Bëmat e ish-presidentit Bill Clinton duket se nuk kanë të sosur. Një libër i sapopublikuar rrëfen se ish-presidenti ka tentuar të joshë edhe Jackie Kennedyn, ish-bashkëshorten e John Kennedyt. Jackie kishte një diferencë prej 17 vitesh me Bill, por kjo nuk e ka ndaluar Clintonin që ta ftojë atë në apartamentin e tij. Zhaklina e cila ishte në të gjashtëdhjetat në atë kohë, ka rrëfyer për autoren e librit se Bill i hipi sipër duke u përpjekur të bëjë seks me të para se ajo ta largonte, transmeton “Express”. Ngjarja sipas autores së librit, Sarah Bradford ka ndodhur në verën e 1993. Kujtojmë se vite më parë, ish presidenti amerikan kishte pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me Monica Lewinskin.