Edhe pse u bë kohë që është publikuar, kënga ‘Beautiful’, bashkëpunimi mes Flor Mumajesit dhe Ledri Vulës, vazhdon të pëlqehet shumë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Një çift të huajsh e kanë zgjedhur si kolonë zanore për të bërë hyrjen në dasmën e tyre. Me të filluar muzika, shoqëruesi fillon të bëjë disa lëvizje muzikore spektakolare, që duket se i kanë pëlqyer edhe vetë Mumajesit, i cili ka postuar videon në Instagram.
‘@ledrivula i ka do lëvizje të mira ky lali.’-shkroi Flori në përshkrimine videos, ndërsa Vula i përgjigjet: ‘Hahahaha me ja vjedh amigooo!’
https://instagram.com/p/BYouwxZnHql/







