shumë i rrallë që është shenjë e qartë suksesi. Kjo datë përkon me fundjavën, kështu që projektet lërini ose për të premten, 9 tetor, ose për të hëhën në mëngjes, më 12 tetor.
Do të ndjeni shkëndijat e romancës si një shpërthim fishekzjarresh në jetën tuaj, ndërsa Marsi do të veprojë në afërsi me Venusin në shenjën e Virgjëreshës, që do të përshtatet më së miri me shenjën tuaj. Në kohën e hënës së plotë, 27 tetor, në shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë Venusi dhe Marsi do të jenë vetëm 3 gradë larg njëri-tjetrit, një afërsi e rrallë qe do të nxjerrë në pah gjithë sharmin tuaj. Nëse jeni single, Venusi i cili nuk qëndron më në prapavijë do ta bëjë këtë hënë të plotë, kohën ideale për të takuar një person të ri ose, nëse jeni tashmë në një marrëdhënie, do t’ju krijojë më shumë afrimitet me partnerin. Partnerët e shenjës së Peshores mund të jenë tani duke menduar për një fëmijë ndaj nëse ëndërroni të bëheni prindër, bisedoni seriozisht me partnerin tuaj për ta bërë këtë realitet. Udhëtimi do të jetë pika kryesore në listën tuaj këtë muaj e deri në nëntor ndaj, lërini pas shqetësimet e përditshme për ti dhënë të dashurit tuaj të zemrës dhuratën e një udhëtimi romantik.
Ujori
Në fund të shtatorit, ju mund të keni pasur për të nënshkruar dokumente të rëndësishme, por duket se keni hasur shqetësime të minutës së fundit për disa nga klauzolat e kontratës, ose lidhur me disa klauzola që mungonin dhe nuk trajtoheshin aty. Nëse e keni shtyrë nënshkrimin, keni bërë gjënë e duhur. Me hyrjen e muajti tetor, ju mund të jeni akoma duke negociuar ndryshimet që duhet të bëhen. Ndoshta do t’ju duhet të caktoni një takim ballë për ballë me personin me të cilin do të ndani këtë kontratë.
Mërkuri ka qenë në prapavijë që nga mesi i shtatorit por pasi ky planet të kthehet në fazën aktive në 9 tetor ju mund të firmosni të gjitha dokumentet e rëndësishme.
Hëna e re e 12 tetorit do të vendosë theksin te çështjet ligjore gjithashtu edhe te udhëtimet, sidomos në aspektin e biznesit. Këtë herë udhëtimi do t’ju çojë shumë larg nga baza juaj dhe do t’ju duhet të udhëtoni disa kilometra. Sërish, një bisedë ballë për ballë duket e domosdoshme dhe çfarë është më e rëndësishmja do të jetë edhe më efektive sesa komunikimi përmes email-it sepse shumë shqetësime do të dalin papritur në sipërfaqe si rezultat i përplasjes së kësaj hëne të re me Uranin dhe Plutonin.
Hëna e Re mund të nisë një periudhë tensioni por duke qenë se ajo gjendet në shenjën e ajrit, shenjën e Peshores- e cila kombinohet mjaft mirë me shenjën tuaj Ujor- kjo Hënë e Re do të nxisë një bashkëpunim 2 palësh nëse ju bëni përpjekje për të arritur rezultatet. Nëse marrëveshja apo projekti është i komplikuar, kjo mund t’ju marrë ju gati 6 muaj për t’i vënë gjërat në vijë por megjithatë do të jeni të kënaqur me rezultatet dhe kjo është ajo që ka rëndësi.
Në aspektin financiar, ju jeni tmerrësisht të favorizuar falë një trio-je planetesh miqësore në shtëpinë tuaj të 8 diellore, me secilin në këndin ideal në shtëpinë e fuqishme të Plutonit.
Ky muaj mund t’ju sjellë një mundësi të rrallë për të siguruar një garanci tërheqëse, përmirësimin e një kredie për shtëpi, futjen e sipërmarrjes së kapitalit apo çështje që lidhen me kreditë. Si alternativë ekziston mundësia që ju mund të merrni një trashëgimi, para në dorë, një detyrim (borxh) të madh financiar, një ujdi gjyqësore bujare ose ndihma financiare universitare. Me pak fjalë, ju do të jeni krejtësisht si një magnet parash!
Një fitore e madhe është gjithashtu gati t’ju kristalizojë shtëpinë në Hënën e Plotë të 27 tetorit. Ju ndoshta mund të lëvizni, të kryeni rinovime apo të përfundoni një projekt riparimi. Jupiteri do të jetë shumë ndihmues ndaj do ta keni relativisht të lehtë të siguroni fondet e nevojshme nëse hëna e plotë sjell me vete vendimin tuaj për të filluar me rezultatet. Nëse jeni duke punuar në një projekt disajni do të jeni të frymëzuar duke qenë se Neptuni, planeti i kreativitetit do të jetë i mirëorientuar te kjo hënë e plotë. Fundjava e 24-25 tetorit do të jetë e mrekullueshme për vendimet në këtë fushë.
Romanca mund të jetë veçanërisht e prekshme, e ndjeshme dhe e paharrueshme këtë muaj me shkëmbim ndjenjash të vërteta. Ujorët e lidhur do të kenë avantazh dhe ndjenjat do të jenë lehtësisht të shprehshme dhe të mbushura me emocione të thella.
Peshqit
Çështjet financiare do të jenë në qendrën e vëmendjes suaj, veçanërisht ën fillim të muajit. Eklipsi hënor i 27 shtatorit mund të ketë sjellë lajmin e një detyrimi të madh pagese mund të mos keni pasur mundësi të shtyni plotësimin e këtij çeku. Tani, Hëna e re e 12 tetorit do të bashkëveprojë drejtpërdrejt me atë eklips hënor, vetëm për të sjellë në fokus shumë çështje të reja financiare. Është momenti perfekt për t’u konsultuar me një këshillues financiar për të hedhur hapa të sigurtë dhe për të ndërtuar një çerdhe të rehatshme.
Dukshëm, Hëna e re në Peshore më 12 tetor do të sjellë telashe për të gjithë, jo vetëm për ju Peshq pasi Urani do të dalë në kundërshti të drejtpërdrejtë me këtë Hënë, duke sjellë lajme luhatëse dhe të papritura në shumë mënyra. Për Peshqit, këto lajme përfshijnë paratë. Nëse keni kërkuar një shtyrje të afatit për pagesën e taksave, bëjeni shpejt në mënyrë që ta keni dërguar kërkesën para 12 tetorit. Plutoni gjithashtu do të jetë në një kënd të vështirë me Hënën e re, duke sugjeruar se mund të ndiheni në presion nga një person autoritar, për të bërë disa pagesa. Ose mund të jetë ajo dasma e mikut tuaj ose një tjetër event ku jeni pjesëmarrës, që ndoshta ju kushton më shumë nga ajo që kishit llogaritur. Mund t’ju duhet të gjeni një mënyrë për të shkurtuar shpenzimet.
Me shtëpinë tuaj të tetë kaq aktive, një çështje shëndetësore mund të shfaqet në mënyrë të papritur dhe që do të kërkojë veprime të menjëhershme. Axhenda juaj mund të ndryshojë për pak kohë kështu që mos planifikoni shumë mbledhje. Mund t’ju nevojitet kirurgji për të hequr ose korrektuar atë pjesë që ka prishur balancën e shëndetit tuaj. Nëse keni një mjek të shkëlqyer që e njihni dhe keni krijuar siguri, atëherë kini besim. Ndërhyrja mund të lidhet edhe me një problem të shëndetit dentar dhe ndoshta mund të duhet ët kujdeseni për një dhëmb problematik.
Çdo Hënë e re mund të sjellë vështirësi ë menjëhershme ose që mund të duan gjashtë muaj për t’u rregulluar. Këto çështje marrin fund kur Hëna e plotë në të njëjtën shenjë (Peshorja në këtë rast) shfaqet pas gjashtë muajsh. Kjo do të ndodhë më 23 mars 2016 dhe nuk do të jetë vetëm një Hënë e plotë por edhe një eklips hënor në një kënd pozitiv me Marsin aktiv. Për më tepër, Afërdita do të jetë në mirëkuptim me Plutonin e fuqishëm. Kjo sugjeron se rezultati përfundimtar mund të jetë i favorshëm , veçanërisht nëse është një çështje financiare komplekse që kërkon kohë për t’u zgjidhur. Kjo duhet t’ju japë arsye për t’u gëzuar.
Tani le të mendojmë për pjesën më të mirë të parashikimit tuaj: mundësinë e madhe për një romancë të mrekullueshme dhe të paharrueshme. Jeni në dashuri? Mesa duket, po! Tre planete të bukur, përfshirë Jupiterin e fatit të mirë, Afërditën romantike dhe të dashurin e saj, Marsin sexy, do të dynden drejt shtëpisë suaj të shtatë të përkushtimit. Ju dhe personi i zemrës do të jeni më pranë se kurrë dhe bisedat për martesë është pothuajse e sigurt që po afrojnë. Kjo do të ishte veçanërisht e vërtetë për periudhën nga tani deri në mes të nëntorit, edhe pse diskutimet dhe planifikimet mund të zgjasin edhe më tepër. Ky muaj favorizon ata që janë në një lidhje por nëse jeni të vetëm, duhet të shihni përreth pasi duke qenë Afërdita pranë Marsit do të ketë disa vibracione sexy dhe me shumë gjasa do të njiheni me njerëz me të cilët ia vlen të martohesh.
Fundi i muajit do të jetë i ëmbël duke qenë se Hëna e plotë e 27 tetorit do t’ju çojë për një udhëtim të shpejtë, kësaj radhë për të kaluar kohë me partnerin. Vendi ideal do të ishte një vend malor me ambjente me dru, pasi planetet e shenjave të tokës Dem dhe Virgjëreshë, sugjerojnë se do të ishit më të lumtur në një pyll ndoshta ku mund të bëni ngjitje malore.
Në të njëjtën javë, ndoshta do të jeni duke përfunduar një projekt të rëndësishëm me shkrim, duke nisur mbase një fushatë publicitare. Mund të jeni duke punuar me dizajnerin tuaj për një logo të re për kompaninë tuaj, për një ëebsite të ri ose ridizenjimin e atij të vjetrit ose ose për të përgatitur terrenin për një faqe në rrjetet sociale. Siç e shihni do të jeni të zënë dhe goxha produktivë./ lexo.al