Një nënë, e cila humbi gjysmën e peshës së trupit të saj pas frikës se mund të vdesë e mos t’i shohë fëmijët e saj duke u rritur dhe martuar, është bërë hit në internet me publikim e fotografive që shfaqin transformimin e saj.
Monica Perez, 33 vjeçe, nga San Diego, kuptoi se zakoni i saj i të ushqyerit e kishte dëmtuar atë – duke fituar 160kg.
Pasi humbi 70kg, ajo publikoi një fotografi të saj në fustanin e nusërisë dhe një pas humbjes së peshës, duke treguar transformimin e saj të mahnitshëm, transmeton Gazeta Express.
Nga kjo foto ajo u bë e njohur në Instagram, ku fitoi më shumë se 7,000 ndjekës menjëherë. Shikojeni transformimin e saj:









