Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK 19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin 19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother! 19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit  19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës! 19/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

I dha fund martesës publikisht, ja sa mund të fitojë princesha e Dubait nga bashkëshorti

24/07/2024
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
I dha fund martesës publikisht, ja sa mund të fitojë princesha e Dubait nga bashkëshorti

Lajme të këqija për biznesmenin Sheikh Mana bin Mohammed Rashid bin Mana Al Maktoum. Gruaja e tij prej një viti dhe nëna e fëmijës së tij Sheikha Mara, vajza e liderit dhe kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Rashid Al Maktoum, me një postim në llogarinë e saj në Instagram njoftoi se ai është i pabesë pasi e tradhton me gra të tjera dhe duke shfrytëzuar të drejtën që i jepte ligji i Sheriatit, ajo u divorcua nga ai.





Sheikha Makhra ka shumë gjasa që ajo të fitojë një pjesë shumë të madhe të pasurisë së ish-bashkëshortit.

Mahra, një influencuese, sipërmarrëse dhe filantrope e njohur punon kryesisht si konsulente biznesi për kompanitë e modës dhe pasuria e saj personale vlerësohet në rreth 300 milionë dollarë. Gjithashtu ajo ka akses në asetet e babait të saj, njësoj si 29 fëmijët e tjerë të tij.


Bashkëshorti i saj Sheikh Mana, ka një grup gjigant biznesi dhe industrial. Pasuria e tij personale vlerësohet rreth 40 miliardë dollarë, megjithëse vlerësimet më të besueshme janë ato që e vlerësojnë pasurinë e tij neto në rreth 6 miliardë dollarë.

Por sa para i detyrohet ai t’i japë Sheikhas pas divorcit?

Gjithçka do të varet nga vendimi i gjykatës që do të japë divorcin. Në shumicën e rasteve, gruaja nuk është saktësisht në një marrëdhënie ideale, pasi paraprakisht nënshkruhet një marrëveshje paramartesore që lejon burrin të marrë gra të tjera,  kështu që burri mund të “justifikojë” tradhtinë duke thënë se do të martohet me të dashurën e tij.

Megjithatë, rasti që po shqyrtojmë tani është krejt ndryshe. Autoritetet zyrtare të Dubait po heshtin për këtë çështje. Zakonisht divorcet njoftohen fillimisht nga autoritetet, por Sheikha Mahra zgjodhi të “demaskonte” bashkëshortin e saj përmes rrjeteve sociale, duke thënë se ai është “i zënë me gra të tjera”. Duket se do ketë një dakordësi për të finalizuar ndarjen dhe kjo shenjë është në favor të princeshës.

Sipas ligjit të Emirateve të Bashkuara Arabe, në një divorc gratë kanë të drejtë për mbështetje financiare të përjetshme nga ish-bashkëshortët e tyre, duke përfshirë një shumë të madhe dhe alimentacion për shpenzimet e jetesës, por edhe për shpenzimet e fëmijëve. Gjykata vendos për shumat, duke marrë parasysh faktorë të tillë si të ardhurat reale të burrit, nevojat financiare të gruas dhe duke siguruar që gruaja të ruajë të njëjtin standard jetese që gëzonte gjatë martesës. Përveç kësaj, gruaja ka të drejtë të aseteve të fituara gjatë martesës, që në rastin e Sheikha Mahra do të thotë se ajo do të marrë një pjesë të fitimeve të bizneseve të Sheikh Mana që ka fituar për një vit kur ishin të martuar.

Sheikh Mana mund të detyrohet t’i paguajë princeshës dëmshpërblim, i cili mund të shkojë deri në më shumë se 3 miliardë dollar , në varësi të pasurisë së paluajtshme të bashkëshortit të saj.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK
Breaking News

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK

19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin
Breaking News

E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin

19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!
Breaking News

Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!

19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 
Breaking News

Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 

19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!
Breaking News

15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!

19/01/2026
“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!
Breaking News

“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!

19/01/2026
Next Post
DIGICOM vlerësohet për internetin më të shpejtë për vitin 2024 nga SpeedChecker.

DIGICOM vlerësohet për internetin më të shpejtë për vitin 2024 nga SpeedChecker.








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera