Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi” 21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje… 21/01/2026
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat! 21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena 20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen! 20/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”

29/12/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”

Debati familjar që lidhet me banorin e “Big Brother VIP Albania”, Mal Retkocerin, ka dalë përtej mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Së fundmi, babai i tij ka vendosur të flasë publikisht, duke bërë deklarata të forta për raportin e ndërprerë prej vitesh me djalin dhe ish-bashkëshorten, këngëtaren Violetë Kukaj.





Në fjalën e tij, ai shprehet se mungesa e komunikimit nuk ka qenë zgjedhje e tij, por një situatë e krijuar ndër vite, ku – sipas tij – ndikimi i nënës ka qenë vendimtar në largimin e fëmijëve.

“Kam tentuar të komunikoj me ta përmes disa personave të njohur, personaliteteve të Shqipërisë dhe Kosovës. Me Violetën fillimisht, sepse ajo nuk donte as të më fliste në telefon dhe as të më takonte,” shprehet ai.


Babai i Malit thekson se është përpjekur vazhdimisht të ndërtojë ura komunikimi, jo vetëm drejtpërdrejt, por edhe përmes ndërmjetësve publikë, por pa rezultat. Sipas tij, distanca emocionale është thelluar me kalimin e viteve.

Në deklaratat e tij më të forta, ai ndalet edhe te marrëdhënia me Violetë Kukajn, duke pretenduar se ka qenë një faktor kyç në karrierën e saj artistike.

“Unë e kam bërë yll. Kur e kam marrë për nuse, ajo kishte vetëm një këngë të incizuar. Unë ia kam incizuar mbi 300 këngë, me ajkën e Kosovës dhe Shqipërisë,” deklaron ai.

Ai shton se, sipas tij, Violetë Kukaj është trajtuar gjithmonë me respekt dhe dinjitet në familjen e tij, duke e përshkruar veten si mbështetës të vazhdueshëm, si në aspektin familjar ashtu edhe profesional.

“Nana ka ndikuar shumë te fëmijët. Ai është djalë i mirë, shumë i talentuar, i ka ngjarë babës. Edhe Violetën e kam bërë unë yll,” vijon ai.

Në fund, mes toneve të ashpra, ai shpreh edhe dëshirën për pajtim dhe ribashkim familjar, duke theksuar se është i hapur për dialog në çdo moment.

“Unë asaj i them: kthehu jetës së mbarë, kthehu realitetit, rehatllëkut. Ajo është trajtuar në familjen tonë si mbretëreshë. Unë dua që familja të bashkohet dhe jam i gatshëm në çdo kohë.”

Nga ana tjetër, vetë Mali ka shprehur më herët publikisht dhimbjen për distancën e gjatë me të atin, por ka refuzuar kategorikisht një përballje mediatike, duke theksuar se këtë çështje dëshiron ta mbajë larg kamerave.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…

21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!

20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 
Breaking News

“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 

20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral
Breaking News

Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral

20/01/2026
Next Post
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera