Duket se këngëtarja seksi Soni Malaj është tejet e lumtur e po e shijon pafund lidhjen e saj me Klevin, një djalë biznesmen nga Tirana. E pyetur nga “Revista Class” Soni tregon se Klevi e shoqëron kudo, në çdo koncert apo event ku ajo është pjesëmarrëse. “Ne jemi të fejuar dhe normalisht kalojmë shumë kohë bashkë.
Klevi është gjithmonë me mua. Natyrisht që do më shoqërojë edhe në koncertin e fundvitit. Ai vjen me mua”, tregon Soni. Pas një lidhjeje të gjatë, çifti doli gjatë këtij viti në publik.
Përveç historisë së tyre të dashurisë, Soni dhe Klevi kanë edhe një marrëdhënie biznesi me njëri-tjetrin, pasi janë bashkëpronarë të një kafeneje në Tiranë.