Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Hyrremi” bën rrëfimin prekës: Kam vuajtur nga një sëmundje, partneri më përdori për famë

05/04/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
“Hyrremi” bën rrëfimin prekës: Kam vuajtur nga një sëmundje, partneri më përdori për famë

Aktorja Meryem Uzerli u bë shumë e famshme në Turqi, Shqipëri e në shumë shtete të botës nga roli i “Hyrremit” në serialin “Sulejmani i madhërishëm”. Ky serial i cili po transmetohet çdo pasdite në TV Klan pati shumë sukses, theu rekorde shikueshmërie dhe rrjedhimisht aktorja mori famë të menjëhershme. Së fundmi në një intervistë për një revistë turke, Meryem Uzerli ka treguar se pas serialit ajo ka vuajtur nga sindroma burnout (Sindroma burnout shkaktohet nga stresi në punë dhe krijon lodhje fizike, emocionale dhe mendore duke ndikuar në vetëbesimin e personit). “I thoja Po çdo gjëje vetëm që të mos lëndoja askënd. Por në fakt po tregohesha e ashpër me veten. Mendoja se unë isha një makinetë që duhet të punoja. Isha si një robot. I thoja vetes të isha perfekte dhe të mbaja disiplinë. Në fund i thashë produksionit të serialit që kjo ishte e tepërt për mua. Kur u sëmura me sindromën burnout isha bërë si një makinë e prishur”-u shpreh aktorja. Meryem Uzerli asokohe ishte në një lidhje me babain e vajzës së saj. Lidhja e tyre nuk shkoi mirë dhe aktorja pati shumë presion psikologjik. Meryem tregoi se kur partneri mësoi se ajo ishte shtatzënë i tha “Nuk dua fëmijë” dhe e pështyu në fytyrë. “Kuptova që ai më përdori vetëm për famë dhe thërriste paparacët kudo ku shkonim”-tregoi aktorja./revistawho.com






Tags: FameHyrremi dashurrrefim prekessemundje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
E takoi gjyshen nga larg, Bes Kallaku prek me fjalët e tij: Ija ime, je Ija e shpirtit

E takoi gjyshen nga larg, Bes Kallaku prek me fjalët e tij: Ija ime, je Ija e shpirtit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera