Si kurrë më parë, jeta private e Orhidea Latifit, e njohur si Kida ka qenë në vëmendje të mediave. Këngëtarja është përfolur për një lidhje dashurie me një moshatar të saj që jeton në Dubai. Më në fund e pamë dhe djalin që i ka rrëmbyer zemrën Kidës. Ajo është fotografuar duke shijuar pushimet në Ulqin bashkë me Ajbin. Në imazhin e siguruar nga “zëri.info” shihet se partneri i Kidës është një djalë shumë simpatik. Edhe pse çifti ende nuk e ka konfirmuar lidhjen në profilin e këngëtares bien në sy udhëtimet e shpeshta në Dubai, aty ku partneri i saj jeton prej kohësh.