Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë! 09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit! 09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit 09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin! 09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes! 09/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

I dhuroi veshkën gruas, tërhiqet nga futbolli “Totti”

02/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
I dhuroi veshkën gruas, tërhiqet nga futbolli “Totti”

Alain, 41 vjeç, një më shumë se Francesco Totti, dhe do të kishte vazhduar të luante futboll kushedi edhe për sa kohë. Alain ka një bashkëshorte që në stadium, apo më saktë në fushë, shkonte çdo të dielë, pasi ajo ishte njëherësh edhe fotografja e ekipit dhe sepse kishte bashkëshortin e saj që luante duke vrapuar pas topit, por në një moment iu desh të thonte “mjaft”. Sepse për të vijuar të zbavitej, apo thjeshtë të jetonte jetën e çdo dite bashkë me atë, ai u desh që të dhuronte një veshkë. “Pasi u kthye nga një vizitë e kryer në Treviso, një mbrëmje më tha se mund të bënte transplantin e organit edhe nga një person i gjallë. Nuk e mendova dy herë. I thashë: ta jap unë”, tregon Alain për “Corriere della Sera”.Alain Schirratti është një marangoz që ka luajtur futboll deri vitin e kaluar në Kategorinë e Dytë, për një komunë të vogël të provincës së Udines. Në këto fusha të periferisë jeta e bomberave është gjithmonë më e gjatë dhe ai ka vijuar të shënojë një mesatare prej 15 golash në sezon. Më pas, më 23 gusht u desh të ndalet. Atë ditë jeta e tij ka ndryshuar për t’i dhuruar një jetë të re bashkëshortes së tij, Cristina. “Topi dhe futbolli janë për ne një pjesë e bukur e jetës, sepse edhe Cristina luante. Ajo ka patur gjithmonë probleme me veshkat, por në ato momente nisi dializën dhe filloi të lodhej shpesh. Nuk donte të më dëmtonte, por në të njëjtën kohë më thonte se unë isha personi i vetëm prej të cilit do të kishte pranuar transplantin”, sqaron Alain.Më datë 22 gusht, Alain dhe Crisitina bënë një festë në spital bashkë me familjarët. Ishte dita para transplantit. Ishte pikërisht në një festë, në diskotekë, kur në vitin 1999 u njohën, për të nisur më pas të dashuroheshin ngadalë, para se të bashkoheshin përgjithmonë. Sot edhe më shumë se atëherë. “Sapo munda shkova te ajo. Mezi prisja. Kur më buzëqeshi përtej xhamit kam provuar një gëzim të jashtëzakonshëm. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se një ditë do të ndaloja së luajturi për këtë motiv, por tani do ta ribëja sërish nëse do të ishte e nevojshme, pa mu dridhur fare qerpiku.Fytyra e saj e gëzuar vlen më shumë se një mijë gola. Tani ka rinisur të ngasë makinën. Ëndërroj të kthehem të luaj për ndonjë minutë me skuadrën Amaro, mbase ndonjë goditje me të djathtën apo ndonjë gol aty në zonë, me Cristinën që më bën ndonjë foto aty në fushë”, tregoi Alain, i cili të dielën e kaluar shkoi në stadium për të përshëndetur shokët e ekipit, duke shpresuar që një ditë të mund të rikthehet.






Tags: dhuronfutbollistle futbollinveshken
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!
Breaking News

Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!

09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!
Breaking News

“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!

09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit
Breaking News

“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit

09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!
Breaking News

Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin!

09/03/2026
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!
Breaking News

Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes!

09/03/2026
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!
Breaking News

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!

09/03/2026
Next Post
5 sekrete për ta bërë për vete partnerin tuaj

5 sekrete për ta bërë për vete partnerin tuaj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera