Që prej kohës kur pranuan publikisht dashurinë e tyre, Arbenita dhe Fero, renditen mes çifteve më të diskutuar të showbiz-it. Ata ja kanë dalë të mbajnë një lidhje në distancë dhe pavarësisht çdo vështirësie janë ende bashkë.
Sot modelja ka ndarë me të gjithë një foto të papublikuar më parë të reperit nga fëmijëria. Ai shfaqet i veshur me rroba të gjera dhe është pozicionuar si një reper. “I lindur për të qenë reper”, shkruan Arbenita krahas fotos.
Mesa duket talenti i partnerit të saj për muzikën me të cilën po korr sukses ka nisur të shfaqet që në fëmijërinë e hershme.
Kujtojmë se dy të dashuruarit e mbështesin njëri-tjetrin në çdo projekt dhe shpesh dedikojnë fjalët më të ëmbla. /revistawho.com