Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar 21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi” 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Hummels nder Shqipërisë: Fitojmë me goleadë ndaj Irlandës së Veriut

21/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Hummels nder Shqipërisë: Fitojmë me goleadë ndaj Irlandës së Veriut

Gjermania do të zhvillojë ndeshjen e fundit në Grupin C kundër Irlandës së Veriut. Kampionët e botës kryesojnë me 4 pikë, për shkak se kanë shënuar një gol më shumë sesa Polonia. “Pancerat” janë kritikuar për paraqitje të dobët në dy ndeshjet e para. Si pasojë, ata premtojnë superndeshje dhe fitore me goleadë kundër britanikëve.





Kjo edhe për shkak se duan një golavarazh më të mirë sesa Polonia që ndjek nga pas. Gjatë konferencës për shtyp ka folur qendërmbrojtësi Mats Humels, i cili trajton disa tema duke nisur nga stili i lojës së Irlandës së Veriut, deri te ndikimi që do ketë rezultati në duelin Poloni­-Ukrainë.

Për Irlandën e Veriut


“Nuk kam luajtur kurrë ndaj tyre. Në fakt, skuadrat britanike kanë lojë të ngjashme. Ne kemi luajtur ndaj Irlandës dhe Skocisë. E dimë që mund të jenë të fortë fizikisht dhe psikologjikisht. Duam të jemi më të mirët që në fillim dhe ushtrojmë presion për t’u hequr çdo shans për të na ndëshkuar. Stili i lojës sime përballë të tillë rivalëve është disi më mbrojtës, prandaj nuk kam ndikim të madh në ofensivë”, sqaroi Humels.

Për lojtarët britanikë

Lojtarët e Irlandës së Veriut luajnë në ekipe inferiore. Sulmuesi Uilliam Grig luan tek Uigan, ndërsa Konor Uashington para 4 vitesh ka qenë postier. “Më pëlqejnë shumë këto histori. I ngjason pak edhe historisë së Xhemi Vardisë. Unë jam një fans i Uill Grig dhe do të më pëlqente ta ndërroja fanellën pas ndeshjes me të. Natyrisht, ai nuk duhet të na ndëshkojë”, bën humor qendërmbrojtësi.

Rezultati i Polonisë

“Me sinqeritet jua them se rezultati gjatë lojës i Polonisë do të na interesojë dhe do të ketë ndikim te ne. Nëse jemi në avantazh 1-­0 dhe Polonia udhëheq 3­-0 ndaj Ukrainës, atëherë na duhet që të fitojmë me goleadë, në mënyrë që të jemi një hap para rezultatit të çiftit tjetër. Qëllimi ynë është që ta fitojmë ndeshjen, por njëkohësisht të renditemi të parët në grup”, sqaron mbrojtësi i Bajernit të Mynihut.

“Shuplakë” Boatengut

Zherom Boateng ka thënë se është ai bosi i mbrojtjes. Por, këtë konstatim nuk e ka pranuar Mats Humels. “Është e qartë që gjithmonë ka një bos për mbrojtjen. Unë nuk e kam parë këtë rol te vetja, por ne duhet të bashkëpunojmë gjithmonë dhe t’i japim bashkë komandat. Është mirë të mbash balancat. Me të drejtë mund të na shihni si dy partnerë me përgjegjësi të barabarta”, përfundoi Mats Humels./opinion.al

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…

21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Next Post
Horoskopi 21 qershor

Horoskopi 21 qershor








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera