Shakira i kishte premtuar vetes se nuk do dashuronte më pas ndarjes nga Pique. Por këngëtarja kolumbiane duket se ka gjetur sërish dashurinë dhe thotë se e ka thyer premtimin.
Ose të paktën kështu spekulojnë disa nga fansat e saj pasi kanë dëgjuar një fragment të këngës së saj të re ‘Nassau’, e cila është pjesë e albumit të saj të ri ‘Las mujeres ya no lloran’, ose ‘Femrat nuk qajnë më’.
Teksti i publikuar në rrjetet e saj sociale sugjeron për një lidhje të re të mundshme për Shakirën: “Kisha premtuar se nuk do të dashuroja më, u shfaqe për të shëruar plagët e lëna nga dikush. E kisha mbyllur me çelësa dhe me dry, por çfarë të bëj, ti më pëlqen shumë”.
Duhet të presim deri më 22 mars për më shumë detaje, me albumin e saj të ri që do të publikohet në atë datë.