Kevin Costner është futur në telashe me ish-bashkëshorten e tij Christine Baumgartner, e cila refuzon të largohet nga shtëpia e tij edhe pse janë divorcuar dhe i ka paguar asaj 1.45 milion dollarë për një shtëpi të re.
Costner ka paraqitur dokumente ligjore duke i kërkuar gjykatës që të detyrojë gruan e tij të largohet nga shtëpia në përputhje me marrëveshjen e tyre paramartesore.
Aktori fitues i “Oscar” thotë se Baumgartner kishte një periudhë 30-ditore për t’u larguar nga shtëpia, por ai dyshon se 49-vjeçcarja po qëndron aty për ta bindur atë t’i dorëzohet kërkesave të ndryshme për më shumë para që ajo i ka bërë pas prishjes së martesës.
Kevin i tha gjykatës se ai do të ishte i gatshëm për marrëveshje të mëtejshme financiare në një përpjekje për ta detyruar atë të largohej nga shtëpia. Ata janë prindër të 3 fëmijëve adoleshentë.