Pas ndarjes nga Albi Nako, Klaudia Pepa shpesh herë është komentuar nga fansat se ishte Albi ai i cili e formoi si balerinë dhe që i dha mundësinë e jetës. Pavarësisht fjalëve që qarkullonin balerina ka preferuar të qëndrojë në heshtje dhe të mos flasë lidhur me këtë temë. Por duket se komenti i bërë nga një fans, në foton e publikuar së fundmi, e ka irrituar Klaudian duke e detyruar atë ti kthejë përgjigje. Ai i thotë se ajo duhet të dashurojë Albin që e bëri, ndërsa ajo i tregon se është familja e para.
“Po si nuk ju vjen turp që flisni kështu? Njeri më ka bërë familje ime në radhë të pare pastaj Albi ka pjesën e vet me profesion. Mëso te shkruash me logjikë,”- është përgjigjur Klaudia./revistawho.com