Lajmi i ditës së sotme në të gjitha mediat online ka qenë ndarja e Hueyda El Saied nga partneri dhe babai i djalit të saj… E ftuar në “Top Show Magazine” me Alban Dudushin, El Saied ka thënë se: “Kam bashkëjetuar me Mishelin prej 5 vitesh… Ok, po e them, nuk jetoj më me Mishelin, jam ndarë. Mami do më vrasë, mami e thashë mami, se mami më la porosi kur të shkosh në Shqipëri, mos u trego që je ndarë”, – ka thënë Hueyda, për t’i lënë më pas vendin dy pyetjeve të opinionistit të “Top Show Magazine”, Ervin Kurtit.
“Pse u ndave?
Sepse më tradhëtoi.
Dhe si u ndjeve?
Si mund të ndjehet një njeri që tradhëtohet. Dy javët e para qava, pastaj thashë unë duhet të mbledh veten, nuk jam as e para as e fundit, jeta vazhdon… Mua ai më ka dhuruar gjënë më të bukur në botë që është Gabrieli, dashuria mbaron, prandaj e falenderoj dhe Mishelin se shih si jam bërë unë tani”, – ka thënë Hueyda në “Top Show Magazine” duke iu referuar linjave të saj. /revistawho.com








