Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5! 02/01/2026
Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…” 02/01/2026
Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri 02/01/2026
“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin 02/01/2026
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi sot qenka fiks si moti, flakë!

27/07/2024
in Horoskopi
Reading Time: 3 mins read
A A
E shtuna nuk vjen siç e prisnit, ja cilat shenja do të surprizohen!

Dashi





Sot është momenti më i mirë për të patur një ballafaqim konstruktiv me kolegët tuaj, lidhur me disa çështje të mbetura pezull. Kjo e shtunë parashikon transaksione të rëndësishme financiare, ndaj duhet të jeni të gatshëm të përballeni me negociata të komplikuara.

Demi


Kjo e shtunë do ju gjejë shumë euforik dhe dinamik. Vini në lojë krijimtarinë tuaj, pasi kjo është një periudhë shumë e mirë sidomos në sferën profesionale. Në dashuri mos u bëni shumë grindavec.

Binjakët

Të gjitha fitoret e arritura në këtë moment do ju bëjnë krenar për veten tuaj dhe për të gjitha sakrificat e bëra në këtë moment. Një miqësi e mirë, i ka të gjitha mundësitë që të kthehet në dashuri.

Gaforrja

Gjatë kësaj të shtune duhet të jeni shumë të matur me shpenzimet, sidomos nëse keni planifikuar një investim të rëndësishëm për shtëpinë. Tensione të vogla në familje mund të zgjidhen lehtësisht, në sajë të vullnetit tuaj.

Luani

Do të ndiheni tejet të tensionuar gjatë kësaj dite. Do të jeni në kërkim të më shumë përgjigjeve dhe sigurive. Edhe në dashuri, do të kërkoni të merrni më shumë. Nëse pretendoni më shumë, këshillohet që të jeni ju të parët që të kërkoni një ballafaqim. Çështjet e biznesit do të jenë mjaft të frytshme.

Virgjëresha

Nëse ndiheni të lodhur dhe të ngarkuar, kjo fundjavë do ju vendosë në provë, sidomos nga pikëpamja emocionale. Horoskopi i kësaj dite ju fton që të ruani një profil të ulët dhe të shmangni konfliktet në dashuri.

Peshorja

Kjo është periudha më e frytshme në vendin e punës, ndaj jini më kurajoz dhe merrni përsipër rreziqe dhe përgjegjësi. Rigjetja e sigurisë në veten tuaj, do i japë jetë edhe dashurisë.

Akrepi

Do të jeni mjaft të përkushtuar pas realizimit të një projekti të ri, i cili nuk do ju lejojë që të mos zhgënjeheni. Në mbrëmje parashikohen surpriza romantike, ndaj jini më të hapur ndaj takimeve dhe dashurisë.

Shigjetari

Në momentin që përhumbeni në mendime, shpesh prireni të izoloheni. Megjithatë kjo është një ditë e cila kërkon që të çoni përpara disa propozime, ndaj duhet të shfaqeni më të përgjegjshëm. Në dashuri duhet të merrni disa vendime të rëndësishme.

Bricjapi

Kjo e shtunë është mjaft e rëndësishme për të rigjetur stabilitetin dhe harmoninë në të gjithë raportet ndërpersonale. Në familje dhe në punë keni pasur disa momente tensioni dhe kjo është dita e duhur për të sheshuar gjithçka. Mundohuni që të jeni ju të parët që të kërkoni një ballafaqim. Në dashuri do të ketë zhvillime pozitive.

Ujori

Duhet të jeni të sinqertë me veten dhe të bëni një analizë të situatës, lidhur me një raport ë ri, i cili nuk po ecën siç duhet. Këshillohet që të mendoni më shumë për veten dhe nevojat tuaja aktuale, shkruan noa.al. Marrëveshjet do të jenë mjaft të favorshme.

Peshqit

Dita e sotme do ju gjejë tejet të shpërqendruar. Megjithatë me përqendrimin e duhur do të arrini të mbyllni me sukses një marrëveshje të re. Në dashuri nuk duhet të jeni shumë impulsiv, sidomos nëse keni ende dyshime që duhen sqaruar me partnerin/en.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!
Breaking News

8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!

08/08/2025
Next Post
Partneri i saj ka ditëlindjen dhe Dafina na i shkriu zemrat me urimin!

Partneri i saj ka ditëlindjen dhe Dafina na i shkriu zemrat me urimin!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera