Hygerta Sako është një emër shumë i njohur për publikun shqiptar dhe vazhdon të mbetet një ndër më të lakuarit pë mediat. Përveç se e shohim shpesh herë në emisionin e saj të sportit, Hygerta është dhe shumë aktive në rrjete sociale. Moderatorja publikoi ditën e djeshme një foto për 19.2 mijë ndjekësit e saj në ‘Instagram’, ku dukej pak ndryshe nga çfarë e kishim parë zakonisht. Përveç grimit pak të rënduar, moderatorja kishte shtuar si aksesorë dhe një palë syze. “Të paska tjetërsuar. Pyeta veten kush është kjo”, i ka komentuar dikush, por Hygerta ia ka kthyer duke i thënë se nëqoftëse do dukej ndryshe nuk do e publikonte asnjëherë. “Ndoshta ti nuk je i familjarizuar me portretin tim”, ka shtuar moderatorja. Momentalisht, Hygerta i është dedikuar totalisht profesionit të moderatores dhe gazetares./revistawho.com