Sot për miss-in e parë shqiptar, Valbona Selimllarin është një ditë e shënuar. I ati i saj mbush plot 80 vite. Ashtu si çdo vajzë, Valbona është shumë e lidhur me babain. Këtë e ka reflektuar edhe më herët në intervistat e ndryshme. Mirëpo, këtë herë Valbona ka vendosur ta uroj njeriun më të shtrenjtë të jetës së saj publikisht. Ajo ka zgjedhur rrjetin social “Instagram”, ku dhe i ka shkruar disa fjalë shumë të ndjera.
“Gëzuar 80 vjetorin Babushi im! Të dua shumë, jam me fat që të kam”, shkruan ‘Ikona e bukurisë shqiptare’.
Kujtojmë që pak ditë më parë, vajza e saj Vivien nisi rrugën e saj drejt televizionit. Vogëlushja u bë pjesë e spektaklit “Në kurthin e Piter Pan”./revistawho.com