Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por… 13/12/2025
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen! 12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot 12/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)!  12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club! 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Horoskopi, 1 Maj

30/04/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Horoskopi, 1 Maj

Dashi





Shprehuni një qind për qind me partnerin për një problem tuajin, ai do të jetë në gjendje t’ju japë këshilla të çmuara. Beqarët do të ndihen më të lirë se asnjëherë për të bërë atë që mendojnë. Buxheti do jetë i kënaqshëm.

Demi


Dita e sotme do t’ju ikë shumë shpejt dhe rreziku për të harruar diçka do të jetë shumë i lartë! Gjeni kohë për partnerin/en, sepse kohët e fundit e keni lënë pak shumë pas dore. Beqarët do kenë tërheqje me shikim të parë për një person që do takojnë. Financat do jenë të stabilizuara.

Binjakët

Shëndeti nuk do të shkëlqejë sot, por gjithsesi mos e ndaloni veten që të llogarisni kohë për t’u argëtuar në mbrëmje me njeriun e zemrës. Beqarët do jenë plot impenjime dhe nuk do kenë kohë të mendojnë për dashurinë. Financat duhet t’i menaxhoni me kujdes.

Gaforrja

Këtë fundjavë mos merrni asnjë impenjim dhe ndiqni inspirimin e momentit, pa planifikuar asgjë më parë. Përkushtojuni më shumë partnerit/es. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm nga personat që do i ftojnë në takime. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Luani

Ka shumë gjëra që duhet të bëni në marrëdhënien tuaj në çift, të cilat nuk duhet t’i shtyni për nesër. Gjendja juaj shpirtërore nuk është ajo e duhura, jepini më shumë kohë vetes. Beqarët edhe pse do bëjnë sakrifica të mëdha nuk do mund ta ndryshojnë dot statusin e tyre. Financat do jenë të mira.

Virgjëresha

Kjo e diel nuk do të shkojë mirë për ju që jeni në një lidhje, për shkak të disa keqkuptimeve që nuk i prisnit. Gjithsesi mos e lini veten të bëhet pre e humorit të keq. Beqarët do bëjnë të pamundurën për të ndryshuar statusin, por nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Fati do jetë me ju në planin financiar.

Peshorja

Sot mos e humbni rastin që të bëni të lumtur partnerin/en, të cilin e doni shumë: gjërat do t’ju ndodhin natyrshëm. Beqarët nuk duhet të tregohen paragjykues dhe duhet t’i japin mundësi vetes për takime. Për financat do jetë ditë e vështirë.

Akrepi

Ndiqni instinktin tuaj: gjithçka që do t’ju vijë automatikisht do të jetë gjëja e duhur në marrëdhënien tuaj në çift, ndaj mos e ndrydhni veten. Beqarët do kenë shumë gjëra në mendje dhe nuk do arrin të marrin dot vendime. Me shpenzimet tregohuni të arsyeshëm.

Shigjetari

Gjëja e rëndësishme për ju sot është që të jeni gjakftohtë për gjithçka që do t’ju ndodhë lidhur me partnerin/en. Mbrëmja do të jetë tepër e veçantë për ju. Beqarët nuk do jenë ende gati për lidhje dhe do refuzojnë çdo ftesë. Në planin financiar do jeni me fat.

Bricjapi

Gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç duhet në lidhjen tuaj të dashurisë: ky do të jetë slogani juaj për këtë ditë. Nuk do të jetë e lehtë për t’i bërë ballë frustracionit. Beqarët nuk do pranojnë ftesat që do ju bëhen dhe do mbajnë ende statusin që kanë. Me shpenzimet do jeni të matur.

Ujori

Sigurohuni përpara se të flisni me partnerin/en, në mënyrë që të mos e lëndoni shumë personin tuaj të zemrës. Të paktën silluni me edukatë. Beqarët duhet t’i shprehin ndjenjat që kanë për personin që pëlqejnë. Në planin financiar nuk do të keni probleme.

Peshqit

Kjo e diel për ju të dashuruarit do të jetë shumë e veçantë. Mos u stresoni shumë në punë, pavarësisht akumulimit të disa problemeve. Beqarët do ndihen të lirë të bëjnë atë që duan. Financat do t’i keni gjithë kohës nën kontroll.

 

Tags: Horoskopi 1 maj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por…
Breaking News

“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por…

13/12/2025
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!
Breaking News

Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!

12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot
Breaking News

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot

12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!
Breaking News

Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!

12/12/2025
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!
Breaking News

“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!

12/12/2025
Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!
Breaking News

Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!

12/12/2025
Next Post
Dafina Zeqiri vjen me projekt të ri nga Amerika

Dafina Zeqiri vjen me projekt të ri nga Amerika








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera