Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Banorja e BBVK rrëfen periudhën e vështirë: Babi na dhunonte, kur zbulova “OnlyFans” më ndryshoi jeta! 03/01/2026
Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026! 03/01/2026
Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5! 02/01/2026
Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…” 02/01/2026
Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri 02/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Huffington Post: Ana e errët e nënë Terezës, fondamentaliste e mbështetur nga diktatura

04/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Huffington Post: Ana e errët e nënë Terezës, fondamentaliste e mbështetur nga diktatura

Në ditën e shenjtërimit të nënë Terezës, media online Huffington Post në gjuhën frënge ka publikuar një shkrim (që për orë të tëra ka okupuar ballinën e saj) ku flitet edhe për anët e errët të shenjtores. Që në nëntitull theksohet se ajo është një shenjtore kontroverse plot hije. Fillimisht “HP”, të cilin ‘Lapsi.al’ po e sjell në shqip për të treguar se “bota” nuk e sheh në mënyrë uniforme shenjtoren shqiptare, pranon se emri i shqiptares Gonxhe Bojaxhi është rrënjosur në gjuhën e folur aq sa njerzit e përdorin në shprehjen: “Unë nuk jam Nënë Tereza” kur dikush i qan një hall. Më pas ajo thekson se kjo grua në të gjallë të saj u bë simboli i mirësisë, bujarisë, altruizmit… Por, përpos debatit mbi mrekullitë që ajo ka bërë (edhe ato të diskutueshme në bazë të njerezve që besojnë ose jo) mbi të rëndojnë edhe një sërë dyshimesh që e gërryejnë mitin e saj. Mes tyre Huffington Post, i përshtatur nga ‘Lapsi.al’ rendit miqësinë që ajo ka pasur me diktatorë gjakatarë dhe miliarderë cinikë, qëndrimet që ajo ka mbajtur kundër abortit, përdorimin e misionit të saj jo vetëm për t’i shërbyer të varfërve, por edhe për t’i konvertuar ata në katolike, si dhe menaxhimin e dyshimtë të të ardhurave që jepeshin për misionin e saj. “Huff” ne gjuhën frënge, të cilin ‘Lapsi.al’ e ka përcjellë të përmbledhur, sjell edhe dëshmi të ndryshme. Kështu një ish-vullnetare e  shtëpive të pritjes në Kalkuta ka deklaruar se brenda tyre, dhimbja glorifikohet, por nuk shërohet. Sipas asaj që ka folur për revistën “L’Obs” tek motrat e nënë Terezës të sëmurët merrnin pak ose fare pak shërbime, ekzistonte një higjenë larg kushteve optimale dhe motra pa kompetencë mjekesore. “Doktori dukej vetëm një herë në javë dhe pacientët me kancer kuroheshin me aspirina ose me vitamina” ka pohuar ajo. Hemley Gonzalez, një tjetër vullnetar, i pyetur nga CNN ka pohuar të njëjtën gjë. “Kur unë propozova të instalonin paisjen e ujit të ngrohtë për të evituar që të sëmurët të laheshin me të ftohtë mu përgjigjën: “nuk bëjmë nga këto gjëra këtu, i rëndësishëm është vullneti i Jezusit”. Të njëjtat mangësi i ka vënë re edhe revista shkencore me emër ndërkombëtar The Lancet. Në thelb po të njëjtat gjëra pranonte edhe një studim kanadez i publikuar në vitin 2013. “Në misionet e fetares më kot të sëmurët presin të marin përkujdesjen që u takon. shumica e tyre shkojnë për të vdekur, jo për të marë ndihmën mjekësore”. Këtij raporti i bënte jehonë edhe Radio Kanadaja e cila këto mangësi më shumë i’a vishte, konceptit që nënë Tereza kishte për vdekjen sesa mungesës së mjeteve të duhura.





This picture taken 24 September 2003 shows a general view of accomodation at the Nirmal Hriday Home for the destitute and dying which is run by the Missionaries of Charity in Calcutta.  The charity dedicated to caring for the disabled and destitute,runs some 700 homes in 133 countries around the world. Mother Teresa is due to be beatified in a ceremony in Rome 19 October.  AFP PHOTO/Deshakalyan CHOWDHURY / AFP PHOTO / DESHAKALYAN CHOWDHURY

(infermieri e motrave te nene Tereza ne Kalkuta)


Një fetare reaksionare

Në një artikull të botuar në vitin 2003 eseisti britanik dhe amerikanan Christopher Hitchens denonconte vizionin ultrareaksionar dhe fundamentalist të Nënë Terezës duke u bazuar në konceptin e saj për abortin. Kështu në vitin 1994 ajo pat deklaruar përpara presidentit amerikan të kohës Bill Klinton dhe gruas së tij Hilari : « Kërcënimi më i madh për paqen sot në botë është aborti, sepse bëhet fjalë për një luftë kundër fëmijëve, për një luftë direkte kundër të vegjëlve të pafajshëm, për një luftë të vetë nënës kundër foshnjes së saj. Si mund t’u themi ne njerezve të mos vrasin njëri-tjetrin kur ne i japim leje një nëne të vrasë fëmijën » ? Sipas të përjavshmes katolike franceze Temoiniages Chretien (dëshmi kristinane shënim Lapsi.al), nënë Tereza kishte një vizion shumë më të prapambetur edhe se vetë tekset zyrtare të kishës lidhur me seksualitetin, kontrollin e lindshmërisë dhe përhapjen e Sida-s. Por, përpos këtyre qëndrimeve konservatore ajo është akuzuar në Indi se e ka përdorur misionin e saj bamirës për të konvertuar të varfrit në katolikë. Shefi i nacionialistëve indianë, Mohan Bhagëat, e ka shenjuar direkt në vitin 2015 se « në emër të shërbimit janë kryer konvertime fetare. Dhe Bhagëat nuk është i vetmi që ka përdorur këtë fjalë. Të tjerë në indi kanë guxuar ta akuzojnë deri për kolonializëm.

Një menaxhim financiar i dyshimtë

I njëjti artikull i Huffington Post, i cili i referohet një studimi, të cilin gjithashtu ‘Lapsi.al’ po e sjell të plotë, flet për keqmenaxhim parash. Shumat marramendëse që i dhuroheshin nënë Terezës shpërndaheshin në shumë llogari disa prej të cilave sekrete. Kjo e ka bërë një studiues të pyesë : « Duke njohur manaxhimin shumë koprac të nënë Terezës mund të pyesim se ku kanë përfunduar fondet e mëdha të mbledhura prej saj »? « Përgjatë përmbytjeve të shumta në Indi dhe gjatë katastrofës së Bhopal, ajo ka dhuruar shumë medalionë të virgjëreshës Mari, por jo ndihmë financiare direkte» nxjerr si konkluzion studimi kanadez (shënim: Lapsi.al). Gjithashtu ajo është akuzuar se më shumë ka financuar kuvendet e murgeshave sesa infermieritë. Edhe origjina e disa prej fondeve të thithura nga nënë Tereza ka shkaktuar gjithashtu polemikë. Kështu përshembull në vitin 1981 ajo është dekoruar nga Jean-Claude Duvalier, regjimi i të cilit e mbështeste financiarisht. i akuzuar për krime kundër njerezimit, diktatori haitian bënte një jetë perrallore në një vend ku njerezit vdisnin për bukë. Ai ka praktikuar torturën, pengmarrjen si dhe trafikun e organeve apo të drogës. Një tjetër mbështetës i dyshimtë i nënë Tërezës ka qenë edhe Charles Keating, të cilin ajo e mbrojti edhe pas procesit që i bënë në vitin 1992. i konsideruar si një nga mashtruesit më të mëdhenj amerikane, ky miliarder dhe katolik fundamentalist, ka famën e njriut që u pasurua duke zhvatur kursimtarët e vegjël. Pra ai nuk kishte lidhje sapak me mëshirën kristiane. (Lapsi.al)

Tags: ana e erretNene Tereza
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Banorja e BBVK rrëfen periudhën e vështirë: Babi na dhunonte, kur zbulova “OnlyFans” më ndryshoi jeta!
Breaking News

Banorja e BBVK rrëfen periudhën e vështirë: Babi na dhunonte, kur zbulova “OnlyFans” më ndryshoi jeta!

03/01/2026
Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5!
Breaking News

Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5!

02/01/2026
Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…”
Breaking News

Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…”

02/01/2026
Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri
Breaking News

Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri

02/01/2026
“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin
Breaking News

“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin

02/01/2026
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!
Breaking News

Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!

01/01/2026
Next Post
FOTO+VIDEO/ Elvana Gjata vjen topless në projektin e ri…

FOTO+VIDEO/ Elvana Gjata vjen topless në projektin e ri...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera