Nata e Krishtlindjeve nuk ka qenë festë në familjen e reperit Unikatil.
Ka qenë vëllai i artistit i cili lajmëroi përmes një njoftimi në rrjetet sociale se nëna e tyre kishte ndërruar jetë në natën e Krishtlindjeve, bashkëngjitur me një fotot të saj.
Së fundmi edhe reperi ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje të trishtë në “Instagram”.
“Heroina ime ti do të jetosh në zemrën dhe kujtimet e mia deri ditën që do të takoj sërish,”-ka shkruar reperi.








