Prej disa kohësh këngëtarja Albërije Hadërgjonaj dhe vajza e saj Anxhelina jetojnë në Amerikë, edhe pse jo në të njëjtën shtëpi.
Këto ditë Albërija është duke qëndruar me të bijën dhe duke kaluar pak kohë së bashku.
Anxhelina sot ka postuar në “Instagram” disa foto shumë sensuale të sajat, të cilat duken si të realizuara nga një fotograf profesionist, por në të vërtetë nuk është kështu.
Foto i ka shkrepur vetë Albërija në shtëpinë e së bijës dhe në fakt Anxhelina shfaqet shumë bukur me linjat e saj perfekte dhe lëkurën e nxirë./revistawho.com