Një skenë e afërt mes Albës dhe Limit në “Ferma VIP” ka shkaktuar reagime të forta mes banorëve dhe ka ndezur debate të nxehta në shtëpi. Dyshja u pa mjaft e afërt gjatë natës, nën të njëjtin jorgan, gjë që ngriti dyshime për një afrim më shumë se miqësor.
Përplasja më e fortë erdhi mëngjesin pasardhës, kur Big Mama sulmoi verbalisht Albën me akuza të drejtpërdrejta për sjellje të papërshtatshme dhe qëllime për vëmendje.
Big Mama nuk kurseu aspak fjalët:
“Më vjen keq, por të ka përdorur vetëm për një natë. Të ka bërë për budalla.”
Kjo deklaratë ndezi një debat të ashpër mes të dyjave. Big Mama akuzoi Albën për pamoralitet, ndërsa Alba u përpoq të mbronte veten përballë gjuhës së ashpër.
Debati mes tyre vijoi ashtu:
Big Mama: “Ron më ndihmo t’i ndaj pak këto krevatet”
Alba: “Kot i ndani, se po deshi ai t’i bashkojë, i bashkon prap. Në rast se dëshiron”
Big Mama: “Urdhër e kam prej Limi t’i ndaj. Më vjen keq se të ka bërë për budalla. Të ka shfrytëzuar veç për një natë”
Alba: “Edhe ju kënaqeni me këto gjëra”
Big Mama: “Po kënaqemi se kur shohim kështu debile si ti, të pamoralshme, normal kënaqemi”
Alba: “Pse e pamoralshme”
Big Mama: “Ju edhe pornografi xhironi veç vëmendje të keni”
Alba: “E pamoralshme është të ndjesh emocion?”
Big Mama: “Emocion? Për një njëri që nuk ndjen për ty? Dhe ti për vëmendje je në gjendje edhe në krevat t’i hysh, edhe pornografi të xhirosh”
Alba: “Pornografi? Çfarë je duke thënë moj Big Mama se shumë fjalë e rëndë je duke përdor”
Big Mama: “E ka parë gjithë Shqiptaria ca ke bërë mbrëmë, edhe klithmat t’i kanë dëgjuar! Të hysh në krevat dhe të bësh ‘ah ah’”
Në një moment tjetër, Big Mama iu drejtua Limit me një koment ironik:
“O Limi, vëlla të kam, bëj çfarë të duash vetëm farën mos e zgjero.”.








