Aktorja turke, Meryem Uzerli, e njohur në Shqipëri si ‘Hyrem’ duket se ka hedhur pas krahëve lidhjet e dështuara dhe është kapur mat në shoqërinë e një mashkulli. Pasi babai i vajzës së saj, e braktisi kur Meryem ishte ende shtatzënë, ajo nisi të shoqërohej me Alp Ozcan, mirëpo lidhja e tyre e cila nisi në shtator të 2016, zgjati vetëm disa muaj.
“Do të jem gjithmonë në kërkim të dashurisë. Mamaja ime më ka këshilluar, rri larg meshkujve turq. Ata do të lëndojnë, por unë nuk mendoj kështu”, ka thënë aktorja. Së fundmi ajo është parë në një klub nate me biznesmenin e njohur Erdinç Varlibas.