Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell! 19/02/2026
Dashuria që pothuajse u thye! Libri që zbulon kapitullin më të brishtë të William dhe Kate 19/02/2026
“Kam arritur çdo ëndërr, por jo dashurinë”, boshllëku më i madh që ka Bebe Rexha 19/02/2026
“Kush është ajo që e duron?”, gruaja e Rogertit thyen heshtjen: “i keqi” i domosdoshëm… 19/02/2026
“Një vend bosh në tavolinë”, Selvija kujton Shpatin në nisje të muajit të ramazanit! 19/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Horoskopi veror, ja shenjat më me fat…

14/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 5 mins read
A A
Parashikimi i yjeve për 2016-tën, të gjitha shenjat

Dashi





Shenja e parë e zjarrit duket se do ta fillojë verën me disa pasiguri të vogla sa i takon sektorit të dashurisë, të cilat do të zhduken nga 12 korriku me Venusin favorizues tek Luani. Nga mesi i korrikut e tutje, me Mërkurin pozitiv, periudha është ideale për udhëtime, pushime dhe miq të rinj. Marsi në Shigjetari buzëqesh nga ju më 2 gusht dhe do të ndez entuziazmin dhe energjitë, shoqëruar me dëshirën për të luftuar dhe fituar. Me ardhjen e Jupiterit në Peshore në 9 shtator, duhet të tregoni kujdes me paratë.

Demi


Do të bënit mirë të ndërprisnit shpenzimet për pak kohë, sepse keni harxhuar shumë para.  Jeni të tërhequr shumë nga vende si Gjermania dhe qytetet e saj, pasi ju falin qetësi dhe shumë komoditet. Gjatë pjesës së dytë të korrikut ju që jeni në një lidhje do të keni keqkuptime me partnerin. Mos u shqetësoni, keni përkrahjen e pakushtëzuar të Mërkurit tek Virgjëresha nga 30 korriku deri në fund të verës. Kjo gjë do t’ju mpreh mendjen dhe do të ofrojë udhëtime dhe interesa të reja kulturore. Gjatë muajit gusht, Venusi tek Virgjëresha ju sjell mirëqenie më të mirë, vetëbesim dhe fuqi joshëse.

Binjakët

Jeni natyra shumë kurioze dhe udhëtimet ju bëjnë gjithnjë të lumtur. Vendet e preferuara janë Britania e Madhe dhe Kina, ku gjeni mundësitë e shumta për të kënaqur dëshirat tuaja dhe për të eksploruar gjëra të reja.  Mërkuri do t’ju sjellë takime të reja që do të zgjerojnë rrjetin tuaj të njohjeve. Ndikimi i tij, pozitiv për udhëtime dhe pushime, do të vazhdojë edhe në gjysmën e dytë të korrikut. Marsi në Shigjetar nga 2 gushti kthen shpinën për ju duke sjellë nervozizëm dhe diskutime të nxehta. Më në fund, më 9 shtator, Jupiteri  (sundimtari i fat të mirë) hyn në peshore dhe ju sjellë një periudhë të gjatë qetësie dhe përmirësime financiare.

Gaforrja

Një shenjë në dukje dembele, e cila preferon të vizitojë vende si Spanja dhe Hollanda. Mërkuri hyn në shenjën tuaj 29 qershori deri në  30 korrik dhe deri në fund të verës do t’ju bëjë më miqësorë dhe më të hapur me njerëzit. Periudha e verës do të karakterizohet nga udhëtime të shkurtra, por me Venusin në anën tuaj nga 17 qershori deri në 11 korrik, do ti bëjë këto udhëtime joshëse në maksimum.  Me Marsin dinamik në Akrep nga fillimi i gushtit, ju do të jeni më aktiv dhe të gatshëm për të kapërcyer çdo pengesë.

Luani

Gjatë kësaj vere nuk mund të përballoni shpenzime të tepruara, dhe në këtë drejtim do të bëni pushime shumë modeste. Shpenzimet e vogla dhe të mëdha gjatë vitit, kanë lenë gjurmë në llogarinë tuaj bankare. Shëndetin do të keni perfekt në rast se trajtoni veten dhe kujdeseni duke shkuar në Spa, por mbi të gjitha edhe duke pushuar shumë. Periudha më e mirë për ju do të jetë gjysma e dytë e korrikut. Me Marsin në Shigjetar nga 2 gushti, ju do të keni fat edhe sa i përket aspektit të ndjenjave.

Virgjëresha

Pas kryerjes së kërkimeve të nevojshme, destinacioni më i mirë për Virgjëreshat është Franca. Vera përpara është premtuese për shumicën prej jush. Dashuria do të jetë në periudhën e saj më të mirë, madje edhe beqarët do të keni mundësi të reja njohjesh. Me Venusin në shenjën tuaj, në gusht do të ndjeni ndonjë pasiguri të vogël, por Mërkuri në shenjën dhe ndikimi i tij do të jetë intensiv nga 30 korriku, deri në fund të verës.

Peshorja

Jeni zakonisht shumë selektivë por gjithsesi nuk shqetësoheni shumë për destinacionet e udhëtimit. Mjaftoheni me gjetjen e një hoteli të mirë, komod dhe të pastër. Gjatë verës bëni kujdes në sferën financiare, për të shmangur çdo dështim të papritur. Nga 15 korriku e tutje ju do të ndiheni mirë përsëri dhe do të jeni në formë të shkëlqyer, gati për të filluar një udhëtim të ri ose për të gjetur një partner të ri. Nga 9 shtator, Jupiteri, planeti i fatit, shkëlqen në shenjën tuaj dhe do t’ju japë përparime në karrierë.

Akrepi

Me ndikimin e planeteve në shenjën tuaj, korriku do të jetë një muaj energjik dhe me shumë ide. Gushti është koha ideale për të përkëdhelur veten pak më shumë, por edhe për t’ju imponuar të tjerëve të pranojnë më në fund cilësitë tuaja. Duke qenë se do të jeni shumë entuziastë duhet të tregoni maturi me shpenzimet tuaja, pasi financat do të dobësohen. Marsi në shenjë deri më 2 gusht do t’ju bëjë më të vendosur dhe me iniciativë për ushtrimin e sporteve projekteve të reja.

Shigjetari

Vetëm destinacione aventureske në horizont për shigjetarët. Vendet e tyre të preferuara janë India apo Karaibet. Trajtojeni veten me diçka që ju pëlqen pa menduar sa keni shpenzuar. Mërkuri djallëzor kthen shpinën nga ju nga fundi i korrikut dhe vera juaj do ta ketë në kulmin e saj, në gjysmën e dytë të korrikut. Marsi do të jetë në anën tuaj duke filluar nga 2 gusht dhe do t’ju japë një shifër të mahnitshme për gjithë verën.

Bricjapi

Këtë vit preferoni pushime të largëta dhe shumë të shtrenjta. Me Marsin në Akrep deri në 2 gusht do t’ju bëjë më aktivë dhe dinamikë të gatshëm, të nisni ndërmarrje të reja apo aventura.  Ju mund të ndjeheni pak të lodhur në korrik, por për pjesën tjetër të verës do të jeni në formë të shkëlqyer. Mërkuri do t’ju buzëqesh nga 30 korriku deri në fund të verës. Gushti do t’ju japë momente të paharrueshme në dashuri.

Ujori

Gjatë verës gjendja juaj shëndetësore do të jetë mjaft e mirë me energji shumë pozitive. Marsi në Shigjetar do të jetë në anën tuaj duke filluar nga muaji gusht dhe do t’ju bëjë të veproni me shumë vendosmëri dhe kurajo. Në gjysmën e dytë të korrikut disa pengesa të bezdisshme, por për fat të mirë nga 9 shtatori Jupiteri i jashtëzakonshëm do të jetë tranzit në shenjën tuaj, që do të lejojë disa shpenzime shtesë ose një udhëtim të qetë.

Peshqit

Verë juaj do të fillojë shumë mirë dhe t’ju japë disa momente këndshme gjatë pushimeve, me miqtë apo familjen, por edhe me të dashurin. Bukuria juaj do të jetë e papërmbajtshme. Në gusht ju do të ndiheni nervoz dhe të shqetësuar, duke shmangur një sjellje fëminore ose të paqëndrueshme. Jupiteri i djallëzuar kalon nga shtatori në shenjën tuaj dhe situata do të përmirësohet ndjeshëm./opinion.al

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dashuria që pothuajse u thye! Libri që zbulon kapitullin më të brishtë të William dhe Kate
Breaking News

Dashuria që pothuajse u thye! Libri që zbulon kapitullin më të brishtë të William dhe Kate

19/02/2026
“Kam arritur çdo ëndërr, por jo dashurinë”, boshllëku më i madh që ka Bebe Rexha
Breaking News

“Kam arritur çdo ëndërr, por jo dashurinë”, boshllëku më i madh që ka Bebe Rexha

19/02/2026
“Kush është ajo që e duron?”, gruaja e Rogertit thyen heshtjen: “i keqi” i domosdoshëm…
Breaking News

“Kush është ajo që e duron?”, gruaja e Rogertit thyen heshtjen: “i keqi” i domosdoshëm…

19/02/2026
“Një vend bosh në tavolinë”, Selvija kujton Shpatin në nisje të muajit të ramazanit!
Breaking News

“Një vend bosh në tavolinë”, Selvija kujton Shpatin në nisje të muajit të ramazanit!

19/02/2026
“Ndoshta më urren”, Loredana flet për Mozzik: Mos i bëj dëm vajzës…
Breaking News

“Ndoshta më urren”, Loredana flet për Mozzik: Mos i bëj dëm vajzës…

19/02/2026
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe?
Breaking News

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe?

19/02/2026
Next Post
Ja lodra seksuale që lë gratë shtatzëna

Ja lodra seksuale që lë gratë shtatzëna








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera