Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Humbi djalin nga kanceri, ish-zëvendëspresidenti fjalim prekës: Ka ende shpresë për të sëmurët

13/03/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Humbi djalin nga kanceri, ish-zëvendëspresidenti fjalim prekës: Ka ende shpresë për të sëmurët

Ish-zëvendëspresidenti demokrat amerikan, Joe Biden, në një prej fjalimeve më të mëdha që prej largimit nga detyra në fillim të këtij viti, tha se do t’i pëlqente të ishte presidenti amerikan që do t’i jepte fund kancerit.





 Djali i tij, Beau Biden ndërroi jetë nga tumori në tru në vitin 2015, ndërsa Joe mbajti një fjalim emocionues në një samit teknologjie në Austin të Teksasit, përmes të cilit bëri thirrje për vazhdimin e punës së udhëhequr prej tij nën drejtimin e vendit nga presidenti demokrat Barack Obama, në kuadër të nismës “Cancer Moonshot” që synonte shtimin e shpenzimeve në kërkimet për terapitë e reja ndaj tumoreve. 

Ai foli për nevojën e parandalimit, bashkëpunimit shkencor dhe grumbullimin e të dhënave për të sfiduar kancerin. 


Biden nuk e përmendi presidentin aktual Donald Trump, por në fjalimin e mbajtur përpara mijëra personave tha se do të dëshironte të vazhdonte të punonte me administratën aktuale në betejën kundër kancerit, që siç përllogaritet vret rreth 600 mijë amerikanë në vit. 

“E vetmja gjë bipartizane e mbetur në Amerikë është lufta kundër kancerit”, tha ai. Biden rrëfeu gjithashtu se, vetëm pak përpara se ai të njoftonte zyrtarisht në vitin 2015 se nuk do të garonte për president, Obama e kishte pyetur nëse i kishte mbetur ndonjë peng. 

Dhe përgjigjja e tij ishte: Do të dëshiroja me çdo kusht që të isha presidenti që do të udhëhiqja çrrënjosjen e kancerit”.

Ai shtoi më tej se, në muajt pas vdekjes së të birit, atij i dukej sikur nuk kishte më frymë për të garuar për president.

“Askush nuk duhet të garojë për President të Shteteve të Bashkuara, për sa kohë që nuk është i përgatitur të japë çdo gram të energjisë së tij”, tha ai. /tch/

Tags: djaleJoe Bidenkancer
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
Next Post
FOTO/ Blogerja e njohur ndan momente nga adoleshnca, shikoni si dukej ajo 14 vjeç

FOTO/ Blogerja e njohur ndan momente nga adoleshnca, shikoni si dukej ajo 14 vjeç








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera